9.5 C
Tirana
E martë, 22 Tetor 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Demush Krasniqi, dëshmitar, bedel apo rrotel, po rren sa je i madh

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner
Reagim ndaj shkrimeve të publikuara nëpër shumë portale, të dërshmitarit të rrejshëm Demush Krasniqi nga Dernoci, në Epoka e re dhe Bota Sot:
Demush Krasniqi i përshëndeti krerët e UÇK-së në seancë, prokuroria e kundërshton: Kush ta kërkoi?”, Epoka e re, 23 shtator 2024| 11:24 dhe
Dëshmitari Demush Krasniqi: Nuk i kemi arrestuar Cen Deskun dhe Jakup Kastratin, as Hashim Thaçin s’e kemi parë atë ditë”, 23 shtator 2024| 14:51,
“Kush i mori Cen Deskun e Jakup Kastratin? Demush Krasniqi jep versionin e tij në Hagë: Po kishte emblema të UÇK-së.”, Bota Sot, 23 shtator 2024 Në ora: 06:56
Përditësuar në ora: 13:37 më 23.09.2024
Si gjithëherë, edhe kësaj radhe Epoka si gazetë e majtë dhe Bota Sot, informojnë lexuesit e tyre ndryshe.
Por të shohim se. Epoka e paska ndryshua edhe titullin nga”Demush Krasniqi i përshëndeti krerët e UÇK-së në seancë, prokuroria e kundërshton: Kush ta kërkoi?” ora 11:24, në “Nuk i kemi arrestuar Cen Deskun dhe Jakup Kastratin, as Hashim Thaçin s’e kemi parë atë ditë”, në orën 14:51.
Disa nga nëntitujt:
Demush Krasniqi:
Fëmijëve që lindin ua vëmë emrin e Thaçit në Kosovë, jemi krenarë
Demush Krasniqi:
Gani Krasniqi dhe Isni Kilaj s’kanë pasur rol në arrestimin e Deskut dhe Kastratit
Dëshmitari:
Nuk i kemi arrestuar Cen Deskun dhe Jakup Kastratin, as Thaçin s’e kemi parë atë ditë
Dëshmitari Krasniqi:
Porosia e miqve dhe shokëve ishte t’i përshëndes krerët e UÇK-së, ZPS interesohet se kush janë ata
Demush Krasniqi, ZPS:
Isha i pranishëm kur u liruan Cen Desku dhe Jakup Kastrati
Demush, të kam parë dy herë, njëherë para pompës së benzinës tënde, afër shitoreve, restoranti “Mani”, djemëve të mixhës, Rrahmanit, Rrahimit, Milazimit, Sokolit, Milaimit, Beqirit, Jahirit e Bekimit, por nuk kemi kemi folur në Malishevë.
Herën tjetër, ndoshta ka qenë viti 2003, 2004, unë erdhe te Demush Krasniqi, tash i ndjerë me e pa që kishte qenë s`mut. Me Demën kemi qenë miq të mirë dhe ish shokë të studimeve (ai ishte disa vite më i vjetër dhe 3 vite para meje në studime), më 1975/1976.
Pikë burrnisë nuk paske.
Sigurisht se Demushi, Alushi, Fahrushi, Osmani, djemtë e Mulla Osmanit e kusheri të atdhetarit Vesel Krasniqit.
Demush unë isha mik edhe i Kapllanit, Refkiut… të kanë tergua për mua, besoj.
Demush, pse bre burrë pate mundësinë njëherë në jetë me e thënë të vërtetën e nuk e the?
U bane artak me Gjergj Dedën, Cen Deskun, Agim Krasniqin, Veli Bytyqin që Hashimi, të gjithë I ka rrehur por edhe i ka rehatue më vonë.
Është Hashim Thaçi, ai i cili i ka burgosur Jakup Kastratin, ish kryetar I LDK-së për Malishevë dhe më vonë, i zgjedhur Kryetar I Kuvendit Komunal në zgjedhjet e para pas “luftës”, më 2001 (2002? )
Demush, që të mos dyshosh, unë Jakupin e kam djalë të axhës. Ai është i Bali Imerit e unë jam djali I Ukës. Uka e Baliu, janë vëllëzër prej babe e prej nëne, nënes Gjezide, bijë e Hisen Sylës së Damanekut.
Me Jakupin e kemi kryer shkollën fillore (me një klasë), gjimnazin dhe fakultetin. Kemi punuar bashkë, disa vite.
Po dalim te dëshmia e jote turpshme:
Askush, as unë nuk dyshoj që Gani (Selman) Krasniqi, shokë shkolle në gjimnaz e fakultet e Isni Kilaj, ish nxënës i Jakupit e në shkollën fillore ”Migjeni” në Lubizhdë janë përzie në këtp punë të pista të Hashimit por pa gjynahe nuk janë as ata.
Demush, që ta dish unë kam publikua më shumë se 20 shkrime për Hashim Thaçin.
Nuk dua me i hi në hak, ka qenë i zoti për dallavere, tradhëti dhe i untë për pushtet e para dhe mjaft i ka shku kungulli mbi ujë, tuj lujt koqe edhe me amerikanët.
Demush, ke kur tradhtisht e keni arrrestua Jakupin e Cenin, ti vetë i katërti: Skender Hoti nga Carralluka, Demush Laci- Krasniqi nga Vll. Drenofci, Fehmi Kryezi nga fshati Bubavec dhe Shefqet Mazreku nga Malisheva.
Për më shum, nëse din me shkrim këndim, lexo:
”Prokuror Millaku, urdhëro faktet, burgose Hashimin!”
 
Demush, nuk ka djalë nane e as burrë e plakë që mundet me e mohua të vërtetën.
I shkruajta edhe Shaun Byrnes:
“Z.Shaun Byrnes, ti dhe William Walker e keni ditur që Hashim Thaçi i ka burgosur Jakup Kastratin dhe Cen Deskun, në Dragobil më 30 tetor 1998”
 
Nga Drini.us 3 Prill 2024
 
“Shaun Byrnes, as ti nuk e the të vërtetën në Hagë. Ti e William Walker e keni ditur që Hashim Thaçi i ka burgosur Jakup Kastratin dhe Cen Deskun, në Dragobil më 30 tetor 1998”
Nga admin -3 Prill 2024
 
 
Hashimi i ka arrestua dhe ata kanë qenë të burgosur 30 ditë. Janë rreh e keqtrajtua që edhe gjaku iu ka shkua, shpinës, barkut deri në bythë.
Iu kanë thënë, ata që ti po thua nuk kanë qenë:
Kemi me iu desh e me iu kqyrë a jeni ba synet.
Nuk i kanë lejua as me pastrua, duart, fytyrën e këmbët e nuk janë rruar 30 ditë.
Ceni i ka lujt fjalët por është në ndërgjegjën e Cenit nëse vazhdon me rrena.
Edhe Ceni, më njeh mua se gjatë gjithë kohës ka ndejtë në shtëpinë e vëllait tim Admit në Turjakë dhe në Malet e Turjakës, ka hëngër bukën tonë, ai me Sanijën (gruan).
Sinan Kastrati, 23 shtator 2024

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit