Koment
Skënder MULLIQI
Lufta për pushtimin e Ukrainës nga Vladimir Putin është luftë kunder botës perëndimore, në përpjekje të kthimit të proceseve gjeopolitike të Evropës, të kohës të ish Bashkimit Sovjetik. Në anën tjetër vëllau i vogël i Putinit, Aleksander Vuqiq nuk po gjënë qetësi në synimet ekspansioniste ndaj Kosovës. Projektet e tilla si “bota ruse” dhe “bota serbe”, po shoqërohen më incidente ne veri, si provokim edhe ndaj KFOR-it, për çka edhe Vuqiq mori mesazhe të qarta nga NATO, së nuk guxohet të shkelët vija e kuqe.
Paralelisht më kërcnimet në veri nga ana e Serbisë, në Mal të Zi, Dritan Abazoviq dhe patrijarku serb, Porfirije nënshkruan marrveshje, e cila potencialisht është destabilizim i Malit të Zi dhe të Ballkanit.Kryeministri Abazoviq, më këtë nënshkrim ku i ipen të gjitha ingerencat fetare Kishës Serbe, ka marrë anën e”botës serbe”. Kjo tregon së deklarata e më parshme lidhur më masakrën e Srebrenicës nuk ka qenë e rastësishmime, i ka parapri nënshkrimit të kësaj marrveshjeje.
Ne planin e gjerë gjeopolitikë Abazoviq është vu edhe krah te Vuqiqit dhe Ramës për Ballkanin e Hapur, që e konteston Deklaratën e Berlinit. Vuqiqi ka vu në funksion në mënyre permanente të gjithë arsenalin propagandistic, pas intervenimit të Putinit në Ukrainë dhe aktivizimit të rolit të Kishës Ortodokse Serbe. Provokimet serbe duhet të gjëjnë përgjigje adekuate, për të mos gjetur zbatim në synimet e tyre hegjemoniste serbomëdha në Ballkan.
Propagandës serbe historikishtë të rreme, tashmë i ka dalur boja para shteteve demokratike të botës. Duhet rrënuar themelet e shkruara të ideologjisë serbomadhe të shekullit 19-të, e cila në menyrë programore është bërë alfa dhe omega e politikës ekspansioniste serbe. Ishin këto vitet 1918, 1941, 1945, 1991 dhe tash në vitin 2022. Politika serbe ka mbetur e njejtë, vetëm sa ka ndryshuar në formë. Dihet për tendencat e hapuar të Serbisë më rastin e shpërbërjës të ish-Jugosllavisë për spastrime etnike dhe gjenocid ndaj popujve jo serb.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuqiqi është bërë shegerti kësaj politike pushtuese. Nese politikat ruse dhe serbe janë koordinuar përmës botës serbe, botës ruse dhe Ballkanit të Hapur, botës demokratike e liridashëse i mbetet një rreshtim të ri politik dhe ushtarak, që ti ndalon këto projekte fashiste në Ballkan e më gjerë. Ngjarjët e fundit në rajon kan për qëllim të krijojnë gjendje të përgjithshme kaotike, për tu lëshuar pastaj vend projekteve të tilla për ndryshime të dhunshme kufijsh…