Skënder Karaçica
Lajm i dhimbjes
Në Çikago, mbrëmë erdhi lajmi i dhimbjes për vdekjen e të riut nga Kosova, Gani Dragusha, i cili në Amerikë erdhi në kohën e valës së refugjatëve nga lufta në Kosovë (1998-1999). Në vendin e lirë dhe të strehimit në qytetin me frymë të fidanishtës së demokracisë në Çikago, i riu Dragusha u rreshtua me programin në vendin e mundësive dhe,siç thonë në refrenet e mërgimtarëve shqiptarë “Të marrtë për të mirë Amerika”!
Gani Dragusha pas studimeve iu hap dera në administratën e shtetit të Ilinosit, ku punoi me profesionalizëm dhe dinjitet në dritën e shtetit demokratik dhe ligjor në qytetin me pallate dhe frymë moderne urbane në Çikago.
Fryma e djalmenisë për Gani Dragusha, ishte i veshur me tipare të dashurisë, të respektit ndaj brezit të ri shqiptarë në hapësirën e këtij qyteti dhe, veprimtar i dalluar në programet kombëtare në qytetetin e njeriut të lirë.
Gani Dragusha do të kujtohet me frymë të traditës shqiptare, të kohës kur brezi i djalmenisë shqiptare, pas shkollimit universitar nisi të integrohet në isntitucionet e shtetit dhe, me sy e zemër për atdheun dhe kombin shqiptar në Shqipërinë zyrtare dhe Shqipërinë tjetër Kosovë.
Nderim jetës dhe veprimtarisë së Gani Dragusha dhe shpirti dritë!
Çikago, më 7 shkurt 2026











