Shkruan Asllan Dibrani
Pas përfundimit të luftës në Kosovë, dhuna serbe mbi popullsinë e këtyre trevave u rrit dhe, për rrjedhojë, shpërtheu një konflikt i armatosur midis shqiptarëve dhe forcave serbe, i cili zgjati gjatë gjithë vitit 2000. Ky konflikt përfundoi me një marrëveshje jo e interesave kombëtare siç veprojnë serbët e Kosovës në koordinim me Beogradin.
– Pas kësaj periudhe mijëra shqiptarë u detyruan të largohen për në Kosovë e gjetkë, ndërsa lufta politike e shqiptarëve për realizimin e të drejtave njerëzore vazhdon pa ndërprerë, por shumë të përçarë e të pa koordinuar!!!
Deri më tani, në 20 vitet e fundit, nuk kemi pasur qasje serioze, si dhe vullnet politik të organizmave politike atje, ndaj zgjidhjes së çështjes politike të Luginës së Preshevës?
Serbët barrikadojnë, luftojnë, shantazhojnë, diskriminojnë, injorojnë shtetin tonë deri në skajshmëri vetëm e vetëm për formimin e një republike brenda Kosovës!
Pra, përballë diskriminimit e shtypjes nga Beogradi, refuzimit të vazhdueshëm të integrimit, përfaqësimit të pamjaftueshëm në institucionet rajonale dhe republikane në Serbi të komunitetit shqiptar, atje akoma nuk ka organizim as dirigjim e koordinim as nga shteti amë Shqipëria as nga Kosova!? Në Republikën e Kosovës serbët barrikadojnë, luftojnë shantazhojnë, diskriminojnë dhe injorojnë shtetin tonë te dirigjuar nga Beogradi, vetëm e vetëm për formimin e një republike brenda Kosovës, e në portalin “Preshevë jonë” dhe disa portale e stacione televizive atje sot ka një aktivitet ma shumë për xhamia e fe se sa për zgjedhjen e problemit të shqiptarëve atje.
Shembull konkret shfletoni portalin “Presheva jonë“ sa i kushton rëndësi çështjes kombëtare e sa asaj fetare??? Portal – vegël e Beogradit.
Mos ta lëmë atë popull, që të zhduket fare me programet më shumë antikombëtare dhe fetare, se sa kombëtare që veprojnë!
Prandaj këtu përmes këtij artikulli do i bëjmë thirrje autoriteteve nga “Shqipëria dhe Kosova në bashkërendim e bashkëpunim me Luginën duhet që përmes një qasjeje strategjike e programatike më një platformë të përbashkët te aktivizohen më shumë dhe të internacionalizohet ky problem e mos ta lëmë atë popull qe të zhduket fare me programet më shumë antikombëtare se sa kombëtare që veprojnë” .
Në trevat e Medvegjes Bujanocit dhe Preshevës veç një numri të madh u mohohet edhe qëndrimi atje duke i fshire nga librat amze e nga evidentimi i tyre si qytetar të atyre trevave. Madje edhe duke iu mohuar tokat e tyre shekullore.
Lugina duhet të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare paralel kërkesave të 20,000 mijë serbëve në Kosovë …
Andaj, me të drejtë, Lugina edhe duhet të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare paralel kërkesave të 20,000 mijë serbëve që në fushën politike janë shumë aktiv për interesat e veta në krahasim me shqiptarët e Luginës.
Për shkak të dallimeve politike në mes veti as në elektoratin e zgjedhjeve nuk dalin unik, por gjithmonë me bajraktarlleqe që politikisht përfundojnë në koshin e plehrave edhe pa angazhimin e Beogradit.
“Shqipëria dhe Kosova duhet të rreshtohen në mbrojtjen dhe avancimin e shqiptarëve në Luginë jo vetëm si nevojë por domosdoshmëri e kohës prandaj koha është tëi lëmë xhamiat e ta qesim çështjen kombëtare përpara. Abetaret për shkollat shqipe nëpër atë rajon kanë qenë me vite të ndaluara në pikën kufitare me Kosovën a për libra fetare kurrë Serbia nuk u ka bërë probleme. Kurani në ato zona jo që ndalohet, por librat fetare e posaçërisht Kur’anin vetë Serbia është duke e financuar.
Shembulli konkret qe ka të bëjnë me këtë fenomen dhe kulturën shqiptare e kundërshtojnë siç vepruan dje me arrestimin e artisteve tanë në përpjekje që të shfaqin filmat shqip ne kinematë e këtyre rajoneve shqiptare. As qe u diskutua në instanca me të largëta, pos ndonjë reagimi nëpër portalet shqipe. Është turp për faktorin shqiptar te rrinë spektator pranë një fatkeqësie kombëtare të atyre rajoneve tona…