Arben Çokaj
Vëzhgim
Serbia: 77,474 km2 territor, 6,647,003 banorë – census në vitin 2022.
Kosova: 10,887 km2 territor, 1,806,279 banorë – vlerësim në vitin 2022.
Shihet me lehtësi, se Serbia ka për njësi banori më shumë se 2 herë territor më shumë se Kosova, e prapë disa kosovarë, që shajnë Albinin, nuk po i zë vendi, t’ia japin edhe veriun e Kosovës, 25% të teritorit Serbisë, për 4% serbë, që ka në Kosovë.
Mali i Zi: 13,812 km2 territor, 602,445 banorë – vlerësim në vitin 2023. Në krahasim me Kosovën, Mali i Zi ka 4 herë territor më shumë për njësi banori. E prapë u turrën muzhikët “patriota” kosovarë dhe ia dhanë edhe 8200 ha kodra e male të Çakorrit, që tash po thonë: “nuk kanë qenë tonat…”
Mali i Zi me 600 mijë banorë ka gati 14 mijë km katrore territor, Kosova gati 11 mijë km katrore, por me gati 2 milion banorë, dhe ia falë 8200 ha Malit të Zi… A ka arsye këtu?
Habitem me psikologjinë shqiptare, si në Shqipëri e si në Kosovë, kanë teritor më pak se Greqia, Serbia e Mali i Zi për njësi banori, e prapë se prapë janë zemër gjerë, ku e ku me falë territor! Dhe shajnë e sulmojnë ata shqiptarë, që e mbrojnë territorin e interesat e vendit… Preni ata rrusha more hajvana, se nuk jeni për gjë tjetër…
Disa shqipe po e shajnë Albinin këto kohë, pse ai nuk po ia falë Serbisë do territor! Se ka marrë pak Serbia. Ramushi ndihej ngushtë, po na thonë: “Duhet me i dhanë diçka Serbisë” – thoshte ai.
Edhe Rama nga ana tjetër, me modernizmin in e tij të tepruar, nuk ua mbyllë gojën grekëve me pretendimet e tyre për det, apo tokë shqiptare – për Epirin e veriut, duke u treguar atyre se grekët kanë tokë e det më shumë se ne për njësi banori, pse kërkojnë më shumë. “Shut the fuck up!” – u duhet thënë të gjithëve atyre, që kërkojnë ende territore shqiptare! Nuk ka më tokë për të dhënë!
Te lumtë Z. Çokaj për shkrim mjaft faktik, për siperfaqën e tokës për kokë banori në Kosovë në krahasim më shtët fqinjë Serbi dhe Mal i Zi. Politikajt Kosovarë edhe Maqedonisë se veriut i kanë falë oafer 3000 hektar, por ajo s’po flitet tutje.
Fatkëqësia e jonë është se politikaj nuk kemi, edhe ata që i kemi më mirë mos t’i kemi.
Këtë shkrim duhet bërë manual, që ta kenë përherë në tavolinat e punës, nese ata punojnë.