Nihilizmi 1999-2025

0
Qeveria e Kosovës - Flamuri

Për të shkruar këtë opinion i kam dy motive, njëri është të përpiqem të përshkruaj madhështinë e lirisë që u fitua me 12 qershor 1999, me ndihmën madhështore të USA & GB.

Motivi i dytë është kritika për përhapjen enorme të nihilizmit dhe gënjeshtrës që bëhet nga nihilistët dhe gënjeshtarët, në media dhe biseda private.

Për të shkruar për të arriturat e kosovës në vitet e lirisë duhet të kemi REFERENCËN E KRAHASIMIT.

Pra ç’ka krahasojmë, dhe me ç’farë konteksti kohor.

Nëse kosovën e lirë të viteve 1999-2025 e krahasojmë me kosovën e viteve 1990-1999, konkludojmë se çdo krahasim është absolutisht i pakrahasueshëm, sepse në vitet e 1990-1999 në Kosovë ka qenë tmerr dhe okupim brutal që përfundoi me masakrat në vitet 1998-1999.

Besoj që referencë reale e krahasimit është se cila ka qenë situata me 12 qershor 1999 dhe çfarë u bë deri sot.

Në aspektin e të drejtave kombëtare dhe të drejtave të lirisë, konstatojmë se Kosova me 12 qershor 1999 e fitoi lirinë për herë të parë në afërsisht 600 vitet e fundit.

500 vite robërie nën otomani, dhe 87 vite robërie nën sërbi përfunduan me 12 qershor 1999.

Nga kjo ditë filloi epoka e re: rindërtimi dhe ndërtimi i vendit në liri. Për këto vite ka fakte që i tmerrojnë nihilsitët, dhe i kënaqin të tjerët.

Në kosovë janë të punësuar me dokumente zyrtare afërsisht 420 mijë puntorë dhe mbi 200 mijë puntorë të paregjistruar që krijojnë profite nga punësimi i tyre.

Kosova ka 170 mijë pensionistë. Afro 380 mijë nxënes dhe studentë.

Pas 12 qershorit janë ndërtuar mijëra fabrike private dhe biznise tjera që kalojnë investimet multi-milionëshe.

Janë rindërtuar të gjitha shtëpitë e shkatërruara gjatë luftës.

Janë ndërtuar mbi 150 mijë shtëpi të reja, dhe rreth 200 mijë banesa të reja.

Janë bërë blerje të pronës së palujtshme të tokës dhe objekteve të banimit në shumën e mbi 15 miliard eurove.

Janë ble mbi 1 milion automjete. Janë në përdorim rreth 400 mijë automjete të regjistruara. Janë në përdorim 2 milion telefona celular.

850 punkte të shitjes se derivateve bëjnë qarkullim ditor mbi 6 milion euro. Konsumimi i cigareve-kafes dhe alkoolit në baza ditore është mbi 3 milion euro.

Rreth 4 milion udhëtime turistike dhe biznisi bëhen për cdo vit në shqipëri dhe vendet tjera.

Janë ndërtuar mbi 500 hotele dhe motele, 120+ pishina.

Në rrugën 40 kilometërshe Prishtinë-Ferizaj me 12 qershor 1999 kanë qenë vetëm 5 objekte, pika të shitjes të derivateve me 35 të punësuar.

Sot në këtë rrugë janë afërsisht 2 mijë objekte të ndryshme biznisi, me afro 55 mijë të punësuar.

Qytetet që kanë ndryshuar në mënyre spektakulare janë : Prishtina, Ferizaji, Fushë Kosova, Skenderaj, Prizreni dhe Lipjani.

Janë ndërtuar afërsisht 15 mijë shitore të reja dhe 120 shopping qendra. Janë ndertuar shopping mall-e fantastike si : Prishtina Mall, Albi Mall, Royal Mall etj.

Janë ndërtuar më shumë se 9 mijë restorante dhe objekte tjera të karakterit hotelier.
Shtetasit e Kosovës kanë ble në Shqipëri banesa në vlerë mbi 50 milion euro.

U ndërtuan rrugët Durrës-Prishtinë, dhe Prishtine -Maqedoni që është një pavarësim nga rrugët tjera të vjetra, që e obligonin shtetasin e kosovës me i shfrytëzuar, sepse nuk kishte alternativë tjetër.

Pothuaj se të gjitha fshatrat kanë rrugë të asfaltuara.

Me 12 qershor 1999 ska pasë radio apo televzion. Sot ka një TV publike me katër kanale, dhe mbi 50 tv kompani private, dhe qindra radiostacione.

Poashtu kemi qasje në dhjetëra kanale të Shqiperisë. Qasja në internet është 99%.

Me 12 qershor 1999 nuk kishte media të lirë, sot janë qindra media.

Me 12 qershor 1999 nuk ka pasë mundësi për të botuar libra, sot botohen mbi 1000 libra në vit.

Gjithsesi e arritura më e madhe është se qytetarët e kosovës janë të lirë.

Por disa qytetare akoma nuk janë të lirë, sepse janë nihilistë, xhelozë, anarkistë, komunistë, që nuk e dojnë lirinë, dhe vërejnë vetëm gjëra negative duke mos potencuar absolutisht asnjëherë, as më të voglin pozitivitet të këtyre viteve të mrekullueshme të lirisë.

Xhelozët dhe nihilistët nuk e duan lirinë, nëse në këtë liri ata nuk janë protagoniste qeveritare, për shembull : nëse nuk jam ministër i punëve të jashtme, atëhere nuk më duhet kjo liri.

Nëse nuk jam kryetar i Kosovës, nuk më duhet kjo liri.

Nëse dikush ndërton banesa 20 katëshe, dhe unë nuk jam ai që ndërton një të tillë, nuk më duhet kjo liri.

Nëse shumica kanë vetura, celulare, shtëpia, banesa, nuk më duhet kjo liri.

Nëse cdo njeri ka mundësi të bëhet këngëtar, shkrimtar, profesor universitar, aktor, ambasador, turist….etj, nuk më duhet kjo liri.

Nihilistët dhe xhelozët poashtu e shfrytëzojnë lirinë në mediat e tyre, të përhapin nihilizmin dhe xhelozinë e tyre, duke madhëruar edhe kohën e okupimit.

Por liria e shprehjes duhet respektuar.

Egërsirat nihiliste, xheloze, duhet trajtuar si egërsira që kanë lindur në burg-kopsht zoologjik, dhe kur u liruan, nuk po ju përshtatet liria.

Egërsirat nihiliste shprehin “brengën” për klasën puntore, bujkun, varfërinë, barazinë sociale, e më së shumti bëjnë propagandë për njerëzit që kanë krijuar kompani të mëdha, dhe të gjitha cilësohen si kompani të krijuara nga hajnia, që nuk është e vërtetë.

Nihilistët dhe xhelozët nga pa-aftësia të jenë ndërrmarrës në biznis, ofendojnë, trillojnë kundër bizniseve.

Arritje e madhe e lirisë është edhe rritja e numrit të banorëve që dolën të jetojnë në qytete duke i lëshuar fshatrat.

Numri i popullatës urbane tani është afërsisht 80% që është mbi mesataren europiane. Shumë fshatra janë zvogëluar me banorë, dhe disa janë pa banorë, që don të thotë se banorët e kanë kuptuar se qyteti ofron më shumë mundësi se fshati.

Pra është përshpejtuar një proces i kalimit nga fshati në qytet, i cili proces  ka qenë prezent gjithnjë, sikurse në tërë planetën, por pas lirisë të vitit 1999, ky proces u zhvillua me një ritëm më të shpejtë.

Nihilistët dhe xhelozët këtë proces e vlerësojnë të gabuar, sepse nihilstët dhe xhelozët, e kaluan këtë proces një apo dy-tre decenie më heret.

Xhelozët dhe nihilistët nëpër mediat e tyre, akoma bëjnë lajme ku “vajtojnë” shpërnguljen e qytetareve nga fshati në qytet, duke e cilësuar si proces negativ.

Kur nihilstët dhe xhelozët janë shpërngulë nga fshati në qytet, procesi ka qenë pozitiv.

Nihilstët dhe xhelozët janë mosmirënjohës ndaj SHBA-së që e çliroi kosovën.

Amerika në luftën e dytë botërore e çliroi tërë evropën, e cila evropë pa ndihmën amerikane do të binte nën okupimin ruso-komunist.

Ka pasë raste kur nihilistët komunistë e kanë cilësuar prezencën amerikane në kosovë si imperializëm kapitalist!

SHBA deri sot për lirinë e kosovës bëri shpenzime si vijon:

12 MLD$ kushtoi operacioni ushtarak 78 ditor në vitin 1999.

Operimi 26 vjeqar i prezencës amerikane si mirëmbajtëse e lirisë, kushtoi deri me sot rreth 44 miliardë $.

USAID shpenzoi për grante ekonomike afro 4 miliardë $.

Anarko-komunistët dhe xhelozët e quajnë prezencën AMERIKANE në kosovë si imperializem, apo edhe me poshtërsisht si okupim.

Por liria dhe madhështia e lirisë është realizuar edhe për këto egërsira.

Liria fizike fitohet mbrenda një dite.

Kosova ka qenë e okupuar për 600 vite deri me 11 qershor 1999, dhe një dite më vonë, me 12 qershor 1999, e fitoi lirinë fizike.

Liria mendore nuk fitohet për një ditë, sepse shumë nihilistë, xhelozë dhe komunistë akoma janë në burgun mental, dhe liria nuk po ju konvenon, sepse në liri të gjithë janë të lirë, ndërsa në okupimet e mëhershme disa të privilegjuar kanë menduar se janë të lirë, dhe më të barabartë se tjerët.

Besim Prishtina

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.