Euronews – Albania, moderatore: Esmeralda Mulaj (EM)
Në kontakt: Prof. Sadri Ramabaja, ekspert për Marrëdhënie
Ndërkombëtare (SR)
EM: Prof. Sadri Ramabaja, mirëse erdhe!
SR: Ju falëminderit për ftesën.
EM: Z. Kurti ka vendosur me festuar ditëlindjen në Mitrovicë. Edhe znj. Osmani ka qenë në Mitrovicë. Si duket Mitrovica është shndëruar në një arenë, duke qenë se që të dy i bashkon Kryetari i Komunës?
SR: Mitrovica është njëra ndër qendrat më të mëdha në skenën politike për se paku 20 vjetet e fundit. Për shumçka, unë kam pas menduar që Shkupi do e kishte këtë vëmendje politike që e ka aktualisht Mitrovica: Mitrovica e ka primatin për disa asrsye që ndoshta duken jobindëse. Mitrovica po shndërrohet gradualisht në një Qendër Politike që mund të jap kahje politike, jo vetëm zhvillimeve politike, por edhe Kombit, dhe për këtë janë të vetëdijshëm liderët politik dhe forcat politike në Kosovë. Unë këtë e shoh si një fillim i një fushate të re politike, e një legjislature, e cila pa te filluar mund të shkoi në dështim. Dhe një cikël i ri i një krize politike sistemore. Që e tronditë sistemin politik të Kosovës.
EM: Zonja Osmani ka filluar një fushatë elektorale me qytetarët, ky është një rivalitet që po i bëhet z. Kurti. Çfarë janë këto lëvizjet e znj. Osmani?
SR: Po znj. Osmani ka ambicje edhe më të mëdha sesa që kanë liderët e partive politike dhe nuk po i pritet deri me 5 prill, kur do të jetë ligjërisht pjesë e këtij kampi. Prandaj, ajo duket së është këshilluar mirë strategjikisht, që ajo të përballët, që të dali në krye të LDK-së. Qarqet mediatike në Kosovë kanë informacione se ajo do të kthehet në krye të Listës se LDK-së, pra do të kthehej atje prej kah kishte dalur. Kam përshtypjen që ka një grup këshilltarësh që veprojnë këtu në Prishtinë dhe në Tiranë. Prandaj, kjo do të jetë sprova e re ku do të përballen dy personalitete politike, që mundd të konsiderohet si ”zonë politike” si ”kafshë politike” që nuk mund të ngopën leht me pushtet. Pushtetin duhet apo mund ta kenë edhe për qëllime më të larta.

Esmeralda Mulaj, moderatore
EM: Kur përmendet Tiranën, më rikujtove z. Rama dhe akuzat e znj. Donika Gërvalla?
SR: Çka është e vërteta, muk eshtë vetëm z. Rama, por edhe ”vjehrra” e Sali Berishës: Mehmet Loci (ish UDB-ash) dhe këshilltarët e Edi Ramës në Tiranë, kanë pasë ndikim, herë fshetazi, herë haptasi në politikën moderne kanë vepruar fuqishëm në Prishtinë, Né fundja, jemi një trup. Lëvizjet Prishtinë-Tiranë, është e pamundur që të mos kenin ndikim. Këtu nuk është komentuar më shumë, në Tiranë edhe më pak komunikimi i Kryeminstrit të Shqipëreisë politike – Edi Rama me Presidentin e Serbisë – Aleksander Vuçiq, i publikuar në gazetën më të përhapur e me prestigjioze gjermane ”Alemajne Cajtung” dhe ata i shohin me sy real kontaktet e Shqipërisë politike me Serbinë, kur Serbia është ngusht, atëherë kur të gjitha këto studijohen me vëmendje, atëherë rezultati nuk mund të pritej ndryshe veç se rezultati në mes influencerve, në mes figurave që mund të paraqiten si liderë politik, dhe opozita për mungesë të një figure që mund të paraqitet si lider politik, tash ka arritur ta rikthej në kampin e vet Vjosa Osmanin.
EM: Po autoritetet shqiptare mund të ndihmojnë në momentet vendimtare në interes të Kosovës: këtë e kanë obligim edhe kushtetues?
SR: Nuk e di a e kuptove mirë punën e ”vjehrrës” së Sali Berishës me Mehmet Locin. E dini ju se kush ka qenë Mehmet Loci. Ai ka qenë oficer në UDB-në (Uprava Drzhavne Bezbednosti) shqip: Drejtoria e Sigurimit Shtetëror) dhe më vonë këshilltar i rezidencës së Ibrahim Rugovës. Mileniumi politik i Kosovës janë tash këshilltarë të Edi Ramës, duke ia filluar nga Shkelzen Maliqi e deri te Baton Haxhiu etj. Pra, do të ishte krejtësisht ndryshe, sikur në mes Tiranës zyrtare e Prishtinës të kishim komunikim mes akademikëve, mes akademikëve dhe akademive, në mes figurave të dëshmuara në shërbim të Shqipërisë politike dhe figurave te dëshmuara të Kosovës, me qëllim të përbashkët, që i bashkon dy pjesët e Shqipërisë. Por po bëhet e kundërta.
Kur e përmenda punën e ”vjehrrës” se Sali Berishës, mund të ju them: të kénë kujdes, që mos të takohet me figurat që i vijnë nga Stanishiqi – Serbia. Te kénë kujdes të mos fus në listë 175 veprimtarë politik të Kosovës, si këta dëshiruan në Shqipëri?! e tjera, e tjera. Kartat do të çelën gradualisht, kadaldal- kadaldal! Ngjashëm do të veprohet edhe me këto veprimet e Edi Ramës, sot apo nesër, madje në Tiranë.
EM: Pse është kaq e keqe kjo – editorial i përbashkët i z. Rama dhe i z. Vuçiq, për anëtarësim në NATO në Bashkimin Evropian, sepse nga kjo Kosova do të përfitonte: një Serbi është në Bashkimin Evropian është një Serbi që njeh Kosovën?
SR: Jo asesi! Nuk do të mund të ndërlidhej fati i Shqipërisë politike me fatin e Serbisë, fati i shqiptarëve me Serbinë. Shqiptarët duhej t’i përshpejtonin hapat drejt deri në fund, drejt Bashkësisë Evropiane, drejt Bashkimit Evropian, do të mund të funksionin si një Federatë e përbashkët – si një Federatë Shqiptare. Mund te krijohet një shtet unik shqiptar, por nuk guxojmë të lidhim fatin tonë me Beogradin, Beogradi mund te jetë krejtësisht jashtë integrimit evropian, sepse ky asrsenal që vie nga Rusia dhe nga Kina, mund të formoi vijën ndarse, ku Shkupi mund të jetë vija ndarse dhe Mitrovica. Po rikthehemi prapë të Mitrovica! Pra, këtu janë vijat gjeo-stategjike dhe gjeo-politike për të cilat duhej te kishin në dijeni edhe Edi Rama, edhe Albin Kurti edhe secili lider politik shqiptar.
EM: Mirëpo, për ta parë këtë situatë, të gjithë janë të zënë; janë të zënë me karrikët e tyre?
SR: Prandaj, mediat duhet të flisnin shumë më qart’ dhe drejtëpërdrejtë dhe, këshilltarët politik duhe të ishin ata që ishin e jo të vijnë bijtë biologjik të Serbisë në Tiranë më shpesh sesa ata që e kanë idealizuar Tiranën për një jetë zyrtare.
EM: Po ndalemi pak të Serbia e cila është armatosur nga Rusia dhe Kina me armatim të rëndë jo vetëm mbrojtës, por sulmues, me raketa të cilat gjuajnë në distancë të largët, që vijnë nga Rusisa dhe Kina?
SR: Serbia, siç deklarojë edhe Vuçiq, do të presi dekada e dekada e pastaj të veproi. Prandaj Zagrebi zyrtar reagoi në kohën e duhur. Këto raketa që vijnë nga Kina e marrin në shënjestër me rreze veprimi deri në 400 kilometra dhe kjo shënjestër mund të arrijë gjer në Kroaci dhe të pjesët e shqiptareve. Pra, nuk kanë karakter mbrojtës, por sulmues, ndaj ky mund të ishte kundër veprimi (reagim) i Shqipërisë politike si ai i Kroacisë , sepse Serbia don që të përballët me shqiptarët – me armikun kryesor dhe numër një, pa marrë parasysh se gjatë historisë, shqiptaret, asnjë centimeter te tokës se Serbisë nuk e kanë uzurpuar. E kam fjalën për etapën e historisë moderne – prej vitit 1878, që Serbia është njohur si shtet i pavarur e modern, ndaj interesi etik ka qenë ai që ka dëmtuar interesin e shqiptarëve, ndërkaaq Sërbia ka pushtuar pjesët më të mëdha te shqiptarëve: duke u nisur nga Nishi e deri të Vranja e deri në Kurshumli. Mandej me pushtimin e Kosovës dhe Sanxhakut. Prandaj, kjo armatosje kaq e madhe e Serbisë, nuk mund te shifej ekskluzivisht si garë e brendshme elektorale. Kushdo që e vlerëson kështu, bën gabim strategjik dhe vepron në të njejtën mënyrë siç vepron Beogradi zyrtar.
EM: Si duket, Kroacia ka patur shqetësime më të medha, ndak kryeministri dhe Presidenti i Kroacisë kanë reaguar dhe është njohtuar NATO. Pse ky reagim kaq i fortë i Kroacisë?
SR: Edhe më fortë duhej të kishte reaguar Shqipëria zyrtare. Ka pas reagime edhe nga Prishtina, por ky reagim ( i Prishtinës) edhe mund te mos dëgjohet aq larg. Në dokumentet zyrate, armiku numër një i Serbisë, janë shqiptarët, mandej vijnë kroatët, prandaj ky arsenal, nje ditë, mund të përdorët edhe kundër Kroacisë: prandaj duhej të reagohet para se të filloi një katrahurë e re në Ballkan. Për këtë katrahurë të re në Ballkan, përegjegjës mund të jetë edhe Bruxeli, si seli e përbashkët e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian, për shkakun se për 30-të vjet rrjesht, e kanë trajtuar Serbinë siç nuk do të duhej ta trajtonin, duke pretenduar që këto marrëdhënie ekonomike etj. do të ndikonin ta shkëpusin nga Rusia.
EM: Po Bashkimi Evropian ka pasë një qasje ndaj Serbisë sesa ndaj SHBA-së?
SR: Këdtu ka ndikuar Lufta 4-tër vjeçare në mes Rusisë dhe Ukrainës. Nuk ëdshtë krejt i rastësishëm inkuadrimi i shteteve të Baltikut sa më i shpejt, përshkak se edhe ata e kanë ndije rrezikun. Gjithashtu, kemi pasë një pretendim për nje distancë të Francës me SHBA-ës dhe një përafrim me Rusinë. Por ajo që ndodhi me Ukrainën na shërbën si mësim. Ka një ”laxhe” palitikanësh në Gjermani, Francë, Itali etj, që ketë e kanë në dijeni se Ballkani është një kopsht, një shtëpizë e vogël e tyre, prandaj e kanë Ballkanin si zonë e interesit strategjik evropian, e jo hapsirë ku shkëmbehën interesat shumëpalshe Lindje-Perëndim. Serbia ka paraqitë një sferë të interesit edhe gjerman edhe rus, së fundmi edhe kinez, por kjo nuk është diçka e re në historinë politike të Ballkanit. Kështu është qysh prej Romës e tutje.
EM: A mendon se Rusët e kanë humbur besimin të Aleksandër Vuçiq?
SR: Moska zyrtare nuk ia le asgjë rastësisë! Aleksandër Vuçiq është figurë e shpënzuar si për Moskën si për Bruxelin, prandaj të dyja palët janë të interesuara te gjejnë një figurë të re politike, sikurse që edhe në Kosovë po kërkohet për gjetjen e nje liderid të ri.
EM: Ju falëminderit profesor që ishit me né!
SR: Ju përshëndes.
*
Pas pyetjeve brilante të moderatorës Esmeralda Mulaj dhe përgjigjeve të shkëlqyera të prof. Sadri Ramabaja, këtë shkrim po e përmbylli me dy fjali:
E para: Nuk ka fitore më të madhe për një popull, sesa ruajtja e besimit me njëni-tjetrin.
E dyta: Nuk ka humbje më të madhe për një popull, sesa humbja e besimit ndaj njëni-tjetrit./IMH











