Skënder MULLIQI
Në Evropë kemi dy shefa të shteteve, Vladimir Putin i Rusisë dhe Aleksander Vuçiq i Serbisë, të cilët kanë marrë bajrakun e shovenzimit ruso serbomadh në Evropë dhe në Ballkan. Që të dy këta autokrat në mënyrë të hapur, po kërkojnë që t’i bashkojnë të gjithë ruset në një shtet, dhe të gjithë serbët në një shtet. Putin dhe Vuçiq, janë ultranacionalist të cilët edhe pse këmi hapëruar tashmë në shekullin 21 , i pari po tënton të kthen pwrandorin e perënduar të ish-Bashkimit Sovjetik, ndërsa i dyti të formon Serbinë e Madhe apo Mini Jugosllavinë. Këta kreator të “botës ruse” dhe të” botës serbe”, po dëshirojnë që më luftë ti shlyejnë kufijtë ekzistues të shteteve sovrane, për të krijuar shtete të rusëve dhe të serbëve.
Bëhët fjalë për ide bajate dhe kunderproduktive si për serbët ashtu edhe për rusët. Idetë e tilla dhe realizimi i tyre do të dërgojnë Rusinë dhe Serbinë në konflikt ushtarak më fqinjët e tyre dhe në izolim. Putini dhe Vuqiqi sikur kanë harruar së janë të rrethuar më shtetet e NATO-s. Nuk mund të ndërtohet normalizimi i marrdhënjëve më fqinjët, pa u hequr pretendimet territoriale. Rusia e Madhe dhe Serbia e Madhe do të bëhën problem edhe më i madh për ata vetë, por edhe për të tjerët. Presidenti rus, Vladimir Putin, është njeri më qëndrim psikologjikë të luhatshem, është njeri i pa kulturuar dhe i pagdhendur, i cili po tenton që më luftë ta kthen epoken e Luftës të Ftoftë.
Të njetën shkollë politike e ka edhe krimineli i luftës në krye të pushtetit të Serbisë, presidenti Aleksader Vuqiq. Figura e Putinit është e urryer, ai na i kujton figurat më të urryera të diktatorëve nga historia.Vuqiqi është një rusofil, i cili tehun e luftës e ka kunder shqiptarëve, por edhe kunder botës perëndimore. Dhe, qëllim tjetër i Vuqiqit është që të formon edhe një Republika Serpska më luftë siq arriti ta bëjë Republika Serpska, Millosheviqi më luftë në Bosnje. Putin dhe Vuçiq e ndajnë edhe një ëndër të përbashkët, të bëhën lider edhe të pjesëve të cilat kurrë nuk kan qenë ruse dhe nuk kanë qenë serbe. Këtyre dy kriminelëve nuk do tu lejohet të bëhën sundues të popujve të tjerë në Evropë.
Do ta kanë veshtirë apo të pamundur të realizojnë idetë e tyre fashiste dhe raciste për ti okupuar popujtë e tjerë siq ka ndodhur në të kaluarën e largët dhe të afërt historike. Vuçiqi që shumë vite po imponohet si lidër i serbëve edhe në Bosnje, Mal të Zi dhe të minoritetit serb në Kosovë. Si promovim lideri ishte dhe Kuvendi gjithë serb i mbajtur kohë më parë në Beograd. Ky mision jetësor për bashkimin e të gjithë serbëve në një shtet, do t’i shkojë huq, Vuqiqit, sikur Millosheviqit të cilit nuk iu lejua nga shqiptarët dhe nga NATO, më luftën në ish-Jugosllavi.
Vuqiqi po e përdorë propagandën ruse dhe njerëzit rus në aparatin qeveritarë të Serbisë. Vuçiqi, ka mbetur si i vetmi aleatë nga Evropa i Rusisë dhe i Kinës. Megjithate BE dhe Amerika nuk duhet nënqmuar Vuçiqin më ego megallomane për realizimin e një projekti serbamadh në rajon.Autasajderët e tillë të dalë në siparfaqe, si Vuçiq, Sheshel, Dodik, Vulin, Daciq, duhet shikuar si rrezik potencial për destabilizim të Ballkanit. Radikalizmi serb, është i tmershem, vulgar i ngarkuar nga historia e largët serbe kunder çdo gjeje shqiptare në Ballkan. Vuçiqi është ekzemplar i veçantë i këtij shovenizmit ruso madh në Evropë.