Shqiptarët në Kosovë më të merituarit për lirinë e Kosovës

0
217
Flamuri shqip, Kosovë

Pjesa e popullatës më e merituar, që Kosova është e lirë dhe e pavarur, është pjese e popullit që qëndroi, sakrifikoi dhe jetoi në Kosovë, në të gjitha rrethanat, që u imponuan deri në ditën e fillimit të bombardimeve, nga NATO-AMERIKA, me 24 Mars 1999.

Shqiptarët që nuk e ndërruan vendin e lindjes-jetesës, përkundër të gjitha diskriminimeve, torturave, burgosjeve, arrestimeve, vrasjeve politike, bombave, helmimeve… edhe mijëra veprimeve tjera anti-Shqiptare, që i bëri shteti i RSFJ-së dhe i Sërbisë, janë pjesa më e merituar për liri dhe pavarësi.

Disa veprimtarë dhe parti politike vepronin në Zvicër, Gjermani, Austri, Suedi, Britani apo në ndonjë shtet tjetër demokratik.

Individë evokojnë veprimtaritë jashtë Kosovës, duke rrëfyer aktivitetet nga vitet 1970-ta deri në vitin e fundit të robërise 1999, të cilat aktivitete ishin takimet nëpër klube Shqiptare, restorante, kafeteri etj…në të cilat takime konkludonin se në Kosovë gjendja nuk është e mirë.

Këta veprimtarë nuk ishin në fushë-betejë reale për liri, e cila fushë betejë ishte Kosova, e jo Gjermania, Suedia, Zvicra, SHBA etj.

Beteja zhvillohej në Kosovë, ku protestat dhe veprimet dhe jetesa ishin të rrezikshme, dhe kishin pasoja deri ne fatalitet si rezultat i dhunës policore-ushtarake.

Njerëzit që vendosën të jetojnë në Kosovë, nuk u dorëzuan dhe nuk ia lanë okupatorit; tokën, familjen, shtëpinë, banesën, shkollën, universitetin, ajrin, lumejt, livadhet, kumbullat, bagëtinë, dardhat, kujtimet, misrin, armët, grurin, pronat dhe pasuritë tjera, mbi dhe nën tokë.

Nëse do të largoheshin edhe 1.1 Milionë Shqiptarë, nuk do të kishte luftë, dhe Kosova nuk do të çlirohej sepse luftën Serbia e filloi me qëllim t’i përjashtoj edhe 1.1 milionë Shqiptart që nuk pranonin largimin nga Kosova.

Protestat jashtë Kosovës, nuk kanë qenë të rrezikshme as frytdhënëse, sepse ende ka shtete që votojnë kundër Kosovës në Eurovizion, kundër Kosovës të luajë futboll në Europë (24 Shtete Europiane votuan kundër Kosovës në UEFA)!

Përkundër aktiviteteve të diasporës, nuk u arrit të sigurohet këndimi në EUROVIZION, e lere më liria dhe pavarësia.

Disa që jetonin jashtë Kosovës, theksojnë se kontribuan me financim 3% që i paguan qeverisë, e cila poashtu vepronte jashtë Kosovës (1990-1999).

Qytetarët që vazhduan të jetojnë në Kosovë poashtu kanë paguar obligimin financiar 3%, dhe ky obligim, ska pse të vlerësohet, sepse ka qenë obligim.

Disa thojne: ”ne ju kemi dërguar mjete financiare për armatim çë ju të luftoni”.
Dërgimi i mjeteve nuk krahasohet me luftën për liri që zhvillohej në cdo ditë të robërisë në Kosovë, jo në Berlin, Llondon, New York…

Gjatë okupimit-luftës çdo ambasadë-institucion shtetëror i okupatorit, në cilindo shtet, ka qenë target ligjor, luftarak-çlirimtar për cdo veprimtar që ka jetuar jasht Kosovës, por ska pasë akcione.

Në vitet e rënda të robërisë 1990-1999 të gjithë Shqiptarët ishin trajtuar në mënyre mizore. Disa veprimtarë politik në biografitë e tyre pohojnë se: ” për shkak të dhunës politike në vitin 1993, e lëshova Kosovën!

Secili Shqiptar ka pasë dhunë politike në vitin 1993, apo 1990-1999, respektivisht 1945-1999. Asnjëri ska qenë i kursyer, por disa u larguan, e shumica qëndruan në Kosovë.

Familjet Jashari, Deliu, Ahmeti, u vranë në Drenicë, jo në Skandinavi. Femrat u dhunuan në Kosovë e jo në diasporë. Shkollimi në shtëpi u zhvillua në KS jo në DE. 14 mijë Shqiptarë prej tyre 1800 femijë u vranë në mëmëdhe jo në diasporë.

Më 1998-1999 jetonin në malet e Kosovës deri në 300 mijë Shqiptarë.

Shqiptarët në Kosovë transportoheshin si kafshë me tren deri në Bllacë, jo ne diasporë. Masakrat u kryen në Krushë, Mejë, Reqak, Gjakovë…jo në mërgim.

Sot në trojet Shqiptare jetojnë ata, të cilët së bashku me para-ardhësit e tyre duruan të gjitha diskriminimet e të gjithë okupatorëve, dhe ende janë Shqiptarë.

Shumica e të ikurve në periudhën e okupimit Otoman janë asimiluar, përveç Arberëshëve në Itali që akoma janë Shqiptarë.

Ata që e lëshuan vendin në periodën 1955-1997 nuk vepruan mirë, sepse të gjithë i kanë pasë të njejtat rrethana, por shumica vazhdoi me durim jetën, në rrethana diskrimnimi, terrori deri në liri.

Përpjekjet dhe luftimet e 578 viteve për liri, u kryen me 12 Qershor 1999.

Më e merituara për finalizimin e lirisë ishte ndihma madhështore ushtarake-politike e SHTETEVE TE BASHKUARA TË AMERIKËS dhe BRITANISË.

Intervenimi i NATO-s ishte për të shpëtuar 1.1 milion Shqiptarë që jetonin në Kosovë, jo për ata që jetonin jashtë Kosovës, që nuk ishin të rrezikuar nga shfarosja.

Besim Prishtina
Korrik 2023

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.