Jeronim De Radës
Karvanit Rilindas i prine
O gjeniu mjekërr bardhë
Për atdhe jetën e shkrive
Në zemrat tona jeton i gjallë
Ideolog i Rilindjes Kombëtare
Autor i shumë veprave me vlerë
Arbëresh i rapsodive shqiptare
Që nuk vyshken asnjëherë
Penda jote e artë
Gjurmë la në letërsi
Lum kombi që të pati
Tè varfër do të ishim pa ty
Skënderbeu i Pafan
E këngët e Milosaos
Janë testament ynë i gjallë
Për zgjuarësinë tënde të rrallë
Katalizator i ndërgjegjes Kombëtare
Në mbarë Shqiptarinë
O më i madhi i të mëdhenjëve
Që lartësove Shqipërinë
Në një dhomë shumë të errët
Në shtratin e vdekjes
Shqiptoi këto fjalë:
“Gjaku i Arbërit po shkon”
“Gjaku i Arbêrit po shkon”
Dhe mbylli sytë përgjithmonë
ARGJIRO UKIMERI MA.SCI – PEDAGOGE