Malësi e Madhe/ Ja pra, kjo është forca e poezisë dhe e Arben Çokaj !

0
Arben Çokaj - Mimoza Rexhvelaj - Tonini Marinaj - Gjekë Marinaj - - dorëzimi i titullit
Mimoza Stakaj
Mimoza Stakaj

Nga MIMOZA STAKAJ, Revista FJALA – 7 Gusht 2024

Njëri nga dhjetë intelektualet malësorë, për të cilet pak ditë më parë Këshilli i Bashkisë M. Madhe i akordoi titullin: “Qytetar Nderi” ishte edhe poeti e përkthyesi Arben Çokaj. Ndaj pikërisht me këtë intelektual një ditë më parë ka filluar dhe dorëzimi zyrtar i këtij titulli. Kësisoj ka qenë kryetari i Bashkisë Tonin Marinaj, i cili ka folur rreth vlerave intelektuale të Arben Çokaj.

Nderkaq dy poetët e njohur Gjek Marinaj i nominuar për çmimin Nobel, dhe Mimoza Rexhvelaj u shprehen se: vertetë ky titull i bën nder Arbenit, por edhe Arbeni i bën “nder” këtij titulli, madje me cilësitë e tij, na bëri të harrojmë pak dhe “dorëlëshimin” e akordimit të titujve nga Këshilli Bashkiak.

Himni i flamurit - qytetar nderiIntonimi i Himnit Kombëtar

Po kështu edhe Mjeshtri i Madh Ilmi Kurti e ka vledrsuar me nota positive poetin, përkthyesin, njëherazi studentin e Dhjetorit ’90, Arben Çokaj. Kjo ditë pati dhe një të veçantë ku duhet cituar; Ky aktivitet bëri të mundur të ulin në krah të njëri–tjetrit dy kundërshtarë të pa lodhur politikë, në mes Tyre, kreun e Bashkisë Tonin Marinaj, dhe poeten Mimoza Rexhvelaj.

Gjeka - Ilmia - Tonini - Arbeni - BashkimiGjekë Marinaj, Ilmi Kurti, Tonin Marinaj, Arben Çokaj dhe Basshkim Lekaj

Ja pra kjo është forca e poezisë dhe Arbenit!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.