Në ambjentet e jashtme të Resordit “Garden Flora” Vilëz i rrethuar me një gjelbrim të mahnitshëm, me një ditë me djellë, në një atmosferë të këndëshme, me një publik të mrekullushëm, si dhe me pjesmarrjen e nxënësve të shkollave 9- vjeçare Vilëz dhe “ZENEL BASTARI” fshati Bastari Mesëm, më 02.06.2023 u realizua një event madhështor për të promovuar librin e parë të birit të Krahinës Bendës profesorit të nderuar z. Nuri Bumja, “VILZA DHE VILZAKËT, SHPIRTI I TIRANËS DHE ZEMRA E PASTËR”
Sigurisht që prezenca e shumë personaliteteve të artit dhe të kulturës, poetë, botues e profesorë të ardhur nga shumë fshatra të krahinës sonë e të tjerë të ardhur nga Tirana dhe rrethe të tjera, si dhe nga Dardania, e bënë këtë takim më të bukur, më të këndshëm dhe më mbresëlënës, prandaj në shenjë mirënjohjeje gjej rastin ti falenderoj të gjithë për pjesmarrjen.
Eventi u hap me himnin e flamurit dhe u prezantua nga nxënsja e Gjimnazit “Bari Nela” (mbesa e profesor Nuriut) Lorena Bumja dhe mësuesja e Shkollës 9-vjeçare Vilëz Albana Nuzi / Visha.
Si fillim ky aktivitet u përshëndet nga drejtori i Shkollës Vilëz z. Shkëlqim Deda që uroj mirëseardhjen të pranishmëve, duke vazhduar me Kryetarin e Njësisë Zall-Bastar z. Hamza Sita, i cili përshëndeti në emer pushtetit vendor dhe falenderoj autorin për këtë botim.
Si gjithnjë të pranishëm në aktivitetet që organizohen në Krahinën e Bendës edhe kësaj radhë nuk mund të mungonin përfaqësuesit e Shoqatës Tirana ku në emer të keyesisë përshëndeti Bardhyl Llagami, babai i Dëshmorit të Atdheut Skerdi Llagami.
Më pas përshëndeti kryetari i Shqoqatës Atdhetare Kulturore Benda z. Ferit Hoxha, i cili pasi bëri një prezantim të shkurtër mbi vlerat kulturore të fshatit Vilëz dhe rolit të saj në historinë e Krahinës Bendës, falenderoj të pranishmit pë pjesmarrjen si dhe autorin e librit për këtë vlerë të shtuar për Krahinën e Bendës, si dhe evidentimin e vlerave njerzore dhe intelektuale të profesor Nuri Bumes.
Theksojmë që janë të shumta vlerat që mbart treva jonë Benda, por libri “VILZA DHE VILZAKËT”, është një tjetër botim me vlerë në historinë e shkruar të Krahinës sonë.
Prandaj mund të themi me plot gojën se me këtë botim, Nuriu nderon jo vetëm veten, Vilzën dhe Vilzakët, por mbi të gjitha ai nderon të gjithë Krahinën e Bendës, e kjo për disa arsye kryesore:
Së pari; Vilza është një fshat që ka kontribuar në të gjitha fushat për ngritjen e vlerave të krahinës sonë si në art, kulturë, arsim e ekonomi, jo vetëm sot por që në gjenezën e saj.
Së dyti; vilzakët kanë dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në etapat e ndryshme në “krijimin e historisë sonë të përbashkët” si në kohë lufte, ashtu edhe në kohë paqeje e kjo është e vërtetuar më së miri në librin “BENDA NË RRJEDHËN E HITORISË”, me autorë profesorët e nderuar Ibrahim Kabili dhe Hysen Hysa.
Si i tillë ky botim pa dyshim që është një tjetër vlerë e shtuar në bibliotekën e secilit prej banorëve të Bendës e më gjerë dhe shpreh bindjen time se do u shërbejë brezave të ardhshëm si busëll orjentimi në krijimtaritë e tyre.
Por këti aktiviteti nuk mund ti mungonte prezenca e Ansamblit Artistik Benda, ku për nderë të pranishmëve dhe të vetë profesorit u përformuan dy valle dyshe burrash si: “Qemanja trish” dhe “Kadja e Re” nga kërcimtarët Adriatik Lila dhe Hasan Sulmeta, me cigonë Xhemal Heta dhe Musa Kabili dhe me lodër Mjeshtri zonës Ramazan Cani.
Programi vazhdoi me performime të ndryshme si këngë, valle, grimca humoristike, ese dhe poezi nga libri i z. Bume etj të përgaditur nga xnënsit e shkollave 9-vleçare Vilëz dhe Shkolla 9-vjeçare “ZENEL BASTARI”, fshati Bastari Mesëm.
Ishte me të vërtetë një program i larmishëm, ku na dhanë shumë kënaqësi, na suprizuan dhe na emocionuan pa masë.
Ky program artistik i dy shkollave ishte përgaditur mjaft mirë nën kujdesin e drejtorave të shkollave Shkëlqim Deda dhe Sadete Duka dhe të stafit petagogjik nën kujdesin e drejtëpërdrejtë të profesorit në pension z. Hysen Hysa, kjo me kërkesë të ish professorit të tyre Nuri Bumja.
I cili punoi për edukimin e brezave të ri për rreth katër dekada, si dhe në organizime të grupeve artistike kulturore të zonës, pra gjitë jetën Nuriu ja kushtoi arsimit dhe kulturës, por në këtë ditë ai përjetoi emocionet e nxënësve të këtyre shkollava ku për fat të mirë një pjesë e stafit petagogjik janë ish nxënësit e vetë profesor Bumes.
Si rrallë herë, ishin të shumta diskutimet në këtë eveniment, ku mund të përmendim diskutimin e profesorve të nderuar të ardhur nga Dardania si:z. Milaim Emerllahu e z. Zymer Haliti, duke vazhduar me piktorin nga Tirana z. Buron Kaceli ish mësues në fshatin Vilëz, historjani Gjet Ndoi, ish Drejtori i Arkivave të Shtetit, z. Skënder Farka, Anëtar i Kryesisë Shoqatës Tirana, z. Rexhep Çullhai, publiciti nga Krahina e Tamadhesë, Doktor Azem Nela, N.Kryetar i Shoqatës Benda, z. Ibrahim Kabili, profesori histories në pensin, autor i tre librave, znj. Sadete Duka, Drejtoreshë e Shkollës “ZENEL BASTARI”, z. Zenel Anxhaku, redaktori i librit e shumë të tjerë… (ndjesë).
Një tjetër akt që duhet përmendur ishte edhe vlersimi për z. Nuri Bumja nga Kryesia e Shoqatës Atdhetare Kulturore Benda me ÇERTEFIKATE NDERI me motivacionin:
Për kontributin e dhënë në dekada për mësimin dhe edukimin e brezave të rinj, për organizimin e veprimtarive kulturore – artistike me shkollën dhe grupet artistike të zonës, për lartësimin e vlerave të Krahinës së Bendës, si dhe për krijimtarinë e tij letrare me botimin e librit “Vilza dhe vilzakët”!
Kjo çertefikatë vlersimi iu dorëzua nga Kryetari i Shoqatës Benda z. Ferit Hoxha.
Në përfundim autori librit bëri një përshkrim të shkurtër mbi qëllimin e këtij botimi, arsyet dhe motivet që e shtynë për ta botuar, si falenderimet për të gjithë mbështetësit dhe të pranishmit në këtë event.
Më pas autori librit për të gjithë të ftuarit dhe stafin e organizimit shtroj një drekë kun ë të nuk munguan përshëndetjet e çastit, muhabeti, alegria, ashtu si çi ka hije dhe lezaet Nuri Bumes në këto raste duke përfunduar me shtërgim duarsh dhe urime për professor Nurun dhe për njëri tjetrin.
Në emrin tim dhe të Kryesisë Shoqatës Atdhetare Kulturore Benda edhe një herë duke e falenderuar profesorin për botimin e këtij libri, por dhe që na mblodhi të gjithve nga ana anës i urojmë jetë të gjatë dhe me botime të tjera në vazhdimësi.
Me respect Kryetari Shoqatës “BENDA”,
Ferit HOXHA
Nga Tej Oqeani, lexova me ngazellim kete shkrim *TRINITRINE* per mua 87 vjeçarin me Torontos, teksa pres te festoj mes shoke e miq, qe sa lexoj kete shkrim, Telefonata urimi marr, nga dashamires te mij qe e dine se Kjo Zone e *Bendes* eshte DOBESIA ime, nisur misionin e MESUESISE sa KULTURES nga vite (64ter-73, sa Tunelet e *Hidrocentralit sa ujesjelles se Selites ne vite (50-51-te ndertimit, nxenes i shkolles *10 Koriku* Tirane), me makinen e Drejtorit-Rahman Hanku, si*Korier i TUNEVE* -kaluar, -pasditeve- Gazeta e Posten shpene,( im Vella Stavri Mihali Drejtor kantjeri.) Kujtime te paharruara mare nje jete. Ju lumte sa bëni, Ju drejtuesit e shkollave sa instucionet arsimore dhe shendetesore ne Ate Zone, qe sa shkruani, me beni-KRENAR, Si ish nxenes te mij dhe te kolegeve te mij ne Vite. Emrat qe permendni Ju, i nderuar Ferit Hoxha, me MIRÊNJOHJE. Ju prifte e mira Ju. dhe mbare asaj ZONE-tere Tradita e Histori. Nga Toronto ju pershenders ne pritie te nisem per atdhe… mire ju gjeca une 87 vjeçari; Biri i Dangellise NAIMJANE*. Miresi ju uroj.