12 Qershor 1999-2024
Ky ishte intervenimi i parë dhe i fundit i NATO-s në 75 vjetët e ekzistimit.
Pilotët Amerikanë dhe pilotët tjerë nga NATO-shtetet, rrezikuan jetët e tyre për 78 ditë, duke e çliruar Kosovën, dhe duke u përpjekur të ketë sa më pak viktima civile dhe ushtarake.
Pilotët për veprën e tyre humanitare, dhe rrezikimin e jetës së tyre, meritojnē objekt memorial, dhe dekoratën më të lartë shtetrore Kosovare.
12 Qershori 1999, ishte dita e parë e lirisë dhe MREKULLISË, pas afërsisht 500 vjetëve të okupimit aziatik deri me 1912, dhe 81 vite të okupimit europian 1918-1999.
Liria që e ekzekutoi SHBA ua mundësoi të gjithë qytetarëve të Kosovës të jetojnë ashtu si duan dhe dijnë.
Dikush punon, dikush në pension, dikush punon në postë, në RTK, qeveri, në KEK, dikush hapë postë ose RTV private.
Dikush shetitë, vjedh, lavdon, privatizon, skijon, proteston, lakmonë, adhuron, ndërton, urrenë, xhelozon, injoronë, paguan rrymën, prodhon rrymën…
Dikush ankohet për gjthçka, dikush kënaqet me gjithçka, dikush mëson-studion, lahet në pishinë, shkon ne deti për 2 orë, paguan tatim, aktron në teatër, aktron në parlament, merret me sport, grahë veturën normalisht e dikush si egërsirë…
Ndërmarrësit fantastik ndërtuan mijëra, fabrika, shoping qendra madhështore si Prishtina Mall, Albi Mall, Royal Mall etj.
Dikush shkon në Gjermani, Zvicër, Amerikë e dikush në Siri, dikush bëhet ushtar, biznismen, ingjinier, polic, minator, bujk, zjarrfikës.
Dikush fiton medale të arta olimpike, këndon, voton, votohet, predikon, predikohet, shëron, lëndon.
Disa luten në faltore e disa në auto-rrugë e trotoare, disa luten në bastore dhe kazino, e dikush i plaçkitë të dyjat, dikush bënë pastrimin kimik, pastron rrugët, e dikush paret, dikush shet gështenja, kallamoq e dikush patriotizëm, disa njerëz çlirojnë gazra e disa e “çlirojnë” Shtimjen e çliruar.
Dikush e shpallë e dikush e tallë pavarësinë, dikush lypë pare te semafori, dikush lypë pare gjithëkah për OJQ, e dikush gjithëkah LQN.
Liria vlenë për të gjithë duke përfshi mosmirënjohësit, urrejtësit sadist çë e urrejnë lirinë meqenëse është vepër Amerikano-Britanike.
Liria prodhoi afërsisht 180 000 biznise, 420 000 punëtorë të regjistruar, dhe afërsisht 250 000 të paregjistruar, 400 000 nxënës/studentë, 200 000 banesa dhe 170 000 mijë shtëpi të reja, dy auto-rrugë fantastike.
Produkti më i mirë i lirisë 25 vjeçare është njeriu i lirë.
Liria Amerikane ua mundësoi 1.2 milion Kosovarëve të diasporës, që u larguan në periudhën 1963 – 1997, të kthehen dhe të jetojnë në Kosovë.
Liria ia mundësoi disaporës të zhvillojnë turizmin duke e vizituar Kosovën e disave të krahasojnë Kosovën me Zvicrën, që i ka 733 vjet liri e pavarësi, dhe duke pohuar gjenialisht, se në Zvicër është më mirë se në Kosovë.
Liria vlen për mijëra OJQ, shumica e të cilave lirisht gënjejnë me “surveja” ,”anketa”, “strategjia” “analiza” , dhe paguhen të “vërtetojnë” se në Kosovë asgjë nuk është mirë.
Liria funksionon për të qeverisur secili në mënyrën e vet: si qeveritar i ndershëm, si hajn monopolist, si cubë-komitë, si pragmatik, si qeveritar i mirë, si socialist, si sadist, si diletant, si akademik.
Liria ia mundësoi një ish kryetari të Prishtinës ndalimin e festimit të 4 Korrikut në Prishtinë.
Amerika ka investuar në siguri dhe liri të Kosovës, çë ua mundësoi shteteve tjera përfitime (duke investur mjetet financiare të Kosovës, në Aeroport, Elektro-Kosovë, faltore kulti…), ndërsa shteteve të BE-së të investojnë financat e veta në KS.
Amerika dhe Britania e Madhe nuk kanë përfituar asnjë cent nga investimet e tyre çë arrijnë shumën afërsisht 60 miliardë $, për 25 vjetë të sigurimit të lirisë, me prezencën ushtarake, dhe investimet ekonomike të USAID-it, DFID-it.
Por Amerika dhe Britania kanë përfituar titullin humanitarë:
…çlirues të popullit Shqiptarë, që nuk e shijoi lirinë 6 shekuj.
Kjo ishte kënaqësia dhe interesi Amerikano-Britanez
Informatë për ata që pohojnë se USA dhe UK kanë interes ekonomik në KS:
Vetëm kompania APPLE, është me e pasur se 96% të shteteve në botë. Ura e famshme “George Washington Bridge” inkasoi 3.7 miliardë $ nga qarkullimi i automjeteve në 2023.
Britania vetëm nga produksioni muzikor në 2023 fitoi 6 miliard euro.
Njerëzit që kurrë nuk i kanë ndihmuar dikujt, nuk do të kuptojnë ndihmën Amerikane, dhe gjithmonë do të komentojnë poshtërsisht se Amerika ka interes “gjeostrategjik”.
Nocioni:” gjeostrategjia” është i keqpërdorur nga injorantët primitiv mos-mirënjohës nihilist, për të minimizuar ndihmën madhështore-epokale Amerikano-Britanike.
Amerika dhe Britania e Madhe do të ekzistojnë edhe pa i ndihmuar Kosovës. Kosova pa ndihmën Amerikane nuk ekziston, më shumë se 2/3 ditë.
Amerikë dhe Britani e Madhe,
…. faleminderit për 25 vjetët më të mira, në historinë e shkruar dhe të njohur të Kosovës.
Besim Prishtina