PASQYRË PËR TA PARË VETEN DITËN E NESËRME NË LIRI

0

NGA KALOSH ÇELIKU

Kalosh Çeliku
Kalosh Çeliku

(Përgëzime, Autorit anonim të karikaturës publike bombastike – artistike në mjetet e informacionit, për Urën e Ibërit në Mitrovicën e Veriu. Për Ditën e Nesërme, në Liri)!…

Karikaturë, që si shkrimtar i “vetëshpallur rebel, problematik”, edhe nga miket  e mia besnike dhe miqtë e Penës,  më inspiroi për këtë shkrim publicistik letrar. Ndoshta, Nesër edhe për librin tim më të ri: Përtej Ditës Nesërme (2024). Shkaku, se: edhe, ne e kemi  një Maqedoni të Veriut në Shkup. Dhe, Ditën e Sotshme: sipas politikanëve në pushtet dhe opozitë: Endekacafyten si parti politike mes tyre si argatë politik me vite, për poste partiake. Ende, merren me gjuhën shqipe. E, nuk merren me barazinë e dy popujve shumicë në Maqedoninë e Veriut. Dhe, sipas veprimeve të partive politike “madhore”, e presim duarhapur” edhe një Maqedoni Perëndimore. Shtet të tretë shqiptar, në Ballkan.

Dëshmia, jetojmë me ëndërra të partive politike, dhe deklarata para kamerave televizive: “vëllazerim–bashkim” Komunist, dhe Neokomunst, duke u zgërdhi dhe nxjerrë dhëmbët me selfie në Facebook dhe Instagram. Edhe, atë: me votat e popullit shqiptar, në Diëtn e Sotshme, kur zjarr na digjet mbi krye mesdite  në Ferr, deri në Vdekje.

E ngjajshme me Ditët e egëra të Djeshme komuniste jugosllave: “marrëveshjet paqësore” politkike – maratonike, mu si Sot: mes Serbisë dhe Republikës  të Kosovës, ende me frymë komuniste jugosllave. Sot: Urës të Daçiçit dhe Kurtit, në pushtet: Dy dhitë kryeneqe politike -partiake, në Ballkan. Që, me siguri nuk e kanë lexuar rrëfimin e Abetares në gjuhën shqipe në sistemin komunist, jo edhe Neokomunist: “Dy dhitë kryeneqe” mbi vigun e urës”.

Shkaku, se: në të gjitha sistemet komuniste, dhe Neokomuniste (“demokraci”), ky rrëfim i Abetares ishte arsimor – adukativ. Vetëmse, jo edhe në “demokracinë” politike. “Liri” (“Sallmadi”).

Edhe, pse: Sot, nuk e hasim këtë porosi Atëdhetare në Abetare. Moti kohë, është tërhequr nga plan – programet arsimore të shkollave shqipe në Maqedoninë e Veriut. Ndoshta, edhe në Shqipëri, dhe Kosovë. Nuk, e di Unë, si shkrimtar. Janë, përzier Kungujt e Stambollit, me shalqinjtë.

Partritë politike shqipetare, në pozitë dhe opozitë, ende merren me flamurin kuqezi dhe gjuhen shqipe?! Dhe, jo me barazimin e dy popujve shumicë në Maqedoninë e Veriut?!

“Një mut janë, por janë muti jonë”.  E, ka thënë Osman Balli. Nuk e kam thënë Unë si shkrimtar shqiptar. E, përsëris: e ka thënë Osman Balli, një patriot shqiptar nga Kërçova, që jetoi dhe vdiq në Amerikë. Edhe, pse: utbashët e Kërçovës ia përcollën përmes një misionari edhe një porosi: “ I thuani Osman Ballit, mund të vijë në Kërçovë, e kemi falur”. Osman Balli, i ishte përgjigjur misionarit: “Ato më kanë falur, por unë nuk i kam falur”.

Përmëkeq, pas Luftës fundit në Maqedoninë  e Veriut (2001), vrapimeve për në “Liri”, dhe vëllazërim- bashkimit të popujve të Ballkanit, në këtë shtet “demokratik”, ende Neokomunist jugosllav, Sot: Maqedonia e Veriut, herët këtë rrëfim e ka hequr nga Abetarja. Edhe, pas Lufte në “Liri”. “Vëllazërim – bashkimi” Neokomunist, është, zëvendsuar në librat leximit me “poema të përgjakshme” komuniste jugosllave, dhe fragmente të duhanvjelësve të “vëllazërim – bashkimit” ish jugosllav. Sot: Neokomunist.

Që, përveç, Dy dhive kryeneqe në politikë: kokë më kokë, që i mori me vete mes dallgëve të rrëmbyeshme fushave, livadheve dhe hurdhave. Rrugëve qorre, edhe disa viktima të pafajshme njerëzore. I ngjajshëm me montimin e disa rasteve politike në kurriz të popullit shqiptar. Dhe, të fundit katrasofal: me rastin e Kumanovës, në “Lagjen e trimave”.

Përpak, desh u përplasa edhe Unë si shkrimtar me Dy brirët e Dy dhive kryeneqe kokë më kokë të Abetares tek “Ura e Iberit”. E, jo te “Ura e Gurit”, në Shkup. Asnjëra dhi, nuk e lëshonte rrugën. Edhe pse, dihet: jo Unë me poezi dhe në Libra me publicistikë letrare. Aqmëpak, rrugën mbi Lumë te “Ura e Gurit” në Shkup, Kalimin matanë Vardarit, te “Parku i Grave”, para këmbëve të Pjetër Bogdanit, përpara Kuvendit të Maqedonisë Veriut të “Vëllazërim – bashkimit”. Urë, që e lidhë një qytet historik ende të ndarë me shekuj. Sot, i ndarë rne Lumin natyror  Vardar në Shkup, në dy qytete: “maqedonas”, dhe shqiptar. Edhe, atë: Sot, me politikë “madhore” para popullit të “vëllazërim – bashkimit”?! Shekull, kur u rrezua “Muri i Berlinit”. Dhe, mbeti “Ura e Ibërit” dhe “Ura e Gurit”, në Shkup?! Që, me shekuj e pushtuar dhe robëruar, në ish sisteminin Komunist për “paqe”. Dhe, Sot: për Luftë?! Liri, dhe  paqe?!

Provokim politik historik, i partive “maqedonasse” dhe shqiptare, në pozitë dhe opozitë me votat e popullit. Edhe, i Shqiptarëve, të Maqedonisë Veriut me “vëllzerim – bashkimin” e rrejshëm, Edhe, “maqedonasëve”. Dje, komunistë besnik, Sot: Neokomunist jugosllav. Tërheqjen e Luftës nga Ukrahina, dhe shpërthimin e një lufte të re “vellavrasëse” në Kosovë. Ose, në Maqedoninë e Veriut.

Pykë shelgu antishqiptare e arnuar me shekuj, dhe për nxitje të një Lufte të Tretë Botërore. Pavetëdije, se: shqiptarët deri më Sot, ende asnjë Luftë nuk e kanë nisur të parët, dhe nuk e kanë në dorë si politikë kombëtare. Edhe, pse veten e kanë gjetur përfundi: mu si ai rrëfimi i popullit shqiptar, Ose: (ndoshta edhe i Babait si thënje profetike me kalë me shalë për Ditën e Nesërme): “Unë, do ta nis luftën, por ama mua do të më kërkoni përfundi”.

Aqmëpak, sa e di unë si shkrimtar deri më Sot: nuk e ka pushtuar një popull arsimi dhe kultura, por politika e partive politike për pushtet me të katra pas posteve partiake nateditë. Sot, me partitë politike shqiptare në këtë “derexhe”, për t’i vajtuar edhe deri në Agim,  me dajre e Gra Zajazi, të dalldisura e arratisura me vite. Dhe, tërhequra përkërpeshi fushave, arave dhe maleve, Livadheve me ferra te “Çifliku i Xha Derallës” me brekët ende nëpër këmbë.

E gjithë puna politike për zgjidhjen e kufinjëve të rinj në Ballkan, nuk mund të zgjidhet pa pajtimin e popullit shqiptar. Parullë e tij historike: “O me hatër, o me luftë”! Ende, është në duart e popullit shqiptar i ndarë në disa shtete, dhe superfuqive botërore, që me shekuj janë duke bërë pazare dhe copëtuar me vite Territoret Etnike Shqiptare. Herë me “paqe”, e herë me luftë. Ndoshta, dhashtë Zoti, Sot: Ndërkombëtarët përpiqen ta përmisojnë gabimin e tyre politik historik, që e kanë bërë me shekuj ndaj popullit shqiptar.

Qesharake, ë?! Që, ende si popull shqiptarë, jemi në Robëri te “Vëllazërim-bashkimit”. Dhe, jo, në Liri, mu si ato hutat me veshë, symëshelë të dalldisur dhe arratisur pas posteve partiake, shpellave politike me shqipnjën kuqezi. Dhe, mezi prisni t’u suleni si skifterët pulave qafërjepura në mes të Lëmës.

Serbia dhe Kosova, pas disa “marrëveshjevje paqësore” politike në Bruksel dhe Ohër, para  emisonarve Evropianë, kësaj radhe me hapjen e “Urës të Ibërit”, u rrëfyen me Koronavirus dhe Pandemi politike, pa maska në politikë, dhe brekë në bythë për Ditën e Nesërme, si Dy dhitë kryeneqe partiake në vigun e lumit të Abetares ta kalojnë Lumin. Asnjëra, duke mos ia lëshuar rrugën mbi “Urën e Ibërit”. Lumit rrëmbyes malor dallgë – dallgë me shekuj. Prandaj, edhe të dyja dhitë kryeneqe, Ditën e Sotshme ranë bythekrye mes dallgëve të Lumit malor në Ibër,  Mitrovicën Shqiptare. Sipas serbëve: Mitrovicën e Veriut.

Vetëm, se: fati i këtyre Dy dhive kryeneqe dhe njerëzimit, e di populli shqptre. Nuk ranë në lumë, por në fushën e shkretuar politike. Prehërin e Bashkimit Europian, dhe miqëve amerikanë. Mos, e dhashtë Zoti në prehërin e Serbisë, dhe Rusisë. Ose, Turqisë.

Sot, i shpëtoi politika miqësore ndërkombëtare. Nuk u mbytën në dallgët politike të Ballkanit (“Buren e barotit”). Edhe, gjatë kohë do t’i përkundin në djep supërfuqitë me “lule – lale”, t’u dale gjumi.

Terrë, dhe “Liri” shqiptare. U shpartalluan idetë e tyre politike me ndihmën e Ndërkombëtarëve, edhe nga Policia e Kosovës si shtet i pavarur ende jugosllav’.

Pasqyrë politike, për ta pare veten Ditën Nesërme Shqiptarët?!…

 

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.