FEJA DHE SHQIPTARËT – Si e kanë humbur identitetin kombëtar shqiptarët për shkak të fesë?!

0
Kostandin Micotaqis - busti në Derviçan

Arben Çokaj

Si e kanë humbur identitetin kombëtar shqiptarët, nga ndikimi fetar, duke u tjetërsuar në sllavë e grekë me kalimin e viteve…

Në Maqedoni ka vetëm muslimanë shqiptarë, të tjerët u sllavizuan nga kisha ortodokse. Edhe në Kosovë, ka me siguri shumë shqiptarë të krishterë, sidomos ortodoksë, që u sllavizuan gjatë pushtimit osman, para e më pas, këtë fakt e përmend edhe Fahri Xhara. Edhe në Greqi, muslimanët çamë u dëbuan nga trojet e tyre, “ikni në Shqipëri e Turqi“, u thanë, e shumicën i vranë dhe i masakruan, nën drejtrimin e mbretit gjermano-danez, Otto, i biri i të cilit, u martua me mbretëreshën Elisabeth të Anglisë, kurse ortodoksët, mbyllën gojën dhe u asimiluan… ndonjë që ngriti krye si Aristidh Kolias, e vranë!

Por edhe në Shqipëri, pas rënies së komunizmit, ndikimi grek në jug të vendit, ka bërë që  shumë shqiptarë të ndryshojnë kombësi, duke u grekizuar – e jo vetëm shqiptarët në Greqi, por edhe në Shqipëri. Marrin pensione nga grekët e ndihen si grekë. Një shembull mjaft domethënës është fshati me emrin turk, Derviçan, që vjen nga emri turk Dervish, dhe është një fshat si-vëlla me Lazaratin. Në Derviçan popullsia ortodokse mori pensione e mbështetje nga gërku, hapi shkolla greke dhe flet vetëm greqisht. Kurse Lazarati musliman në kufi, edhe pse mbolli hashash, mbeti shqiptar. Ortodoksët u grekizuan… dhe përfituan.

Tani koqeministri ynë modernist e artist, burri i shtetit i Gjin Musës, u bëri edhe një shesh në Derviçan, me emrin grek Micotaqis, as shqip nuk e shkruajnë fare, dhe vendosi edhe bustin e ish-kryeministrit konservatoer grek, i pari që vizitoi Dropullin, duke e grekizuar përfundimisht një fshat me popullsi shqiptare. Kështu i kemi falur dhe i falim territoret ne shqiptarët zemër gjerë, e pastaj rrimë duke sharë fqinjët… U ndërtojmë edhe varreza grekëve me eshtrat e shqiptarëve, për të treguar se ato territore shqiptare ishin greke…

Po ashtu, koqeministri ynë, zihet edhe me Albin Kurtin, pse Albini nuk ia jep veriun Serbisë, siç bëri Hashimi, dhe lëshohen ithtarët e koqeministrit tonë dhe nuk lënë gjë pa sharë ndaj Albinit, më shumë e urrejnë servilat e tij Albinin se Vuqiqin… E kjo nuk është fare çmenduri, është diçka e zakonshme! Po ndodhë përditë!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.