Nismë
Shkrimtari dhe studiuesi për letërsinë për fëmijë, Ymer Elshani, është masakruar deri në shkallë të gjenocidit nga regjimi fashist i Serbisë në Paklek të Vjetër të Drenicës me familjen e tij. Në këtë katrahurë të përgjakur e të djegur, ka shpëtuar vetëm vajza e tij, Teuta Ymer Elshani, e cila jeton dhe punon në Amerikë.
Para do kohe, ka nisur nisma që shtëpia e shkrimtarit Ymer Elshani të bëhet muze e orëve të historisë së Kosovës për Liri dhe Pavarësi dhe për brezat e rinj shqiptarë. Po në këtë nismë, do të propozojmë që të ngritet një monument i bustit të shkrimtarit Ymer Elshani pranë shtëpisë së tij në Karraticë të Poshtme të Drenicës, në shenjë nderimi e përkujtimi për jetën dhe veprën e krijimtarisë latrare për fëmijë.
Për këtë nismë, i bëjmë thirrje Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Ministrisë së Kulturës si dhe botës së bizneseve e të diasporës shqiptare nëpër botë, që të ndihmojmë ngritjen e një munumnenti të bustit në bronz për shkrimtarin për fëmijë Ymer Elshani, i masakruar me familjen e tij deri shkallë të gjenocidit nga regjimi fashist i Serbisë në Paklek të Vjetër të Drenicës.
Shkrimtari për fëmijë Ymer Elshani në një monument të bustit në bronz e meriton pranë shtëpisë së tij në Karraticë të Poshtme të Drenicës!
Çikago, më 29 dhjetor 2023
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com