Koment
— Prandaj, edhe ka ardhur koha apo ka qenë moti që presidenti të jetë një figurë unifikuese jashtëpartiake. Përçarjet janë bërë tashmë të mëdha, por që është momenti vendimtarë që të shpëtohet fytyra e shtetit të Kosovës shumë të zvetnuar para botës demokratike. Absolutizmi është logjikë që i ka sjellur dëme të mëdha qytetarëve dhe Kosovës. Ky apsolutizëm duhet përfundojë më shpërbërjen e tij. Thirrja e e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit partive politike është thirrje me vend, që do të kishte përfunduar këtë ngerq politikë të panevojshem. Inatet duhet flakur së në pyetje është ruajtja e shtetit të Kosovës…
Skënder MULLIQI
Tashmë puna e presidentit/es të Kosovës është bërë ‘mollë sherri”. Nuk po gjendet gjuhë politike që më në fund të përfundojë odisejada e të parit të shtetit. E kam thënë shumë më hëret se presidenti do të ishte e udhës të jetë jashtëpartiak, e që Kosovës nuk i mungojnë njerëzit e formatit të tillë. Kemi njerëz të profileve të ndryshme të cilët kan mundësi të gjenden në krye të shtetit, dhe këtë punë ta kryejnë me sukses. Është e mirë e përgjithshme që partitë kryesore politike më në fund ta kuptojnë së qëndrimi moral i politikave të partive të tyre kan humbur besimin e publikut në politikë, ndoshta, mund të gjendet ende tek njerëzit e arsimuar që i përkasin komunitetit akademik.
Natyrishtë së për postin e presidentit nevoiten edhe shumë komponente të tjera, pos titullit. Po ashtu na nevoiten politikanë të cilët janë të njohur për publikun, e jo të panjohur. Mjaft është bërë më njerëz të cilët përpiqën të janë të zgjuar e nuk janë, të cilët më shumë po përdorin fraza pa substancë dhe pa shumë kuptim. Kosovës i duhet një njeri serioz dhe i matuar në përformancat e tij, dhe këtë zell politik. Në presidencë nuk bën të instalohet ndonjë përson që pranon rolin e kukullës politike. Kjo do ta zhdukte ate mbrenda nate nga skena politike sapo të ulët përdja. Këto garnitura politike të cilët aktualisht i kemi ndërtuan një model të dominimit politik, përmes mekanizmave të korrupsionit.
Punësuan njerëzit e vetë në institucione shtetërore, ndërmarrje publike dhe kompani të manjatëve të partisë. Kjo skemë të tipit korruptiv u përdorë shumë gjatë dhe u bë si model matematik që fiton zgjedhjet. Prandaj, edhe ka ardhur koha apo ka qenë moti që presidenti të jetë një figurë unifikuese jashtëpartiake. Përqarjët janë bërë tashmë të mëdha, por që është momenti vendimtarë që të shpëtohet fytyra e shtetit të Kosovës shumë të zvetnuar para botës demokratike. Absolutizmi është logjikë që i ka sjellur dëme të mëdha qytetarëve dhe Kosovës. Ky abslutizëm duhet përfundojë më shpërbërjen e tij.
Thirrja e e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit partive politike është thirrje me vend, që do të kishte përfunduar këtë ngerç politikë të panevojshem. Inatet duhet flakur së në pyetje është ruajta e shtetit të Kosovës. Është koha që më zgjedhjen e presidentit të Republikës të Kosovës të ndryshojnë gjerat për së mbari, pas një periudhe të gjatë më manovra dhe poshtërsi të panevojshme, ose për interesa të caktuara individuale apo partiake…











