Skënder MULLIQI
Forcimi i Rusisë dhe Serbisë në Evropë dhe në rajon siq po pretendojnë Putin dhe Vuçiqi, është arsye e mjaftueshme e një frike iracionale që po shfaqët në continent. Këto dy shtete kurrë nuk kan dalur nga mungesa e edukimit dhe prapambetja shekullore, për ti pushtuar të tjerët. Këto dy shtete shquhen më primitivizma, më pa aftësi dhe budallenj, të cilat përqmojnë edhe popullin e vet. Rusia dhe Serbia historikisht sollën luftera e viktima të tmershme dhe izolim nga bota demokratike.
As që sprovuan kurrë për të ndryshuar për të mirë.Edhe pse Serbia proklamohet për rrugën evropiane ajo ka zgjedhur për partner Moskën dhe Pekinin. Në Serbi nuk diskutohet për pasojat e luftërave të viteve 1990 dhe bartësit e saj janë praktikisht të shfajësuar. Serbia sot është një shtet karikaturë në zemer të Evropës. Serbia është mizore ndaj popujve të tjerë në Ballkan. Kriminelet e luftës glorifioken, pse sot në krye të Serbisë janë bashkëmendimtarët e tyre po ashtu më damkë krimineli.
Ata shfaqën si heronj në mediat e kontrolluara nga shteti.Kjo I dergon mesazh Evropës së krimet janë të justifikuara, dhe nuk ishte dashur në asnjë mënyre të gjejnë partneritet të botës së civilizuar dhe demokratike. Pushteti i Vuçiqit është pasojë logjike e luftës. Serbia nuk mori dënimin e merituar për dhunën dhe vrasjët e tmershme që i shkaktuan në ish-Jugosllavi nga TPI-ja në Hagë. Ka shtete në BE që janë tmerrësisht të frikësuara nga lufta në Ukrainë, ato janë vendet baltike. Serbia është vu në krah të Rusisë në luftën e saj ekspansioniste.
Serbia po i dërgon një mesazh Evropës se politika e saj nuk i përket BE-së. Dhe pastaj përgjigja për këtë është propaganda e sëmurë mediatike nga Beogradi që vazhdon prej vitesh. Të gjitha tabloidet në Serbi kanë vetëm një temë të përbashkët, si të poshtërohet dhe të pushtohet Kosova, dhe e gjithë kjo BE-së dhe Amerikës qe na ndihmuan te qlirohemi, sikur nuk po i ban përshtypje. Presidentin serb, Aleksander Vuçiq veq që nuk po e shohim më kallashnikov në supe si në kohën e Millosheviqit, që e barte, se bashku me patriarket dhe mitropolitet e kishës serbe, të cilët haptazi u vunë në sherbim të politikës serbomadhe në Ballkan.
Dhe, për të qenë e keqja edhe më e madhe Franca hapur ka dalë në përkrahje të Serbisë se pa reformuar, duke e armatosur kunder popujve jo serb dhe shqiptarëve në Ballkan.Politikat serbomëdha po tolerohen nga BE-ja, në Mal të Zi, BH dhe në Kosovë. Po shohim miqesi te dukshme më Serbinë, sidomos të Francës që u krijua në Luftën e parë Botërore. Dhe, fakti i zgjimit të aleancave të vjetra apo zgjim interesash gjeopolitike dhe ekonomike ishin takimet e Vuqiqit për litiumin serb, më kancelarin gjerman Olaf Scholz, dhe disa ditë mbrapa kemi takimin më presidentin francez, Emanuel Makron në Beograd.
Këto takime mund të lexohen si mbështetje e qartë për Vuqiqin.Nese ideatori i Serbisë të Madhe, Dobrica Qosiqi dëklaronte për SAN-u në vitin 1976, se ”serbët janë fitues në luftë dhe humbës në paqe”, duket se këtë thënje po tentojnë të ndryshojnë Serbia e Rusia, por edhe BE-ja e cila po e ndihmojnë Serbisë e Vuqiqit, që ti realizon objetivat, që në kushte të paqës të formojnë Serbinë e Madhe apo Mini Jugosllavinë më territoret e shteteve fqinje, e më së shumti në dëm të shqiptarëve në rajon. Po tentohet të institucionalizohet pseudomitologjia serbe e kohës së Millosheviqit dhe Dobrica Çosiqit.
Vetem njerezit qe e adhurojne Serbine shkruajne dhe mirren me Serbi. Respekt per juve autorin o ketij shkrimi perfekt per Serbine…qe nuk eshte e tille qfare e imagjinoni ju. Ju deshuroj qe Serbia te behet e bukur ashtu aiq e imagjinon deshira dhs dashuria e juaj.