Qeveritarë shqiptarë të Maqedonisë veriore ku jeni?

0
Maqedonët protestojnë

Shkruan Asllan Dibrani

Ne vendbanimet shqiptare te Maqedonisë se Veriut u ndalohet mësimi në gjuhen shqipe nxënësve shqiptar në dy Bashki në atë të Çashkës dhe Gazi Babës!

Luan - Asllan Dibrani Nga një grup ekstremist maqedonas të prirur nga fryma nacionaliste sllavo maqedane protestojnë dhe bllokojnë hyrjen dhe daljen në Çashkës dhe Gazi Babe të cilët janë kundër mësimit në gjuhën shqipe në shkollën fillore “Todor Janev”. Pos këtyre Bashkive ka edhe zona tjera qe cenohet e drejta e shkollimit në gjuhën amtare shqipe.

Protesta reprezalje dhe dhunë e cenim te të drejtave ndaj shqiptarëve janë përcjell nga ish sistemi jugosllav deri më ditët e sotme.

„Në një njoftim thuhet se nga 27 nëntori i 2023 nxënësit maqedonas e ndërprenë mësimin, shkaku i hapjes së paraleles në gjuhen shqipe dhe më pas nga ana e protestuesve u bllokua i gjithë procesi arsimor edhe për 80 nxënësit shqiptarë të cilët ndjekin mësimin në gjuhen maqedonase“. “A ka diskriminim ma të madh qe në këtë shekull fëmija me ndjekur mësim në gjuhen e popullit tjetër qe e pat forcën deri dje”???.

Rasti aktuale të pengimit të së drejtës për arsimim në gjuhën amtare është edhe në komunën Gazi Babës, ku grupe qytetarësh të inkurajuar nga qendrat e pushtetit politik protestojnë kundër shkollimit ne gjuhen shqipe ne mënyra edhe me të ashpra edhe me sulme ofendime dhe përbuzje.

Deri me tani nuk ka kurrfarë reagimi zyrtar nga Ministria e Arsimit as nga Qeveria aktuale, qe kryeministri është shqiptari Taulat Xhaferi.

Para disa ditësh u qua pluhur i madh se në krye të qeverise maqedonase u vau një kryeministër shqipta, duke brohoritur dhe kënduar se shqiptarët qenkan te barabartë me maqedonasit. I bëjmë thirrje Ali Ahmetit dhe atyre qe janë ne bashkëqeverisje me maqedonasit sllav , se shqiptarët nuk janë te barabartë, as me kushtet elementare. Një populli qe i ndalet shkolla në gjuhën amtare nuk është i barabartë me tjetrin.

Përfaqësuesit e partive politike shqiptare qesin tym e flak për mes TV-ve, se ne kemi bërë popullin shqiptar te barabartë me maqedonasit ,pa të drejte shkollimi në gjuhën shqipe, pa te drejtën e përdorimit të flamurit kombëtar ,pa te drejtën e përfaqësimit ne arenën ndërkombëtare si shqiptar !!!Prandaj Qeveritarë shqiptarë të Maqedonisë veriore ku jeni”?

Shqiptar ne pozite dhe opozite koha është për mobilizim dhe organizimin e zgjedhjeve ne Maqedoninë e veriut unik e jo te përçarë.

Përçarja dhe sulmet kundër njeri tjetrit u panë edhe sot. Mobilizoni të gjitha forcat politike dhe intelektuale mos e mashtroni ma qytetarin shqiptar, por dilni zot atdheut tuaj dhe dëshmoni me forcën tuaj politike se Maqedonia është e popullit shqiptar nga “Aleksandri i Madh e këndej” ,por formimi i Maqedonisë artificiale nga ish Federata jugosllave cenoj të drejtën e shqiptarëve deri me ditën e sotme, siç po ndodh me mos lejimin e shqiptareve ta ndjekin mësimin ne gjuhen amtare.

“Tu kujtojmë se Maqedonia sllave ka asimiluar mbi 300,000 mije shqiptarë nga ortodoks në maqedonas” ?!: Kanë asimiluar dhe ndërruar çështjen nacionale me qindra mijëra shqiptarëve përmes fesë islame dhe shndërruar një numër të madh në mysliman e turq . Prandaj momenti i fundit është ne këto zgjedhje ta tregoni veten qe ti tregoni botës se shqiptarët në Maqedoninë e veriut janë popull shtet formues ose Maqedonia s’do të ekzistoje, por do te behet shpejt shpartallimi i saj dhe ndarja e saj sipas kuteve shqiptare dhe të tjerëve.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.