Ne u deshëm

0
134
Leonardo Nika

Ne u deshëm dhe akoma duhemi përsëri
Kot shtiremi sikur nuk duhemi por ende ndjejmë dashuri
Kot shtiremi që njëri tjetrit nuk i interesojmë
Por fotot e njerit tjetrit prapë i shikojmë

Në trotuar kur ne kalojmë
Bëjmë gjesme sikur njëri tjetrin s’e shikojmë
Dy jemi jemi aktorë talentuar
Por me njëri tjetrin jemi të dashuruar

Ndjejmë aq për njëri tjetrin dashuri
Prapë për për njëri tjetrin interesohemi në fshehtësi
Nuk marrim guximin që të bashkohemi
Afër jemi dhe reallë takohemi

Dashuria do guxim dhe jo aktrim
Kështu më thotë shirti im
Kështu të jetë dhe për ty
Që të mos kemi lot në sy

Po marr guximin të të them të dua
Të njëjtën gjë të më thuash dhe mua
Njëri tjetrin të dashurojmë
Dhe diellin dhe hënën ta rrëzojmë

Autori i poezisë (Leonardo Nika)
(Datë 2 Janar 2024)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.