Zymer Mehani
Të nderuar bashkëkombës,
Duhet ta dimë se e ashtuquajtur Gjykata Speciale (madje edhe e Republikës së Kosovës) me seli në Hagë nuk është formuar për të ndarë drejtësi, por për të bërë padrejtësi ndaj një populli të vogël, të shtypur, të vrarë e të prerë nga barbaria serbomadhe për një shekull e më tepër. Kjo pseudogjykatë don ta dënojë guximin e shqiptarëve të Kosovës që shpërthyen në kryengritje për liri; don ta dënojë heroizmin e paparë të familjes Jashari, që për lirinë e Kosovës dha 56 anëtarë!… Ajo don t’i dënojë edhe ato viktima (pleq, gra e fëmijë), që pësuan në masakrat e kryera nga forcat paramilitare, policore e ushtarake serbe anekënd Kosovës!…
Ushtria Çlirimtare e Kosovës është ëndrra jonë 2000- vjeçare, mburoja jonë legjendare dhe vetë dielli ynë. Çdo pjesëtar i saj shëmbëllen në një yll të ndritshëm të qiellit të atdheut tonë. Të mos garrojmë se drejtësia absolute është vetëm drejtësia hyjnore, ndërsa Pseudogjykata Speciale është vetë djallëzia njerëzore, turpi i Europës dhe i shekullit….
Mund të bëhen gjykime të padrejta, por liria e një kombi s’mund të vritet as të vdesë, e aq më pak të ndalohet me akte joparimore…