Shqipëria dhe Lufta e Tretë
A do të jemi vazhdues biologjik të jetës
dhe të hapësirës, kërcënimi vjen nga një
i çmendur i Kremlinit, që fle me bombat
dhe i cili veten e do sundimtar të botës.
Në histori disa gjëra janë të parrëfyeshme
të parrëfyeshme po bëhen dhe dhimbjet
e parrëfyeshme do të jetë prania jonë në
kohë, një Luftë e Tretë kudo na kërcënon!
S’di pse është dobësuar pika mbështetjes
vetëdija dhe misioni liri për njerëzimin
mendja me armë kudo shtjejnë me armë
çasti e kërkon që të jemi në anën e duhur.
Të frikshmit kudo janë shtuar dhe vrasin,
gënjejnë te të vetët e tyre që janë si ata.
Evropa është e zgjuar më të mirat e saj,
ndryshe, lufta atomike do jetë plagosëse!
Atdheu im në Evropë e ka shpirtin dhe
qenien. Jemi trashëgimtarë të pellazgëve
gjuhën që e flas e kemi Gjuhë të Zeusit,
tërë Zeusët i kam në shkronja të shqipes.
Atdhe Geci – Dortmund, 26.03.2022



![SHQIPTIMI POETIK I DHEMBJES SI KATARSË SHPIRTËRORE[1] Timo Mërkuri - Ëndërrime](https://fjala.info/wp-content/uploads/2025/12/timo_merkuri-enderrime-218x150.jpg)







