SHOQËRIA PA MORAL, ku na shpie?!

0
Det morallöse samfund
Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj

Dikur, në Danimarkë, flitej për: “Det moralløse samfund” – shoqërinë pa moral. Ashtu po bëhemi edhe ne.

Nga njëra anë kemi eZanin e naltë që na shurdhon, e frikën se Elbasani psh., po turqizohet. Në anën tjetër kemi disa këngëtare të famshme, që pavarësisht çfarë bëjnë ato, ne i justifikojmë. A është mirë kjo?! JO!

Pavarësisht kush është personi, i madh apo i vogël, me ose pa famë, zotësia jonë është t’i gjykojmë ata racionalisht e jo me inferioritet apo servilizëm. Në demokraci, “secili ka mendimin e tij, por edhe vrimën e bythës së tij!” – kaq banalisht e thonë amerikanët.

Mban në dorë flamurin serb Rita Ora, pa vetëdije kuptohet, por prapë gabim. Gazetat e huaja si FAZ u habitën, e jo më ne si shqiptarë. Shkon ajo apo Dua Lipa me meshkuj të ndryshëm, si vajzë e ndershme që është, punë për të, dihet, por nuk është ky morali jonë shoqëror! Nuk duhet të na e bëjnë ato rendin e shtëpisë. Kanë famë, e çfarë pastaj?!

Nga njëra anë, islami e vendet arabe na ofrojnë një fe të prapambetur, nuk na shërben, duhet të jemi të qartë si shoqëri. Ashtu si nuk na shërben, ose më keq, na dëmton shthurja e homoseksualizmi që na ofron SHBA e vendet e Perëndimit. E imponojnë madje, aq sa janë bërë homot VIP-a…

Pse ata na imponohen me me veset e tyre të turpshme? Edhe ne duhet të dimë të themi JO! e të mos bëhemi një shoqëri pa moral! Apo jo?!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.