Mosmirënjohja s’ka kufi

1
Leonardo Nika - me syze

Na vjen mirë që u pasuruan
Po pse nga ne u larguan
Kur ishin në varfëri
Rrinin si skutha si ai muti në shi

Kur kishin nevojë iu gjëndem pranë
Tani na e kthejnë kokë menjëanë
Na thonin të kam mik të kam vëlla
Sot nuk kam bukë të ha

Qindarkën e fundit me ata e ndamë
Vetën pas dore për ata e lamë
I ndihmuam me sa patëm mundësi
Por mosmirënjohja s’paska kufi

Por kur ca njerëz pasurohen
Nuk ndryshojnë por zbulohen
U del në dritë surrati i vertetë
Që rrini të fshehur por si retë

Bëj nder dhe askush s’ta di
Por ta di veç ajo perendi
Por kush e di si e sjellë jeta
Mbase një ditë do tu boshatiset kuleta

Ndaj nesh do të vijnë prapë si era
Por s’kanë shance tu hapet më dera
Ndoshta do të bëjnë sikur u penduan
Por ne nuk harrojmë se si u larguan

(Autori i poezisê)

(Leonardo Nika) (Datë 13 korrik 2024)

1 KOMENT

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.