Opinione skandaloze për Kosovën të Mero Bazes, redaktor dhe pronar i gazetës Tema !

0

Luan - Asllan Dibrani Shkruan Asllan Dibrani

Asnjëherë nuk më ka lënë përshtypje si gazetar Mero Baze, pikërisht duke i parë të metat e tij nga oborri komunist qe u rrit dhe u frymëzua. Andaj edhe publicistika e tij është ashtu e tillë, që ma së paku ju pëlqen shqiptarëve e pikërisht Kosovës, po edhe të Shqipërisë qe përpiqet përmes doktrinës së tij të fut një përçarje e jo t’i shërbej interesave tona kombëtare.

Mero Baze pronar i gazetës “TEMA” dhe propagandues nxitës ndërmjet dy shteteve shqiptare!

Gazetarët arrogant të pa cipë, të pa formuar mirë më kanë irrituar gjithmonë duke më shqetësuar deri në atë masë që të reagoj publikisht kundër tyre, prandaj edhe ky tipi me paraqitjen e tij, të fundit me një artikull “Gjest urrejtje ndaj Shqipërisë, pse nuk bashkohet me Albinin, kundër perëndimit”

– Është tepër një ironi skandaloze nga një tip matrapazi qe, nga një kënd i vockël  informativ te gazetës  “Tema“, qe e menaxhon për se keqi gjithnjë duke qene mashë e politikës ditore. Propaganda e tij don ta zhbëjë Kosovën nën udhëheqjen e Albin Kurtit.

Citojmë Deklaratën e tij nga  një artikull i shkruar me  titull “Gjest urrejtje ndaj Shqipërisë, pse nuk bashkohet me Albinin, kundër perëndimit” në gazetën “Tema” ku thekson mesa vijon: “Tre udhëheqësit kryesorë të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, kanë injoruar zyrtarisht kontributin e Shqipërisë për Kosovën së paku prej vitit 1990 e deri në shpalljen e pavarësisë më 2008“!.

– Këta rreshta japin mjaft dëshmi, që ky është një pjellë  antikosovare dhe antikombëtare !!!

Me këtë akt skandaloz, ky ka shkel në aspiratat e shqiptarëve, brez pas brezi. Manipulimi i tij dhe paraqitja e tij kundër, pasi dihet se as Albin Kurti, as Vjosa Osmani s’kane qenë   udhëheqës politik  nga  viti 1990, madje as qe janë marr me politike ne atë kohë se të rijnë, ose fëmijë  kane qene!?Lind pyetja se nga gjith ky pezëm ne këto figura? Nuk do të lejojmë që mbeturinat e tilla të ngrenë zërin në kurrizin e Kosovës, as të kombit shqiptar, kur dihen  sakrificat dhe vlerat e Kosovës në thesarin kombëtar dhe në historinë e saj.
Ky pseudo gazetar shprehet ma tutje si ma poshtë, po në të njëjtin artikull citojmë:

„Ata urrejnë momentin politik të Shqipërisë në raport me Kosovën. Urrejnë faktin që ata janë në betejë me perëndimin për pushtetin e tyre kundër interesit të Kosovës, ndërsa Shqipëria është duke bërë rolin e saj si shtet amë në krah të Perëndimit për të mirë të Kosovës.

Albin Kurti dhe kukullat e tij, janë të zemëruar me Shqipërinë, pse ajo është në anën e SHBA dhe Perëndimit dhe pse nuk është në anën e tyre për interesa elektorale. I vetmi rrezik për të dy vendet, është të bashkohen kundër Perëndimit, për interesa të Albinit. Ajo është e vetmja mënyrë të vrasim “të bashkuar”, Kosovën dhe të bëjmë një Shqipëri të keqe. Ashtu siç e ëndërrojnë ata që janë zëmëruar pse nuk bashkohemi me Albinin kundër Perendimit“.

– Edhe kjo thënie  është argument i  fuqishëm, se ky tip sharlatani, këtë skandal me  përpjekjen  e tij  opinioniste po bën argatin a djallit dhe përpiqet qe të  fut frikë pa besi dhe urrejtje në mes dy shteteve tona. Ne se mohojmë ndihmën e Shqipërisë asnjë çast. Shqipëria ka dhënë  prova ndërkombëtare me rastin e pritjes se qindra mijëra refugjateve kosovarë qe ish regjimi jugosllav i përzuri nga Atdheu.

Por nuk mohohet fakti se Shqipëria në historinë 100 vjeçare nuk ka dhënë rol që duhet me  dhënë për Kosovën asnjëherë edhe se ishte 100 vjet shtet ne vete.

Shqipëria nuk ka dhënë kontribute as për politiken e vet pranë faktorit ndërkombëtar qe  shpesh u cenua integriteti i saj dhe kultura e saj nga sllavo-greko-maqedonasit.

Shqipëria nuk  arriti akoma te ngrejë zërin  kundër kundër krimit dhe gjenocidit qe beri Serbia në Kosovë, por as krimin dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga banditizmi dhe terrorizmi grek, te njëllojshme.

Askush të mos e mendojë se Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete të rastit. Ata janë te famës madhështore të shqiptarëve në historinë botërore, dhe tani, këtë famë e kanë përkrah  Amerikës mike në aleancën tone të përhershëm qe ne aktualitet udhëhiqet nga Albin Kurti  në marrëveshje nen tavoline  e ti shkarravit  me rreshtat qe vendosen mbi tavoline.

Çfarë kanë bërë shqiptarët me dy shtetet e tyre që nga data 17 shkurt e vitit 2008 kur doli Kosova si shteti i dytë shqiptar i pavarur? Kosova  i priu ne te gjitha resorët Shqipërisë  si në ato  Ballkanike edhe ne ato  ndërkombëtare duke e mbrojtur që mos të  futet   në ndëskamzat e politikes  serbo-sllave siç u propozua  Ballkani i Hapur  nga zyrtaret  e Shqipërisë, apo siç u pretendua me u fut anëtare  të shteteve islamike siç beri qeveria e Shqipërisë  nen udhëheqjen e Salih Berishës etj.

Edhe politika  kosovare deri sa  erdhi në qeveri  Albin Kurti, ishte  e zbehtë me një politike  nën  hije pran faktorëve ndërkombëtar. Deri sa Albin Kurti qe  doli ne krye te qeverise u cenua territori i Kosove. U degradua ekonomia e saj, po nga grupet e keqpërdorimit te korrupsionit edhe nga faktorët e huaj te Unmiku, duke vjedhur me miliona e miliona euro.

Albin Kurti  arriti në Mitrovicën e Veriut i pari të ngreh femurin shqiptar, te venë rend dhe ligj ne atë zone. Theu organizimin e bandave ushtarake serbe e fitoj betejën politike ndërkombëtare qe me qëndrimet e tij e kthej Evropën me sy  nga Kosova dhe Boten.

Politika e tij po arrin t’i përforcojë dy shtete krah për krah njëra tjetrës Kosovën  dhe Shqipërinë, por sot në Gadishullin Ilirik po pritet të dalë edhe një shtet i tretë shqiptar: Maqedonia, pas ndarjes së Maqedonisë se Veriut midis bullgarëve dhe shqiptarëve.

Gjithsesi, kjo nuk po ndodh kot, dhe koha ka për t’i bashkuar shqiptarët në një shtet të vetëm po ashtu pikërisht siç e ka parapa  Albin Kurti . Serbia dhe Greqia Mali i Zi dhe Maqedonia  qe  u rriten  ne kurrizin  e tokave tona duhet ta propagandojmë pran faktorëve ndërkombëtar  e jo te behet përçarje  Maro Baze  shkutpamës  ordiner gazetar, e vendosur nga  fuqitë  e mëdha kundër çështjes shqiptare, e cila tani është në procesin e vet të rimarrjes së historisë së saj, e cila në fakt ka qenë një histori e grabitur.

Gadishullin Ilirik, nuk mund të përfundojë derisa shqiptarëve t’u jepen të gjitha të drejtat e tyre territoriale të mohuara padrejtësisht, kjo e filluar që nga viti 1912. Kosova ka qenë e pareshtur sa i përket kontributit patriotik ndaj Shqipërisë. Jo vetëm individualisht, por një grup i madh luftëtarësh kanë qenë të përfshirë në historinë e vendit tonë, si edhe janë flijuar për Shqipërinë.

Nuk behet rastësisht një shkrim të tillë ,prandaj  gjykojmë dhe kërkojmë përgjegjësi në Shqipëri dhe Kosovë që të distancohet nga pseudo gazetar të tillë, që kundërmojnë aromë sllavizmi dhe antivlera në cilësinë e sahanlëpirësve dhe shërbëtor për interesa të shteteve të  huaja, por edhe të politikes ditore në Shqipëri. Këtë duhet gjykuar !

Ky tip matrapazi dhe shumë pseudo gazetarë në Shqipëri dhe Kosovë duhet t’i ndëshkojmë  me rastin dhe paraqitjen e tyre antikombëtare, duke mbjellë urrejtje ndermet dy vendeve…

Të apostrofuarit si Mero Baze me veprimtari antikombëtare në cilësinë e debilve, bashibozukëve, mercenarëve dhe bashkëpunëtoreve për interesa të huaja, dukë derdhur vrerë kundër dy shteteve motra në rrafshin politik qe po avancojnë të bashkuar duke  e parë edhe situatën shume dramatike në prag të lutës së tretë  botërore.

Populli ynë ka gazetarë të guximshëm e profesionale, ka kapital e resurse njerëzore, andaj këtyre kuadrove duhet tu epet hapësirë për te shkrire potencialin e tyre në dobi të shoqërisë dhe kombit tonë, me një qëllim qe ti demaskojmë  gazetarët e tip Mero Baze dhe të tjerëve me qëndrime kontroversë dhe antikombëtare. Tu mbyllen dyert e mediumeve këtyre “gazetarëve” skandalozë, Shqipëria dhe Kosova do te monitorojnë më mire në çdo sfere dhe në çdo fushë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.