“Ne ju shohim me kënaqsi, pse e dijmë se shpirti me të cilin ju e kujtoni këtë ditë është ai i gjithmonëshmi i fisit tuaj, i cili gjithëherë, mbi çdo interes ka vendosur vlerat e trashëguara të Besës, të Nderit e të Burrënisë. Fatosi Skënderbeg, ka qenë personifikimi i gjallë i këtyre cilësive: ai ua ka lënë si trashëgim, bashkë me miqësinë e miqëve të vjetër të Atdheut tuaj, ndër të cilët kjo Seli Apostolike gëzohet që bën pjesë, mbasi e numëron veten ndër ata që kurrë s’i dolën fjale. Këto virtyte Gjergj Kastrioti, ua ka lënë në roje trashëgim të shënjtë në Atdhe dhe në megrim. Uroj, që kjo trashëgimi të japë mundësi dhe meritim, që të jeni element kuptimi dhe paqeje ndërmjet fisesh e gjuhësh të ndryshme. Këso dore do të rindërtohet testamenti i Skënderbeut dhe Atdheu i juaj do të shkëlqejë me meritime të reja, Atdheu i juaj, të cilin na e kemi aq fort për zemër dhe që e bekojmë me dashuri atënore.” – Papa Pali VI, Vatikan, 1968. Ai mori pjesë aktive, gjatë manifestimit katër ditore, në nder të 500-vjetorit të kryetrimit Gjergj Gjon Kastriotit – Skënderbeut.
“Populli shqiptar, është një ndër popujt që ka vuajtur më së shumti në Europë, ka vuajtur gjatë shumë shekujve, pasi mbrojti në mënyrë të mrekullueshme krishtërimin… Unë jam shqiptar… Jam në shërbim të kishës ortodokse, edhe më tepër, të Jezu Krishtit… Të jeni të bindur se sistemi ateisto-komunist i Shqipërisë do të kalojë, mirëpo krishtërimi do të mbes përgjithmonë.” – Atenagora I (1886-1972)
“Fjala jeme e fundit asht kjo: Nuk shembet Shqipnija pse gjykohet per dekë padër Anton Harapi. Gjithashtu, nuk prishet Shqipnija, nëse nuk gjykohet per dekë padër Anton Harapi.
Kur përpara 40 vjetëve, në Shkodër u përpiqshim me ba Shqipninë, shumë gjysha na thojshin se “nuk duem Shqipni”, por na nuk i kena vue këta n’litar.
Nuk kërkoj zotni Kryetar nji tolerancë: unë, simbas mundit, kam derdhë djersë me ba Shqipninë.
Franca e qytetnueme, qi asht shembulla e revolucioneve popullore, e gjykoi Petain-in dhe e fali, e kte nuk ja njoftën për të keq, por ja njoften për mirë.
Kujtoj, se edhe Shqipnija kur gjykon Regjentat, besoj se sikur t’i falin këta, nuk ka me kenë ligësi për Shqipninë, por besoj se ka me kenë mirë.
Unë që kurse kam hy në gojën e ujkut, jam përpjek me ba mirë e me pështue ndonji jetë prej egersinave. Por me kenë se ishin bisha t’egra, nuk kam mujtë me i zbutë, por prap, me mundin tem kam pështue mjaft.
Mue më shtyni marrija me shkue e me u përpjekë për me lehtësue vuejtjet e disa familjeve dhe kam ba mjaft punë morale.
Gja tjetër nuk kam me thanë: Rrnoftë Shqipnija!” – Fjala e fundit e patër Anton Harapit o.f.m., para vendimit të pushkatimit
Klajd Kapinova
Vetë fatkeqsisht papa i Romës në Selinë e Shenjtë në Vatikan Francesco I (Frani), sot është propagandues, adhurues dhe praktikues fanatik i dogmës së neo-marksizmit (komunizmit katolik), mbasi ka shprehur hapur preferencat e forta të tij si adhurues i komunizmit, kur ka thanë, se: “Kisha katolike dhe komunizmi kanë shumë gjëra të përbashkëta”. Mjafton te shkoni ne DuckDuckGo.com dhe të kërkoni shkrime me këtë temë në fjalë, në gjuhën angleze, italiane, franceze, gjermane etj.
Ai vë barazinë apo ngjashmërinë e plotë (binjakëzimin), që ekziston midis Kishës Katolike, që ai drejton fatkeqsisht në Selinë e Shenjt dhe Komunizmit. Po klerikët tanë martirë thonin asokohe dhe kanë lënë si document me prova jete të kundërten, qe thotë papa Frani sot.
“Isha në burg atë natë, kur mbarë bota e krishtenë përkujtonte lindjen e Jezu Krishtit me një festë shumë prekëse. Shefi i policisë më zvarriti në një nevojtore tanë handrak, në katin sipër. Aty më urdhnoi me u zhdeshë picak. Mandej lavari nji litar në tra, ma kaloi nën stjetulla e më detyroi me u çue në maje të gishtave. Më lidhi fort, në mënyrë që trupi të mos mujte me pushue, tue e prekë tokën me kambë. E ngrehi litarin e ndjeva një dhimbje të mprehtë. M’u duk se m’u thyen tanë eshtënt. Mbeta varë ndërmjet tavanit e dyshemes, të cilën e prekshe sapak vetëm me majet e gishtave të kambëve. Bota kremtonte Natën e Krishtlindjes. Ndërsa këtu ishte terr, shi, ftohtë. Mbeta varë, në heshtje të thellë. Një gjysëm ore, ndoshta. A një orë. Nuk më kujtohet sa. Mandej ndjeva se po më akulloheshin kambët e akulli ngjitej kadalë-kadalë. Ngjitej në gjuj, në stomak mandej… edhe pak, edhe pak, e do të mbërrinte në zemër. Më kapën të dridhuna të forta. Nuk isha ma në gjendje me e sundue trupin tem, varun në terrin e zi të natës ma të shndritshme të vjetës. Thashë me vedi: “Tashti do të des me siguri. Vjerrë mbi handrakun e nevojtores së palame qyshkur. Në vend që të isha pranë elterit, la me dritën e Natës së Madhe!”. Ndjeva se akullina po më prekte zemrën. Atëherë nisa me bërtitë me disprim. Shefi i policisë më ndigjoi e vrapoi në atë gjiriz, ku kalojshe, ndoshta, natën e fundit të Krishtlindjes, e të jetës. Më preku nën gju. E pa se po jepshe shpirt. Nuk i duhesha gja i dekun… Më zgjidhi, prandej, shpejt shpejt e më çoi në dhomën e tij. Aty ishte një stufë e ndezun. Më vuni aq pranë stufës, sa kjesh në rrezik me u djegë për së gjalli. Sepse trupi ishte ngri aq, sa nuk e ndiente ma nxehtësinë. Vetëm mbas një gjysë ore jeta nisi me u kthye në trupin e mardhun… Nata e Krishtlindjes… Isha gjallë!” – Atë Anton Luli S.J. (1910-1998), “Nata e Krishtlindjes në nevojtore” (Cesare Giraudo, “Già dato per martire” (Ne e dinim martir; Edizioni ADP, 1993).
Pra, ndër të tjera i bie që krimet sistematike horror, që ka bërë për shumë dekada nëpër botë dhe shtete të ndryshme ideologjia dhe praktika e komunizmit djall e sharlatan, duke vrarë për arsye të bindjeve të kundërta antikomuniste, antimarksiste etj., mbi 200.000.000 vetë, një pjesë e këtyne krimeve mosturioze i bie që t’i takojnë edhe Vatikanit, sepse e ka mbeshtetur moralisht vazhdimisht marksizmin dhe dogmën apo ideologjinë e saj vrastare.
Kleriku i pamposhtur dhe antikomunisti stoik dom Simon Jubani, fatmirësisht nuk thotë në asnjë fjalë sikurse papa Frani sot, se Komunizmi dhe Katolicizmi janë të përbashkët, por të kundërten, tek kujton fjalë për fjalë: ““Qindroni, se s’kanë çka me ju ba! Qindroni!” At’herë, kur deshtën me e ba kishën vegël të shtetit, ia ka thanë vetë Tuku, po e përsëris Padër Marin Sirdanit: “Qindroni, e mos e bani kishen vegël të Sigurimit të Shtetit! Nuk kanë ç’ka me ju ba!” Persekutimi filloi kundra katolikëve. Me zhdukë vlerat e katolikëve, me zhdukë elitën katolike. Arrestimet u banë kryesisht ndër katolikë, gjysa e lagjeve katolike, u xunë prej partizanëve, u okupuen, u mbushën me oficera të ardhun prej jugut. Filluen me vra, me pushkatue! Ma të shumtët katolikë, po sigurisht edhe muslimanë. Shkonin n’shpi të Tuk Jakovës edhe i thoshin: “Po ju na keni premtue “Lugën e Arit” more! Ju na keni grabitë shpijat! Po ju na keni hy nëpër shpija e po na shnderoni vajzat, more, ju po na shnderoni edhe burrat… Këta na prunë tifon e morrit!! Këta prunë imoralitetin, këta prunë mizerjen, këta prunë injorancën, këta prunë tana të kqijat.
E kam pa unë vetë të parin ekzekutim. Asht ba në pjacë. Gjyq pa kurrgja. Ishin nja njizet vetë. E mblodhën popullin që ishte nëpër pjacë. Ishin të lidhun të tanë. I mbështetën për mur, karshi fototekës “Marubi”, edhe skuadra e pushkatimit na tha ne, krejt popullit aty: “Këta janë të tanë spiuna, këta i kanë shërbye okupatorit…” e prralla tjera ksisoji, edhe i pushaktuen pa gjyq, pa dokumente, pa kurrgja… Për shembull, dom Pjetër Çunin e kanë mbytë tue e hjedhë të gjallë, lidhun kambësh e duersh në birë të nevojtores… aty ka dekë i shkreti. Dom Lekë Sirdanin gjithashtu. Dom Lazër Shantojën e kanë mbajtë në hetuesi nja dy vjet e herë i kanë sharrue, herë krahun e djathtë, herë të majtin herë e herë kambën…
U grumbulluem me 4 edhe 11 nantor, edhe tundëm botën. Tundëm qiellin edhe tokën. Tundëm qiellin, sepse martirët që janë vra na ndërmjetsuen pranë Zotit, na dhanë forcë për me shkrue datën ma të randsishme në historinë e Shqypnisë! Me thanë meshën e parë në epokën e terrorit, kur Ramiz Alia e vriste rininë që po ikte nëpër kufijtë e Shqypnisë e të Greqisë e Jugosllavisë. Ikte për me gjetë pak ma shumë liri, kurse Ramiz Alia i vriste e i lidhte kambsh e duersh me tela të istikamit dhe nëpër kamiona me sponde të rrëzueme i shetitte për me i pa krejt populli. Shkonte te nanat e tyne edhe u thote: “A e njef djalin tand?” e djali ishte njaty i vramë e i lidhun me tel istikami… E pra, midis atij terrori na kena thanë Meshën e Parë, e ajo meshë e parë, asht fundi i epokës ma terroriste që kishte pësue populli shqiptar. Populli e kishte ruejtë fenë nëpër shpia e nëpër katakombe, e me kishat e mbylluna, çdo shpi katolike ishte kthye në nji kishë, e aty i kena ba edhe pagëzimet, edhe rrëfimet, edhe kungimet, meshën e të tana.
Ajo asht nji ngjarje puro shqiptare! Nuk e kena ba as me ndihmën e Jugosllavisë, as të Greqisë apo Venedikut, sepse në të gjitha ngjarjet e tjera historike ka gisht edhe i hueji. Austro-Hungaria, Turqia, këta na kanë prishë bazat! Na kanë prishë sportin aty ku ka mësue Loro Boriçi, na kanë prishë shkollat, aty ku ka mësue patër Gjergj Fishta, për me ndërtue të vetat! E kanë ndërtue nji Smajl Kadare! Smajl (Ismail) Kadareja antarët i parlamentit të Enver Hoxhës, Smajl (Ismail) Kadareja antar i partisë së Enver Hoxhës, Smajl Kadareja, shkrimtar i Oborrit, domethanë trubadur! Kurrë s’e ka folë nji fjalë në favor të popullit. Smajl Kadareja, kur ndodhi eksodi, në ’90-91, ka deklarue botnisht: U lirue Shqipnia nga jashtëqitjet! E ka quejtë popullin, Jashtëqitje… e mandej u ba jashtëqitje adhe ai vetë, sepse hiku e ndejt në Francë. Ai nuk ka vlera, se vlera nis nga Morali, ai asht stilist! Poooo ai shkruen bukur.
Po ma s’pari nuk asht miell i thesit të tij, se kërkush nuk guxon me ia ba analizën veprës se ku i ka kopjue e ku i ka marrë. Nuk guxon se asht Nomenklaturë. Heej, me folë kundra Smail (Ismail) Kadaresë asht si me folë kundra Komitetit Qendror… Unë ia kam thanë ndër sy: “Ti e ke ulë vedin kaq poshtë, sepse i ke dalë në gjyq shokut tem të burgut Petrit Karazit! Çfarë shkrimtarit je, me u ba vegël e Sigurimit e me i dalë dëshmitar Petrit Karazit. “Unë nuk e njof!” – më tha! “Të njëf ai ty!” i thashë, se asht dënue për agjitacion e propagandë. I ka dalë Petriti n’nji rrugicë atje në Tiranë edhe i ka thanë: “Ti mor qenbirqeni me na e sha Fishtën ne? – e pra Petrit Karazi, musliman e shoku jem, – A s’ke marre mor, po kush je ti more! Ti je klysh i Enverit, nji sahanlëpirës! Shqip ja thotë: Sahanlëpirës!!” Ai s’ka vlera morale, e njeriu matet prej vlerash morale: Sa i shërben së mirës kundra së keqes. Ai s’e ka hapë gojën kundra së keqes kurrë, po gjithonë ka marrë pjesë në të Keqen! Unë jam ba avokati i tanë katolikëve, i tanë shqiptarëve të ndershëm e më gjykim të shndoshë, që i din të tana këto që i di unë, po që s’ja mban me ia kallzue botës se ç’ka po ndodh në Shqypni…”
Papa Frani harron ose po tret me qëllim si kripa ne ujë krimet e komunizmit të tij në Shqipni
Të gjithë klerikët katolikë shqiptarë gjatë diktaturës komuniste kanë kryer së bashku 881 vjet burg ose afro 9 shekuj. Ndërkohë që të gjithë klerikët katolikë shqiptarë kishin kryer së bashku 450 vjet studime në 24 universitete të Evropës.
Pas 22 vitesh punë kërkimore shkencore, nga e gjithë kjo e dhënë rrënqethëse Vatikani përzgjodhi mes tyre 38 klerikë duke i shpallur martirë, prej të cilëve vjen një fakt edhe më rrënqethës: 28 prej 38 martirëve nuk kanë fare varr.
Mes 38 klerikëve të shpallur martirëve, një ishte gjerman, një polak dhe një italian.
Dom Lazer Shantoja, pasi hetuesi i preu këmbët me sopatë, e pushkatuan dhe e hodhën në një gropë pa emër. At Serafin Koda, vdiq pasi hetuesi i futi thonjtë në fyt në kuptimin e vërtetë të fjalës. Maria Tuci, pasi refuzoi të bëhej e dashura e kryetarit të degës së Brendshme të Shkodrës, u torturua duke e futur në një thes të mbyllur bashkë me një mace dhe e qëllonin me shkop. Papa Josif Papamihali, u torturua dhe u mbyt në baltën e kënetës së Maliqit. Imzot Jul Bonati, u mbyll pa qenë i sëmurë në çmendinën e Durrësit dhe vdiq teksa mjekët bën me të eksperimente si një kavie. Dom Aleksandër Sirdani, pasi u tërhoq zvarrë i lidhur pas një kali, u mbyt në një grope të ujërave të zeza. E megjithatë ata shprehën besnikëri ndaj Jezu Krishtit në të cilin besonin si At Gjon Shllaku që përpara se ta pushkatonin tha: Rroftë Krishti mbret. I falim armiqtë tanë!
Argjentina e papa Franit shkelmon komunizmin e zi, ndërsa papa flet me admirim për komunizmin
Ai ka lindur dhe deri sa u bë papa i Vatikanit, vjen nga një vend i majtë, sikurse ishte fatkeqsisht deri para një viti Argjentina, ku votat masive popullore antikomuniste e hodhën këtë ideologji në koshin e plehrave. Sot fatmirësisht shteti i Argjentinës, me votimet e fundit e ka braktisur komunizmin dhe ekonominë idiote të socializmit bijën së saj budallicë, e cila i ka shkatërruar për 50 vjet me radhë…
Për fat të mirë Presidenti i ri i Argjentinës profesor Milei, e ka kritikuar hapur për këto arsye bashkëatdhetarin e tij papën e Romës, duke thënë se ai po shkatërron fenë e shenjt katolike, ku në shumë kisha të të gjithë niveleve promovohet dylberizmi (homoseksualiteti) si arma e tyre e trudhosjes se brezit të ri dhe komunizmi apo ish idhujt e tyre të ngordhur të dikurshem.
40 Martirë të Lumnuem të Kishës Katolike të Shqipërisë
“Ne vritshin komunistët Dom Simon Jubanin, meshën e vazhdoj unë deri sa t’më vrasin edhe mua!” – Imzot Robert Ashta (1918-1998), Ipeshkëv i Pultit (Malësi e Madhe), më 11 Nandor 1990
Më 5 nëntor Kisha Katolike Universale i përkujton dhe kremton Martirët e Lum shqiptarë, kujtohet jeta, qëndresa, virtytet njerëzore dhe shpirtërore me mesazhin e tyre për realitetin e sotëm.
Martirët pishtarë drite, që ndriçojnë në qiellin e njerëzimit si shembull pozitiv ndër katolikët e shumtë shqiptarë, që gjatë regjimit komunist u burgosën, u torturuan e iu nënshtruan proçeseve të rreme, në përpjekjen për t’a çrrënjosur Ungjillin nga kultura e një populli të tërë.
Kështu në listën e këtyre martirëve të Lumë janë: dy ipeshkvij, 21 meshtarë dioqezanë, 7 meshtarë françeskanë, 3 jezuitë, një seminarist dhe katër laikë (ndër ta edhe probandja Marie Tuci, e vetmja femër në grup).
Këta martirë nga diktatura komuniste në Shqipëri 1944-1990, u persekutuan u gjykuar, u dënuar, ndonëse të pafajshëm, u torturuar dhe u vrarë, e ndjenin praninë e Krishtit. Ato u shpallën të lum në Shkodër, më 5 nëntor të vitit 2016, me një meshë solemne kremtuar në kishën katedrale të shën Shtjefnit, kryesuar nga prefekti i atëhershëm i Kongregatës së Vatikanit për Çështjen e Shenjtorëve, kardinali Angelo Amato.
Papa Françesku I, nënshkroi, më 26 prill 2016, Dekretin zyrtar, që u njihte martirizimin atyre, të cilët i pati parë në fotografitë e varura mbi bulevardin e kryqytetit Dëshmorët e Kombit, më 21 shtator 2014, gjatë vizitës së tij papnore njëditore në Tiranë.
Gjatë regjimit komunist në Shqipëri u vranë pesë ipeshkvij, 60 meshtarë, 30 rregulltarë françeskanë e 23 jezuitë, dhjetë seminaristë dhe tetë motra rregulltare a murgesha, pa llogaritur laikët e shumtë.
Akuzat me të cilat arrestoheshin, torturoheshin dhe dilnin para gjyqit, i cili e kishte gjithnjë gati paraprakisht vendimin e dënimit, ishin kryesisht dy: spiunë të Vatikanit dhe bashkëpunëtorë të nazizmit a të fashizmit, në varësi nga kontaktet, që kishin me Evropën.
Shumë meshtarë katolikë shqiptarë dhe misionarë ishin mësuar, me metodat komuniste të asgjësimit të tyre, duke i zhdukur fizikisht, sipas një plani të parapërgatitur (sipas modelit bolshevik dhe revolucionit trushpëlar kultutor kinez) i jepte një goditje të rëndë edhe vetë identitetit kombëtar, në formimin e mbrojtjen të cilit ata, pa dyshim, kishin kontribuar shumë.
Në natën e ringjalljes së kishës katolike në Shqipëri, në atë 4 nëntor 1990 në qytetin e Shkodrës, në varrezat e vjetra të Rrmajit u bë kremtimi i meshës së parë, pas komunizmit, nga ish i burgosur politik për shumë vite meshtari dom Simon Jubani, me një pjesëmarrje masive nga të gjithë komunitetet fetare dhe zonat e tjera periferike të qytetit të Shkodrës, në shenj mbeshtetje të besimtarëve katolikë shkodranë dhe proteste kundër komunizmit, e cila shënoi kthesën drejt lirisë së fesë për të gjithë qytetarët e Shqipërisë.
Si dhe pse u pushkatuan?
Ndër 40 martirët shqiptarë të shpallur nga papa Françesku I, të Lumtun, 38 prej tyre janë ipeshkvë u vranë; 20 u pushkatuan dhe trupat e tyre u hodhën dhe mbetën pa varre; 18 prej tyre vdiqën nga torturat dhe nga persekutimi.
Nëna e njërit prej tyre (priftit Lazër Shantoja), iu lut vrasësve të tij t’ia vrisnin djalin se ua paguante ajo plumbat. Ky ishte rasti më ekstrem, më tragjik… Djalit të saj i kishin thyer krahët, këmbët dhe e kishin hedhur në një qeli. Nëna që e shihte djalin e saj për të vetmin shkak se ishte prift, iu lut katilit ta vriste, edhe duke ia paguar plumbin.
Të gjithë martirët u torturuan, me korrent elektrik 220 volt, duke u hedhur kripë në gojë, zhytur kokën në ujë të ngrirë për ditë të tëra, por asnjëri prej tyre nuk u përkul. Persekutimi më i madh kundër të krishterëve të shekullit XX në Shqipëri ka qenë më i egër dhe më e pashpirtshmja.
Ka figura martirësh, që u referohen persekutimit nazist, atij spanjoll dhe atij meksikan, por deri kur u mbyll ky proces, nuk kishin parë dhe nuk e kishin idenë, se çfarë ka ndodhur në Shqipërinë tonë, ku ishte kapërcyer krimi nazist, stalinist e të tjerë, që ka njohur historia. Natyrisht, kjo ka ndodhur nga një mendje diabolike, që ka krijuar këtë vuajtje të tmerrshme të papërshkrueshme për të cilën është folur pak, edhe gjatë këtyre 25 vjetëve, pavarësisht se në vitet e para, Presidenti i asaj kohe, zoti Berisha, i ka shpallur “Pishtarë të demokracisë” disa prej tyre. Dërrasa ku e kishin shtrirë ishte plot me gozhdë dhe gozhdë filluan të ngulnin mbi trupin e tij.
Imzot Vinçenc Prendushi,[1] françeskan i qytetit të Durrësit, u burgos dhe u torturua, sepse nuk pranoi të mohojë besimin e tij. Ai dha shpirt më 19 mars 1949 në birucën e burgut, i shtrirë këmbëzbathur në dheun e lagësht e të ftohtë.
Imzot Frano Gjini, Ipeshkv, martirizimi i të cilit ia kaloi çdo fantazie kriminale e njerëzore. I papërkulur para torturave, sepse nuk pranoi ta shkëpuste kishën nga Vatikani. U dënua me vdekje dhe u pushkatua më 11 mars 1948, kujton ish bashkëvuetsja e rregjimit komunist dhe e perndjekur politik Jozefina Topalli ish Kryetare e Parlamentit të Shqipërisë.
Imzot Jul Bonati, meshtar i madh intelektual, i cili pasi u mbyll për torturë në çmendinë, provoi tmerre të padëgjuara nëpër qelitë e ndryshme të Sigurimit famëkeq, nga Vlora në Durrës, vdiq në burgun e Durrësit pranë imzot Prendushit, i cili i jepte shujtën në kodin kristian.
Dom Alfons Tracki, prifti gjerman, më shqiptar se shqiptarët, bir i Breslau-t, u torturua dhe u pushkatua më 25 qershor 1946, në moshën 50 vjeç.
Dom Anton Muzaj, u torturua në mënyrë çnjerëzore, vetëm se nuk pranoi të mohonte besimin e tij. Si i thyen këmbë e duar, e liruan nga burgu dhe e nisën në shtëpi, ku vdiq mes dhimbjeve të tmerrshme pas pak ditësh, në moshën 29 vjeçare.
Dom Anton Zogaj, famullitar i Durrësit, sekretar i imzot Prendushit, meshtar jashtëzakonisht i përgatitur në të gjitha drejtimet, u burgos e u torturua mizorisht. E lanë të mbyllur disa ditë në një banjë të qelbur, teksa priste ditën e pushkatimit, 31 dhjetorin e vitit 1946.
Dom Dedë Maçaj, i akuzuar si spiun i Vatikanit, u torturua, u gjykua dhe u pushkatua për rezistencën e tij heroike fetare, në moshën 27-vjeçare.
Dom Dedë Malaj, mbetet i paharruar në kujtesën e popullit për mbrojtjen heroike, që i bëri besimit të tij në gjyqin që e dënoi me vdekje. U pushkatua në breg të Liqenit të Shkodrës më 12 maj 1959, në moshën 39 vjeçare.
Dom Dedë Plani, dha shpirt në spital më 30 prill 1949, pasi nuk pranoi asnjë akuzë dhe u bëri ballë heroikisht torturave çnjerëzore.
Dom Ejëll Deda, famullitar i Bushatit, i arrestuar vetëm pse ishte prift, vdiq më 12 maj 1948 në spitalin e burgut, mbas torturave çnjerëzore.
Dom Jak Bushatin e akuzuan se ndihmonte diversantët, se bënte agjitacion e propagandë, pretekste për të cilat u pushkatua pa gjyq më 12 shkurt 1949.
Papa Josif Mihali, njeri i Zotit, e arrestuan dhe e torturuan veç me këtë akuzë. U mbyt për së gjalli në baltën e kënetës në kampin e shfarosjes të Maliqit.
Dom Zef Maksen (meshtar gjerman), u pushkatua në vitin 1946 duke shqiptuar fjalët: “Des i lumtun, tue mendue se do të kujtohem prej shqiptarëve, si meshtar i fesë së Krishterë”.
Dom Lazër Shantoja (meshtar i ndritur, njeri i kulturës, i letërsisë dhe i artit), u masakrua deri në atë gradë, sa vetë e ëma kërkoi nga xhelatët komunistë ta pushkatonin një orë e më parë, gjë që nuk munguan ta bënin në fushat e shkreta të Tiranës në moshën e tij 54-vjeçare.
Dom Lekë Sirdani (personalitet i shquar i Kishës Katolike, prift, patriot, shkrimtar), u torturua mizorisht dhe u mbyt për së gjalli në një gropë ujërash të zeza.
Dom Luigj Prendushi, u arrestua, u torturua dhe u pushkatua si spiun i Vatikanit më 24 janar të vitit 1947.
Dom Martin Shkurti, u shugurua meshtar më 1961, shërbeu pak kohë në Kishën me dyer të hapura, në atë të heshtimit dhe guxoi të vijojë heroikisht shërbimin meshtar në kohën e terrorit. U arrestua, prej andej u torturua dhe u pushkatua në vitin 1969.
Dom Mark Gjani, u arrestua për veprimtarinë e tij meshtare dhe u shua gjatë torturave të tmerrshme në duart e katilëve në qeli në vitin 1945.
Dom Mikel Beltoja, u pushkatua më 10 shkurt të vitit 1974 pasi mbrojti heroikisht dhe haptazi idealet e tij fetare, gjyqin që iu bë pas gjashtë muaj torturash i cili e dënoi me vdekje.
Dom Ndoc Suma vdiq dy vjet pasi ishte liruar i shkatërruar nga burgu, ku u torturua me akuza për të cilat thoshte: “Vetëm kur dola në gjyq e mora vesh pse isha arrestuar”.
Dom Ndré Zadeja (prift, poet) i pushkatuar pa gjyq në qytetin e Shkodrës, duke u bërë kështu martiri i parë viktimë e diktaturës komuniste.
Dom Pjetër Çuni (prift) vdiq i varur me kokë poshtë mbi gropën e ujërave të zeza.
Dom Shtjefën Kurti (prift) u pushkatua para banorëve të Gurzit. Sigurimi e akuzoi se deshi të helmatiste popullin duke shfrytëzuar për këtë furrat e bukës.
At Bernardin Palaj o.f.m. (frat e poet i madh) do të vdiste në Kuvendin e Françeskanëve në Shkodër, shndërruar në burg për 700 të burgosur të pafajshëm. Nën torturat e Sigurimit mori tetanosin. Ishte mbledhësi i parë i eposit të kreshnikëve, mitolog i shquar, por edhe muzikant, pianist i talentuar, gjeni i letrave shqiptare, pasardhës i denjë i Fishtës së madh; i mbytur, por edhe i harruar.
At Çiprian Nika (françeskan), vdiq nën akuzën e rëndë dhe shpifëse se kishte fshehur armë në altarin e Shën Ndout në kishën françeskane të Gjuhadolit.
At Gaspër Suma (rregulltar pinjoll i një familjeje, që u shua nga komunistët), u arrestua në vitin 1947 dhe vdiq në burg.
At Gjon Shllaku (frat i madh, filozof), u pushkatua së bashku me jezuitët At Giovanni Fausti, misionar italian, dhe At Daniel Dajani, po ashtu, italian, si dhe me seminaristin Mark Çuni, djalë i ri. Në fillimet e masakrës komuniste kundër klerit katolik u akuzua për tentativë arratisjeje dhe për formimin e Partisë Demokristiane. Që të katërtëve shteti shqiptar u ka dhënë dekoratën Martir i demokracisë në vitet e para të ’90-ës. Për sa i përket atë Gjergj Gjon Shllakut: “Në mëngjesin e zymtë, të vrenjtur dhe me shi Shkodre të 4 marsit 1946, zemrat e shkodranëve u dridhën nga breshëritë e automatikëve dhe jehonat që vinin nga Zalli i Kirit, vendi i namun, ku pushkatoheshin “mëkatarët” e kohës së kuqe. Nën plumbat e skuadrës ekzekutuese ranë njëri pas tjetrit përdhe trupat e shtatë të dënuarve me vdekje, ndër të cilët katër ishin klerikë katolikë.
At Gjon Shllaku, ishte njëri ndër ata. Nuk ishte hera e parë që në të zbardhur të dritës në qytet të dëgjoheshin të shtime të tilla me ushtimë të “xanun”, si ato që bien në mish njeriu. Në zakonin e fituar rishtazi, pushkatimet e heretikëve bëheshin në orët e para kur njerëzit ishin ende në shtroja. Pas pushkatimit zakonisht trupat e të vdekurve liheshin ashtu njëri mbi tjetrin sikur të ishin thasë plehu në dispozicion të qytetarëve për tërë ditën. Në muzg, ashtu grumbull siç ishin, hidheshin në një gropë të përbashkët që mbulohej mirë, që mundësisht të mos mund të dallohej më”. Ky qe edhe fati që e la pastaj edhe gjatë kësaj periudhe në harresë At Gjon Shllakun.” Por kush ishte At Gjon Shllaku? Ai kreu shkëlqyeshëm liceun dhe kursin e filozofisë në atdhe. Më vonë u dërgua, si shumë studentë të tjerë, përjashta e pikërisht në Holandë, ku kreu teologjinë. Më 15 mars të vitit 1931 u shugurua meshtar, por në këtë vit u dërgua nga Provinciali i atëhershëm, Vinçens Prendushi, në Louvaine të Francës. Atje Patër Gjoni ndoqi degën e Shkencave, më vonë atë të historisë dhe të filozofisë, duke u lauruar me tezë të shkëlqyer në filozofi në vitin 1936.
At Karl Serreqi, frati që nuk pranoi të kallëzojë rrëfimin e një të plagosuri në ndeshjet me komunistët në mal, e kaloi jetën burgjeve. Vdiq në Burrel më 4 prill të vitit 1954. Ai është një ndër martirët e rrallë të sekretit të rrëfimit në historinë e kishës universale.
At Mati Prendushi o.f.m. (frati që mori pjesë në ngritjen e flamurit në Deçiq më 6 prill 1911 sëbashku me fatosin e lirisë Dedë Gjon Luli) u përndoq dhe u fal nga Mbreti Nikolla dhe nga mbreti Zog, por u dënua me vdekje nga i ashtuquajturi “gjyq komunist”. Nuk i dihet as varri.
At Serafin Koda (frat françeskan) dha shpirt pasi hetuesit komunistë, duke mos u ngopur me torturat e zakonshme, ia shqyen fytin me thonj.
Vëlla Gjon Pentalia (jezuit), u arrestua ndër të parët dhe vdiq në spital pasi vuajti tmerre të papërshkrueshme.
Fran Miraka, Qerim Sadiku dhe Gjelosh Lulashi (të rinj që edukoheshin ndër jezuitë) u vranë për besimet e tyre. Edhe një vajzë e re, Maria Tuci, u torturua duke e mbytur, e futën në thes dhe e hodhën.
At Luigj Paliqi dhe dom Gjon Gazulli janë të vetmit martirë që i takojnë kohës para komunizmit.
At Luigj Paliqi u vra në atentat nga serbët, ndërsa dom Gjon Gazulli u var nga Zogu në një shesh të Shkodrës në vitin 1927.
Promovimi i librit të peshkopit të kuq Nolit në kishën martire katolike
Mjafton fatkeqsisht, që të shikoni fotolajmërimin e fundit të një kishe katolike shqiptare në Detroit të SHBA-së, për të kuptuar shumë gjëra të Sindromës së Stokholmit këtu. Nuk është cudi, që një ditë të bukur të kujtohet edhe kryexhelati diktatori Enver Hoxha dhe ndihmësit e tij si Mehmet Shehu etj.
Shumë zhurmë e madhe është bërë vazhdimisht në forma të ndryshme për peshkopin e kuq Theofan S. Nolin, gjatë komunizmit direkt nga idhulli i tij përjetshëm antikatoliku fanatic Enver Hoxha dhe deri në ditët tona… e cila po përsëritet si kakofoni dhe inerci propagandistike vazhdimisht këtu në SHBA, dhe atje në Shqipni dhe Kosovë.
Peshkopi leniniste i pandreqshëm, vazhdimisht dhe në cdo numër botonte në fletushkën (gazetën) e tij komuniste “Dielli” (1909) të gjithë emrat e të arratisurve nga Shqipnia asokohe dhe anti shqiptari dhe otomani-arab Enver Hoxha, i persekutonte dhe internonte një nga një të gjithë antarët e familjeve të tyre në kampet e perqendrimit dhe punës së detyruar drejt një vdekje të sigurtë 100%. Këtë shërbim trathtari, peshkopi i kuq Noli e bëri për disa dekada deri sa iku fatmirësisht në botën tjetër….
Lind pyetja se a ishte peshkopi i kuq Noli agjent vullnetar i Shërbimit Sekret të Sigurimit të Shtetit Komunist që vepronte në mënyrë aktive nga SHBA për llogari të diktatorit dhe diktaturës së tij!? Koha dhe vetë koha shumë shpejt do të na jap përgjigje të saktë për këtë pyetje enigmatike dhe retorike njëkohsisht.
Nga ana e tjetër, për peshkopin e kuq leninist Niolin asnjëherë nuk ëshë dhënë ana e errët apo hijet e tij të zeza të pa zbardhura deri me sot nga biografët dhe “studiuesit” e shumtë propagandistik të tij. Ato fatkeqisht në unison asnjëri nuk tregojnë deri tani (tesh 70 vjet) për bashkëpunimin dhe bekimin e tij (peshkopit të kuq) të vazhdueshëm me regjimin e Enver Hoxhës, ku këtë të fundit ai e krahason me Shën Gjergjin e Kishës Orthodokse Shqiptare në Boston të SHBA-së dhe me Heroin tonë Kombëtar Gjergj Gjon Kastriotin.
Unë mendoj, se nëse këto të dy (shenjti i krishtërimit dhe kryeheroi arberor), do të ishin gjallë sot, në shenj proteste (sepse Noli i barazoi me Dullën), me siguri se Shën Gjergji do të ishte larguar me zemërim nga kisha orthodokse amerikane, ku emri i tij ndodhet sot në në një kishë në Boston dhe kryetrimi i Arbnisë (Gjergji) do të kishte thënë tekstualisht, sikurse dikur poeti ynë kombëtar brilant At Gjergj Fishta, se: “Se mbas sodit, nuk jam ma shqyptar”…
Fakte, fakte dhe vetëm FAKTE
- “Shqiptarë! Koha e gjakpirësve imperialistë ka për shkuar, ashtu si shkoi koha e hajdutëve feudalë. Punëtorët dhe katundarët revolucionarë anë e mbanë botës po gatiten e po hidhen me sulmin final, kundër tiranëve të tyre shekullorë, që t’i korrim me drapërin e t’i shtypim me çekanin, që t’i shuajnë një herë e mirë nga faqja e dheut”. – Fan Noli, Ëien, 3 Shtator 1928, Për Komitetin e Çlirimit Nacional
- “Nuk u besova syve të mij, kur pash telegramet që Hirësia e Juaj i ka çue herpasher qeveris së kasapvet të Tiranës. Në ketë telegram, Hirësia Juaj, jo vetëm që aprovon çka bajn ata, që kanë deklarue kjartsisht se nuk besojn në Zotin dhe kanë fut në burg e vra të tjerët… Ju i keni paraqitë komunistat e Tiranës në sytë e botës si njerëz të denj me e qeveris popullin shqiptar. Nji ditë, keni me takue Skanderbegun dhe po ju thom se ka me qenë shumë i idhnuem. Shpresoj, se nuk i ka ra në dorë kopja e Diellit, ku në të krahasohet Enver Hoxha me të.” – Prof. Mhill Marku, SHBA
- “Regjimet komuniste e kthyen krimin masiv në një sistem të plotë të qeverisjes dhe janë përgjegjës për një numër më të madh të vdekjeve sesa nazizmi ose ndonjë tjetër sistemi politik. Komunizmi, karakteristika përcaktuese e ‘shekullit të shkurtër të njëzetë,’ që filloi në Sarajevë në 1914 dhe përfundoi në Moskë në 1991, e gjen veten në shtetet qendrore të historisë. Komunizmi, i parapriu fashizmit dhe nazizmi, i mbijetoi të dyja dhe la gjurmët e tij në katër kontinente. Duhet të bëjmë një dallim midis doktrinës së komunizmit dhe praktikës së tij. Si një filozofi politike, komunizmi ka ekzistuar me shekuj, madje edhe mijëvjeçarë.” – Stéphane Courtois Libri i Zi i Komunizmit: Krimet, Terrori, Represioni “Hyrje: Krimet e Komunizmit” – Prof. Mhill Marku, SHBA
- “Fan Noli nuk qe hipokrit dhe po të mos kishte besue nuk do t’a kishte kalue të gjithë jetën i mshefun nën rroben e priftnisë. Ai qe nji njeri poliedrik me zotësi të madhe në histori, në letërsi, muzikë, gjuhësi dhe teologji, prandej mund të nepte mësim në çdo universitet që të dishronte dhe mund të jetonte materialisht shumë ma mirë se ai Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare n’Amerikë. Pra të thuhet se Fan Noli nuk besonte në Perendinë, sidomos kur ai nuk asht në kët jetë të përgjigjet me gojën e tij, asht aq qesharake sa nuk meriton as që të përmendet. Qëllimi I këtij artikulli ashr t’u tregojë atyne, që ende besojnë se qeveritarëve të Tiranës u ka mbetë nji pikë burrnjie, që o janë me komunistat kryekëput ose u ka humb logjika e gjykimt krejtsisht e nuk dijnë të dallojnë në mes të së mirës e së keqes. Kur perdoren te vdekunit si Luigj Gurakuqi, Dom Ndre Mjeda e Fan Noli për propagandë poshtërsija e ka mbrrrijtë kulmin.” – Prof. Mhill Marku, SHBA
- Në të njëjtin fjalim Shuteriqi citon nji deklaratë që Noli i paska pas ba korrespondentit të gazetës Pravda me 4 Nanduer 1927, në rastin e pjesëmarrjes së tij në Kongresin e Miqve të Bashkimt Sovjetik. Citimi që ban Shuteriqi si zakonisht, asht i cunguem dhe i përshtatun në nji mënyrë t’atillë që t’i shërbej Qeverisë së Tiranës. Artikullin në fjalë e lexova asnji fjalë që cekë ndjenjat e Fan Nolit. Qëllimi i Shuteriqit asht që t’a paraqesi Nolin si mik e simpatizues të komunizmit. Nuk duhet të harrojmë se n’at Kongres në Moskë morën pjesë gjithafarë njerzish, nji ndër ta qe edhe Albert Einsteini.” – Prof. Mhill Marku, SHBA.
- “Prandaj pjesëmarrja e Nolit në atë Kongres nuk mund të konsiderohet si pranim nga ana e tij e idevet të komunizmit. Einsteini kur iku nga Gjermania për t’i shpëtuar nazizmit, nuk shkoi në Rusi, por shkoi në Amerikë, në vendin e lirisë e të njerzëvet të lirë. Po të ishte Fan Noli ashtu siç na e paraqet Shuteriqi, ai do të shkonte në Rusi ashtu sib bani Sejfullah Malëshova e të tjerë që ishin me të vërtetë komunista. Në qoftë se ndonjiherë gjatë jetës së tij Fan Noli asht tregue mik i Bashkimit Sovjetik për arsye politike, ai vetë kurrë nuk na e tha kët gja. Nga ana tjetër, gjatë jetës së tyne miq të Bashkimit Sovjetik janë tregue deri Hitleri, Churchilli, Roosvelti e sa e sa tjerë, por nuk mund të thomi kurrë se këta njerëz qenë komunista e simpatizues të komunizmit.” – Prof. Mhill Marku, SHBA
- Në fjalimin e tij, Shuteriqi, citon deklarata, shkrime, predikime e thash e thana që mund të tingllojnë si përpjekje të Qeverisë së Tiranës dhe të krimeve të saj. Gjithëkushi e di se gjatë Luftës së Dytë Botënore në Shqipni mbretnoi nji kaos i papërshkrueshëm. Parti të ndryshme, personalitete të ndryshme, dy shtete të huaja, Italija dhe Gjermanija, luftuen në tokën shqiptare. Pra me nji fjalë popullore, nuk e njihte qeni të zotin. Shqipnia qe në rrezik të madh që t’a humbte pamvarësinë edhe t’asaj Shqipnisë së vogël, që doli e pamvarun në vjetin 1912. Shqiptarët e mërgimit me arsye të plotë deshirojshin dhe punojshin që Shqipnija mos t’a humbte pamvarësinë. N’atë kohë shqiptarët e mergimit nuk e dijshin dhe ndoshta nuk u interesonte t’a dijshin se çka bajshin shqiptarët me me njani tjetrin; qëllimi i tyne ishte që Shqipnia mos t’u zaptonte nga të huajt. Kjo asht periudha në të cilën Noli e shumë shqiptarë të mërgimit folën dhe nxitën të gjithë shqiptarët e Amerikës t’u ndihmojshin atyne që prtendojshin se ishin tue luftue për të shpëtue Shqipninë nga kethetrat e të huajve. Kësaj periudhe të turbulltë, kur grekët në konferenca ndërkombëtare kërkojshin me skllavërue gjysmën e Shqipnisë, i përkasin disa deklarata të Nolit dhe dedikimi i Albumit që Shuteriqi e paraqet si provë të miqësisë e simpatisë së Nolit për Qeverinë e Tiranës. Noli si historian dhe njeri i kulturës të gjanë ka mendue tue u bazua në histori. Me përkrahjen që ka Shqipnija, një pushtim i huaj donte me thanë mbarimi i Shqipnisë, sidomos në qoftë se ky pushtim vinte nga fqijt që kishin e kanë pretendime tokësore, kundrejt vendit tonë që prandej kush do ta qeveriste Shqipninë do të kishte qenë ma mirë se nji zaptim i fqijve. Qeveritë shkojnë e vijnë, njerëzit vdesin, dhe historia na mëson se diktaturat mund të zgjasin por nuk janë të përhershme. Shpirti i lirisë do të triumfojë o heret o vonë e kujtimi i diktatorëve do të mbetet ashtu siç ka mbetë ai i Neronit, Hitlerit e Stalinit.” – Prof. Mhill Marku, SHBA
- “S’ka dyshim se Fan Noli qe liberal e humanitar n’idetë e tija politike. Ai qe në politikë çka mund të quhet sot nji Kristian demokrat i së majtës në Gjermani e Itali. Pra orvatjet e Qeverisë së Tiranës me përdorë eshtnat e Luigj Gurakuqit, të Bajram Currit, e të Dom Ndre Mjedës e të Fan Nolit për të përjetësua tiraninë e komunizmit mbi kurrizin e popullit shqiptar janë të kota e nuk pijnë ujë kurrkund, se aty ku bajoneta, litari, pushkatimi, burgjet e fushat e përqëndrimit janë mjetet e mendmbushjes.. Po e mbarojë këtë artikull tue mendue çka do t’i kishte ndodhë Fan Nolit sikur të kishte shkue të jetonte në Shqipni. Pa tjetër shumica e shqiptarëve që nuk janë komunista do ta kishin dash e nderue; komunistat do t’ishin mundue t’a përdorshin dhe ta bajshin vegël të tyne. Fan Noli qe liridashës e mbrojtës i vegjëlisë dhe komunistët patjetër do t’ia kishin marrë shpirtin ashti si kanë ba me Profesor Gjergj Kokoshin, Profesor Kolë Prelën e sa e sa tjere.” – Prof. Mhill Marku, SHBA
Shënim: Për më shumë mbi peshkopin e kuq leninist, me fakte dhe dokumente të reja, mund të mësoni, duke lexuar librat e fundit me titull: ”Presidenti Trump dhe këneta globaliste” (Neë York, 2021) dhe librin: “Drite dhe hije historike ne Neë York” (Neë York, 2024), i cili është në proces botimi nga shtëpitë e mëdha botuese botërore dhe amerikane online Amazon, Barnes and Noble etj.
Ne foton e pare asht Prof. Mhill Marku, SHBA, i arratisun nga “lumtunia” e Shqipnise se peshkopit te kuq Noli dhe diktatrit Enver Hoxha…
[1] By prof. Arshi Pipa, “It is Difficult to believe that everything comes to and ëith the body ëhen ëe see hoë men die for ideals” – In Memory of Archibishop Vincent Prennushi (By Gjon Sinishta, “Fallen for Faith Justice, and Liberty, Roman Catholic Hierarchy”, “The Fulfilled promise”, A Documentary Account of Religious Persecution in Albania, Santa Clara, California, U.S.A., 1976, Library of Congress Catalog Card numer: 76-57433), p. 79-87.