Integrimi i minoriteti serb që po ndodhë, nënkupton mos formim të Asociacionit

0
Ura e Ibrit

Skënder MULLIQI

Mjaft gjatë u tolerua politika dyftyrëshe e Aleksander Vuçiqit, veçmas kur bëhët fjalë për procesin e ngecur të dialogut. BE-në presidenti serb po e shfrytëozn mirë për donacione të majme, kurse Rusinë për ti arritur objektivat politike pushtuese, në projektin fashizoid për Serbi të Madhe, apo të një mini Jugoslavie. Për këtë qëllim edhe u mbajtë në Beograd tubimi Gjithëserb kleornacionalist. Krahas zhvillimit të dialogut për këto 12 vite sa është Vuqiq në pushtetin e Serbisë, më gjitha forcat është duke bërë opstrukcione të ndryshme politike të përfiton në kohë dhe në mundësinë e ndërrimit të konstelacioneve politike në Evropë dhe në Amerikë.

Bisedimet nuk sollën asgjë në synimin për normalizim të marrdhënjëve se Serbia nuk po i heq nga agjenda pushtimet territoriale ndaj fqinjeve dhe Kosovës, duke bësuar në dihmën e Rusisë. Ky synim serbomadh u sforcua shumë në dy vitet e gjysmë të fundit, kur Putin bëri invazion ushtarak në Ukrainë. Gjithë kohën sa u zhvilluan bisedimet Kosovë-Serbi, presidenti serb, i shfrytëzojë këto që më kërcënime të destabilizojë Kosovën. Ndodhën shumë incidente më përmasa tragjike në veri të vendit të sponzorizuara nga bandat e strukturave paralele serbe, në krye më Listën Serbe dhe krerët e saj, Rakiq, Veselinoviq dhe Radojqiq.

Këta terroristë më bandat e tyre, provokuan gjendjen ne veri më incidente të deri të akti terrorist në Banjskë, i cili ende nuk mori epilogun e pritur të ndëshkimit të regjimit të Vuqçiqit,ku pa direktivat e tij, nuk ka pasur gjasa as teorike të futet banda terroriste në mbrendi të vendit prej 30 vetave apo më shumë, më gjithë atë arsenalë të sokfistikuar armatimi. U formua një komision nga BE-ja, por deri më tash pa ndonjë rezultat konkret. Këtyre ditëve edhe u ngritë një aktakuzë nga organet tona që është një punë e mirë, por zor të besohet së Vuçiqi i cili mbanë lidhje të ngushta më Radojqiqin të dorëzon ate organeve tona të shtetit.

Nuk e bënë dorezimin se prapa aktit në Banjskë fishhet ai vet, dhe për faktin se në preabulën serbe kushtetuese, Kosova figuron si pjesë e Serbisë. Koha do të tregojë se qfarë zhvillmesh do të kemi në këtë drejtim. Të gjitha këto dhe proklamimi i fundit 7 pikësh nga presidenti serb, i cili i nxori serbet nga të gjitha instituticonet e shtetit të Kosovës, ka bërë që te kemi trajektorën më rënese deri më tash, të Serbisë dhe të Kosovës. Nëse Beogradi përmes Asoccaionit famoz po kërkon ndarje etnike të Kosovës, Prishtina zyrtare ka treguar vendosmëri që nuk mund të tolerojë këtë, dhe asnjë status kuo politike, më tentimin serb për të krijuar gjoja fakte të reja në terren më lojërat politike të shekullit të kaluar.

Qeveria e Kosovbës shtriu pëer herë të parë sovranitetin ne veri të vendit, që është edhe në të mirën e minoritetit serb. Integrimi i minoritetit serb, nenkupton mos formim të Asociacionit.Kthimi në institucione të serbëve mund të behët vetëm më ligjët dhe kushtetutën e vendit, e jo me direktivat e proklamuara të Vuçiqit. Prandaj, Kosova nuk do të ulet në tryezën e bisedimeve dhe të negociojë gjëra të tilla ndërhyrëse në Kushtetuen tonë. Përshkallëzimi i fundit i tensioneve paraqet një pengesë serioze për çdo vazhdim të dialogut të jo sinqertë deri më tash, nga ana e Borrellit, Lajqakut dhe Eskobarit, por se fundi edhe të Makronit.

Nëse vazhdohet dialogu siq edhe kërkohët vazhdimisht nga BE dhe Amerika, kërkësat primare e palës të Kosovës duhet të jenë pranimi pa kushte të pavarësisë të Kosovës, pranimi i marrveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit ,nga Vuqiqi, dhe të dialogohet vetem për çështje teknike. Nese ky proces vazhdohet më agjenda të stërvjetëruara dhe më anime nga Serbia, e një regjimi më kriminelë të luftës, negociatat nuk do të gjejnë asnjë zgjidhje për normalim të marrdhënjëve, që do të ndikonte në sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.