Ideologjia Pansllave në Evropë dhe në Ballkan

0
Vuçiq - Putin

Skënder MULLIQI

Zhvillmet në Evropë kërkojnë një mirëkuptim më të madh, të paanshem dhe efektiv.Për avansim të proceseve te stagnuara nga burokracia evropiane, pas zgjedhjeve në BE-, kërkohët që në krye të kësaj strukture të vijnë njerëzit e përgjegjshem, njerëz të rëndësishem për të ardhmën po aq të rëndësishme. Proceset pozitive mund të zgjasin më dekada, ndërsa vendimet e gabuara politike mund të merren sa ora. Në mozaikun e keq të politikës, kemi një grup sharlatanësh të politikës të dalë nga anonimiteti, në krye më Putinin në Rusi dhe Vuqiqin në Serbi, të cilët po propagandojnë së bashku më shtypin e tyre gebelsian së Rusia do të fiton luftën në Ukrainë, ku sipas tyre do të arrihet një lavdi e re. Rusia kreu agresion të paligjshem kunder Ukrainës sovrane më 24 shkurt 2022.

Nga kjo kohë në Serbi është sforcuar politika e radikalizmit nën ndikimin e propagandës ruse. Këtë shtet e ka vërshuar genjështra, manipulimi dhe për qudi thuhet së afër 80 përqind të serbëve i besojnë ato. Kjo tregon së sa më shpejtësi ka depërtuar propaganda shumë e rrezikshme ruse për rajonin në Serbi, dhe në vendet tjera aty ku ka serb. Pse të shumica serbe ka dëpërtuar propaganda ruse më aq brutalitet? Kjo mund të shpjegohet edhe nga faktet historike, se serbët rusët i konsiderojnë vëllezër. Pastaj, orjentimin prorus të shumicës serbe duhet të këtë një arsye për të shpjeguar. Këtë llojë të supremacisë në realicion më politikën perëndimore, e cila edhe pse shumë po investion në Serbi, propaganda ruse po është dominuese.

Kjo për një shtet normal dhe demokratikë është marrezi banale. Tjetër, kur jemi këtu. Rusinë dhe Serbinë i bashkon ideologjia për dominimin Pan sllavistë në Evropë dhe në Ballkan. Këtë po e pretendojnë hapur Putin dhe Vuqiq përmes ideve fashiste të ”botës ruse” dhe të “botës serbe”. Nëse Serbia do të pëfitonte diqka nga invazioni ushtarak rusë në Ukrainë, dy vjet janë një periudhë mjafte e gjatë, që të shoh së Serbia nga Rusia nuk ka asgje. Zatën zhvillimet e luftimeve flasin së Rusia çdo ditë e më shumë është duke pësuar humbje. Rusia ka menduar së agresioni kunder Ukrainës do të qon në shembjen e NATO-s dhe BE-së. Rusia sipas shumë ekspertëve ushtarakë nuk ka forcë lufte, dhe deri në fund vit do të jetë vështirë për ta.

Kur më luftë Rusia është duke tentuar realizimin e idesë të gjithë rusët në një shtet, në anën tjetër Serbia, po përgatitet që më ndonjë invazion të mundshem ushtarak të ndërhyn në veri të Kosovës, për ndarjën e saj.Koncepti i vjeter politik serb, për zgjerim territorësh, vazhdon më pretendimet territorial edhe ndaj BH dhe Malit të Zi. Sergej Lavrov famëkeq, sipas politikës së vjeter espansioniste Pan sllave, kishte dërguar një letër tubimit Gjithë serb në Beograd. Në fjalimin e tij propagadistik, ai tërhoqi vëmendjën kur tha” së rusët së bashku më popullin serb duhet të krijojnë një rënd të ri botëror”.

Dhe fjalimi i presidentit serb, Aleksander Vuqiq pas shënimit të 29 vjetorit të Masakrës të Srebernicës, kur tha së “ shtetet e rajonit dëshirojnë konflikte dhe intervenim të NATO-s, për asgjësimin e Serbisë”. Këtu Vuqiqi ka menduar më shumë në paralajmërimin që i erdhe Serbisë nga presidenti amerikan, Joe Bajden. Por, qenësorja e kësaj qëndron në faktin së presidenti serb, qartazi e shpesh ka vu në dukje pozicionin e Serbisë për deastabilizim të Ballkanit, veqmas të Bosnjes dhe të Kosovës.Vuqiqi më këtë rast përmend luftën, të cilën gjoja nuk e dëshiron, e në të vërtetë gjithë kohën e mendon dhe planifikon luftë të re në Ballkan, në të cilën luftë do të shkatërrohej vetë siq e ka thënë në këtë kontest, presidenti amerikan, Joe Bajden…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.