Shkruan: Florim Zeqa, 10.04.2025
Gjendja mjeruese në 30 objektet e Kazermes “Adem Jashari” në Prishtinë në radhë të parë e paraqet fytyren e shtetit, pastaj organogramin e keq të menaxhimit të Kazermes namëmadhe “Adem Jashari” në Prishtinë.
Alarm për institucionet e shtetit
Publikimi i pamjeve të toaleteve në lajmet qendrore të mbrëmjes që përkojnë me kohen e ngrënies së darkës në familjet tona, përveqse lëshim mediatik, ishte pak më tepër se kaq, ishte shqetësuese dhe irrituese, e gërditshme dhe e neveritshme për qytetarët e Kosovës!
Mirëmbajtja brenda hapësirave përreth dhe brenda Kazermes së një ushtrie është dhe duhet të jetë në radhë të parë detyrë e ushtarëve dhe përgjegjësi e stafit komandues, duke përfshirë ministrin e FSK-së.
Në traditen patriarkale të familjeve shqiptare mirëmbajtja e oborrit dhe pastërtia e toaleteve (nevojtoreve) e ka shpërfaqë nivelin kulturor të familjes dhe zbardhjen e fytyrës së kryefamiljarit.
Bazuar në këtë maksimë popullore, pamjet e toaleteve në brendi të Kazermes “Adem Jashari”, e shpërfaqen keq zinxhirin komandues deri tek ushtari i fundit, por, për më keq se kaq, e ka shpërfaqë edhe fytyrën e shtetit të Kosovës përballë qytetarëve të vendit, të cilët e duan dhe respektojnë Ushtrinë e shtetit të tyre.
Pas pamjeve mjeruese në brendinë e Kazermës kryesore në vend, nuk e besojë që ka qytetarë të vendit që e kanë ndierë vetën mirë, me përjashtim të armiqve të Kosovës!
Mosfunksionimi i zinxhirit komandues, shkaktar i problemeve
Ata që e kanë përfunduar shërbimin ushtarak në ish armatën jugosllave e dinë mirë rolin e “Çatës”, i cili ishte një emër jo zyrtar ushtarak i cili merrej me punë administrative në Kazermë, siq janë: caktimi i ushtarëve për pastrimin e ambienteve të jashtme (oborrit dhe fushave sportive) dhe atyre të brendshme të Kazermës siqë janë toaletet, dhomat e fjetjes, koridoret, shkallët, zyrat e oficierëve të lartë, lëshimin e lejeve të ushtarëve për dalje në qytet si dhe shpërndarjen letrave që u vinin ushtarëve nga familjarët e tyre.
Kur jemi në këtë segment, Mensa e Ushqimit në Kazermë ishte e menaxhuar kryesisht nga ushtarët dhe me kuzhinjerë profesionist nga jashtë që paguheshin nga shteti
Me siguri edhe në Ushtrinë e Kosovës (FSK), sipas organogramit do duhej të ishte një ‘Çatë’ që merret me punët administrative të seciles Kazermë në Kosovë!
Mirëpo fatkeqësisht, aspektet e sipërcekura të higjienës dhe ushqimit në Kazermat e FSK-së deri më tani janë bërë përmes kompanive tenderuese, përmes të cilave përfitojnë të mëdhenjët në pushtet përmes aferave korruptive të tenderëve një burimor, të cilëve kur nuk u shkojnë punët mirë, e ndërprejnë furnizmin e ushtarëve me ushqim dhe veshmbathje, me pastrim të objekteve nga brenda, përfshirë toaletet që duhet të pastrohen dhe mirëmbahen në baza ditore.
Nuk është turp për secilin ushtarë të FSK-së nëse një herë një muaj apo në dy muaj e pastron toaletin në Kazermën të cilës i shërben dhe paguhet nga shteti.
Përfundimisht duhet të ndryshoj organogrami i menaxhimit të Kazermave të FSK-së, filluar nga ushqimi, veshmbathja, pastrimi dhe aspektet e tjera higjeniko-sanitare të cilat duhet të jenë nën kontrollin e plotë të stafit menaxhues të FSK-së dhe të paguara drejtëpërdrejt nga buxheti i shtetit e jo përmes tenderomanisë fitimprurëse të oligarkëve të lidhur me pushtetin.