Hysen Ibrahimi, Redaktor i librit
Mitrovicë, 20 qershor 2024
Sot doli nga shtypi libri i titulluar ”ATDHE O TOKA IME” e autorit dhe poetit Xhelal Ferizi. Në vëllimin e poezive në librin e titulluar ”ATDHE O TOKA IME” të poetit Ferizi, do të hasim në një një hapësirë të gjerë poetike, si moderne, po ashtu edhe lirike, të akumuluar për vite të tëra nga autori, që duke shpërthyer përnjëherë, ai i vë në letër një pjesë të vogël të poezive sa ka të shkruara dhe priten të botohen në të ardhmën. Kjo do të thotë, se shpirti lirik i autorit Xhelal Ferizi, mendja dhe zemra e tij, pra të marrit me krijimtari, daton qysh herët, që në fëmijërinë e tij. Ndikim të veçantë pati gjiu familjar, ku autori frymëzohet, por edhe vetë ndjenja dhe talenti i tij për të krijuar nuk munguan për asnjë moment.
Tematikat te krijimtaria e tij në fushën poetike te ky libër janë të ndryshme, por shumica prej tyre lidhen ngushtë me vendlindjen, atdheun, kombin shqiptar dhe bashkimin e tij. Patjetër që autori Ferizi është një kritik i ashpër ndaj atyre që e përbuzin dhe e tradhtojnë atdheun. Ai, me gjuhën poetike, vë në thumb të gjithë ata që nuk i shërbejnë Bashkimit Kombëtar Shqiptar, në një shtet të vetëm dhe unik. Në poezinë e autorit, do të vërejmë se gjithherë është vërtitur rreth ngjarjeve, pa ndonjë përsonazh të veçantë, me ndonjë përjashtim të vogël të ndonjë figure kombëtare.
Po qe se do t’i kundronim poezitë me mundin për t’i gjetur përsonazhet kryesore në krijimtarinë e tij, patjetër që do të ndeshemi me këto: ”Kombi Shqiptar”, ”Trojet Etnike Shqiptare”, ”Bashkimi i Trojeve Etnike”, ”Ilirët” e kështu me radhë. Ka në dorëshkrim edhe disa vepra të tjera poetike, të cilat do ta shohin dritën nga poeti ynë Ferizi. Xhelal Adem Ferizi, u lind më 24.07.1958 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe të mesme teknike i kreu po ashtu në Mitrovicë. Ndërsa studimet e larta i filloj në vitin 1980 në Fakulltetin Teknik dega e Gjeologjisë. Si veprimtar dhe atdhetar pas më pak se gjashtë muaj në pranverën e vitit 1981, u akuzua për organizimin e demonstratave të studentëve në Mitrovicë dhe u dënua me 8 vjet e 6 muaj burg, të cilat i mbajti në burgjet e atëhershme jugollave deri në fund.
Pasi u lirua në vitin 1989 në kohën e trazirave të mëdha në Kosovë, i organizoj demonstratat e shqiptarëve në Slloveni. Kur jeta e tij ishte shumë e pasigurt, ai me ndihmën e disa bashkatëdhetarëve arriti të arratiset fillimisht në Austri e mandej në Gjermani. Edhe atje nuk e ndali aktivitetin patriotik. Organizoj e mori pjesë në të gjitha demonstratat e shqiptarëve në mërgatë për lirinë e pavarësinë e Republikës së Kosovës.