đź“ŚHAPENI DOSJEN KRIMANALE TĂ‹ SHKODRĂ‹S

0
Musa Kurtulaj

– nga Musa KURTULAJ

✅️NĂ«se doni tĂ« mĂ«soni tĂ« vĂ«rtetĂ«n 33 vjeçare tĂ« “mitrĂ«s kriminale”, qĂ« ka raskapitur ShkodrĂ«n, ndryshe heshtni dhe sĂ« paku mos e favorizoni krimin –

Ngjarja tragjike e pasdites se 30 tetorit ne Shkoder, ku u vrane dy persona dhe humbi jeten si pasoje e ketij krimi edhe nje qytetare, qe nuk kishte asnje lidhje me protagonistet e kesaj ngjarje, riktheu ne vemendje te opinionit publik, medias dhe politikes situaten kriminale ne Shkoder. Komente nga me te ndryshmet, akuza e kunderakuza, analiza korrekte por qe kalojne pa u ndjere, deformime me shumice te shkaqeve te verteta te kriminalitetit ne Shkoder, e tjere e tjere.

Perfundimi: i gjithe faji i hidhet policise, sa arrihet deri aty qe te deklarohet ne studiot televizive, pa pike pergjegjesie, se policia ne Qarkun e Shkodres eshte inekzistente ! Per kete deklarate te papergjegjeshme, e shoh me vend te kujtoj te ndalem duke sjelle disa fakte. Policia ne Qarkun e Shkodres ne më pak se dy vite ka asgjesuar nje sasi lende narkotike kanabis sativa, e cila ne tregun nderkombetar te drogave arrin ne rreth 400 milion EURO ! Kjo shifer jo imja, se nuk kam mundesi te bej perllogaritje te tilla, por e deklaruar kohe me pare pikerisht nga ata eksperte, qe dalin sot ne studiot televizive e deklarojne se policia e Shkodres eshte inekzistente !

Tani se si mund te quhet inekzistente nje formacion policor me 600 punonjes policie, oficer e drejtues, sa ç’eshte ne te vertete efektivi i Policise se Qarkut te Shkodres, kete vetem nga studio televizive te Tiranes e degjon, pasi nuk besoj se ne bote do te merrte kush guximin ta bente nje deklarim te tille ! Trafiku i droges ka vite dhe vazhdon te jete ne krye te trafiqeve te Botes, e per pasoje edhe ngjarjet me te shumta kriminale me larje hesapesh, nga ky trafik burojne ! Ne Shkoder jane te evidentuar 9 raste kur punonjesve te policise dhe oficerve te saj, qe jane marre me operacionet anti-kanbis, u kane vene tritol ne hyrje te banesave, ne automjete apo djegjen e tyre, ndersa ne nje rast kane plagosur edhe nje orficer te policise!

Atehere, si mund te quhet inekzistente nje formacion i tille policie, qe u ka shkaterruar trafikanteve te droges ne territorin e Qarkut te Shkodres burimin kriminal te ardhurave prej rreth 400 milion EURO ! Ose vetem gjate 10 muajve te ketij viti janar – tetor, policia u ka asgjesuar trafikantve ne Qarkun e Shkodres rreth 350 mije bime narkotike, ne ngastra, sera, tunele, magazina e tjere. Perballe ketyre fakteve, a jeni ne vete kur beni deklarata te tilla se policia eshte inekzistente, apo jo ?!

Fakti qe ne krye te Drejtorise se Policise se Qarkut te Shkodres, prej me shume se nje viti eshte nje oficer karriere, qe quhet Edmond Sula, i cili qendron larg mediave, nuk pelqen te mburret as e te rrahin gjoksin, por drejton me shume qetesi policine dhe ne asnje rast nuk ka deklaruar se eshte kercenuar, kur ne te vertete nuk kane munguar kercenimet as ndaj tij, kjo nuk do te thote se policia e Qarkut te Shkodres eshte inekzistente !

A ka nevoje te verifikohet me shume aktiviteti i punonjesve te policise dhe drejtuesve te tyre, patjeter qe ka nevoje pasi askush nuk mund te siguroje se nuk ka individe ne radhet e saj te lidhur me krimin. A ka nevoje te fuqizohet dhe te mbeshtetet me shume edhe me logjistike e mjete te tjera, per ta bere me efektive luften kunder krimit, patjeter qe ka shume nevoje ! A ka nevoje qe te punohet per te rritur besimin brenda radheve te saj dhe ne raport me drejtuesit e strukturave, patjeter qe ka shume nevoje ! A ka nevoje per te rritur forcen e kontrollit drejtues ndaj aktivitetit te sherbimeve te policise ne terren dhe marredheniet me personelin e brendshem te komisariateve e Drejtorise se Policise, patjeter qe ka shume nevoje !

A ka nevoje qe te ndryshoje metoda e punes se sherbimeve te policise ne terren, per te qene me operative ne veprim e ne ballafaqim te hapur publikisht dhe e vendosur fuqishem perballe “kapove”, te inkriminuarve, makinave me xhama te zinj apo pa targa, patjeter qe ka shume, shume nevoje ! E te tjera, e te tjera, ka jo pak gjera te ndryshoje jo vetem policia e Qarkut te Shkodres por edhe e qarqeve te tjera ! Vertete e rende, shume e rende ngjarja tragjike e pasdites se 30 tetorit ne Shkoder me 3 viktima dhe nje te plagosur por ama ka edhe nje fakt qe nuk mund te anashkalohet qe, ne krahasim me qytetet e tjera kryesore te vendit Shkodra, ka numrin me te ulet te vrasjeve !

5 vrasje kane ndodhur ne keto 10 muaj ne Shkoder dhe nje viktime si pasoje e ketyre rasteve ! Ata analiste qe po e krahasojne Shkodren me Palermon, te na tregojne pak sa vrasje kane ndodhur ne Tirane, Durres, Elbasan, Fier, Vlore… dhe t’i ballafaqojne me Shkodren! Natyrisht qe krahasimet per raste te tilla nuk permenden aspak per t’u mburrur, pasi edhe nje vrasje eshte e shume e rende, por ama as nuk mund te anashkalohen dhe te vendosen per nje qytet gjithfare epitetesh te pamerituara – demtuese te imazhit te tij ! Kaq sa i perket policise se Shkodres.

Tani nese kane merak qe te dine shkaqet kriminalitetit ne Shkoder dhe protagonistet e kesaj historie te pergjakur me qindra e qindra viktima, le te hapet Dosja Kriminale e Shkodres qe nga viti 1992 ose 1991 po te doni, dhe deri sot, e do te mesoni si ne driten e diellit per “mitren kriminale” qe e ka raskapitur Shkodren ! Kjo dosje do te ndihmoje per te percaktuar qarte per “mitren kriminale” te Shkodres pergjegjesine e policise, pergjegjesine e prokurorise, pergjegjesine e gjykatave dhe pergjegjesine e politikes lokale dhe qendrore, nese deshironi ! Ne kete dosje do te gjeni vrasjet e ndodhura dhe motivet e tyre, autoret e tyre, te arrestuarit e hetuarit, te shpallurit ne kerkim, te dyshuarit, te dhenat operative te policise per autoret e pazbuluar, hetimet e prokurorise, provat, ekspertizat dhe vendimet e gjykatave e rrethin vicioz te levizjes se shume prej ketyre vendimeve.

Kjo dosje i ka gjithe kete histori qe nga viti 1991 e deri sot. Hapeni kete dosje, dhe do ta gjeni te verteten si ne driten e diellit. Nuk ka nevoje as per protesta, as per kercenime, as per karshillek, hapeni kete dosje dhe mesoni deri ne “gene” per historine kriminale ne Shkoder dhe pergjegjesit e saj, me emra, mbiemra dhe institucionet qe kane perfaqesuar dhe perfaqesojne. Ku gjenden materialet e dosjes 33 vjeçare te pegjakjes qe ka shkaktuar krimi ne Shkoder ? Gjenden ne Drejtorine e Policise se Qarkut Shkoder, ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit, ne Ministrine e Puneve te Brendeshme, ne Prokurorine dhe Gjykaten e Shkodres, ne Prokurorine e Pargjitheshme, ne Gjykaten e Apelit e Gjykaten e Larte dhe, mundet, edhe ne arkiven e Sherbimit Informativ te Shtetit, si dhe ne arkiven e shtypit e kronikat e mediave.

Hapeni kete dosje ku fshihet e verteta e “mitres kriminale” te Shkodres, nese doni ta sheroni, ndryshe vazhdoni kacafytjet neper studio e protesta, qe nuk bejne gje tjeter veçse e favorizojne kriminin ! Po edhe une ç’them, me duket se po kerkoi pak si shume – hapjen e dosjes 33 vjeçare te krimit ne Shkoder ! Eshte kerkuar disa here hapja e dosjes se investimeve ne Shkoder dhe nuk ia ka fershllyer njeri, e jo po hapin Dosjen e Krimit ! Me duket se kerkova pak si shume… edhe une !

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.