NDAHET NGA JETA MËSUESI JUSUF KRASNIQI

0
Death sign
Vector illustration, Black awareness ribbon isolated on a white background. Mourning and melanoma symbol. Terrorism and death symbol.

Sadri Rexhepi

Kumti i hidhur për ndërrimin e jetës së mësuesit Jusuf Krasniqi, ishte dhembje e thellë, jo vetëm për familjen e tij, por edhe për gjithë trupin arsimor që e njohën ate, posaçërishtë për nxënësit me të cilët punojë ai më se 42 vite në frymëzimin, edukimin dhe arsimimin e tyre në Shkollën e fshatiti të lindjes dhe në shkollatë tjera ku punonte ai si Shkolla Iliria,Shkolla e gjelbert etj deri në pensionimin e tij.

Dhimbja per mikun tim ishte e madhe aq më teper kur mora vesh se vdekja e tij kishte ndodhur tragjikisht në një fatkeqsi komunikacioni. Meqrnëse lajmin per vdekjen e Isufit e mora me vonesë me 6.03.2025 prandaj nuk mora pjesë as në vorrim per të hedhur dy grushta dhe mbi varrin e tij dhe as per kryeshnosh.Së këndejmi, e thirra një të afermin e Isufit, i cili me njoftoi me detajisht lidhur me vdekjen e Isufit.

Mësuesi Jusuf Krasniqi u lind në fshatin Grashticë, ku mbaroi shkollën fillore, ndërsa shkollën e mesmen Akademinë Pedagogjike në qytetin e Prishtinës. Studimet i kreu në SHkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës degen e mësuesisë pa shkeputje nga puna. Jusuf Krasniqi për rreth 4 dekadave bëri përpjekje për edukimin dhe arsimimin shumë gjeneratave të reja. Ai ishte i perpikt si mësimdhënës në kohë për orë mësimi.

Ishte i respektuar nga nxënësit dhe prindërit e tyre. Punën e tij në arsim e veconte disiplina, vullneti dhe qëndrimi i fuqishëm. Gjithnjë arrinte rezultate të dëshirueshme me nxënësit. Bente pjesë në radhën e mësuesve më të mirë në të gjitha shkollat ku ka punuar. Për këtë arsye shpesh herë është dekoruar me mirënjohje të larta.

Në vitet e 90-ta Jusufi ishte activist i shquar në aktivin e fshatit Grshticë dhe përfaqsues i fshatit në nëndegen e Lidhjes Demokratike të Kosovës që përfshinte atë pjesë të Gallapit. Edhe gjatë luftës familja e tij ishin shumë aktive dhe e ndihmuan luftën në të gjitha mënyrat dikush me pushkë e dikush në logjistikë.Gjatë luftës Jusufit iu vranë dy vëllezer kurse pas luftës një vëlla i vdiq nga pasojat e luftës.

Mungesa e mësuesit Jusuf Krasniqit do të jetë zbraztësi e madhe për familjen dhe rrethin shoqëror.
Qoftë i paharruar kujtimi për mësuesin Jusuf Krasniqin.

Prandaj, e nderuara Familja Krasniqi!
Në emër të familjes sime, në emrin tim personal dhe të kolegëve arsimdashesë, ju shprehim ngushëllimet tona të thella për vdekjen e z. Jusuf Krasniqit:

Ju bëhuni të fortë, sepse dhimbjen e kemi të përbashkët.
Perëndia e shperbleftë me Parajsë!
Zoti ju lashtë shëndoshë!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.