
Arben Çokaj
Nëse Rama e tall dhe e injoron opozitën, siç tall e vjedhë këtë popull, ai mund ta mbajë pushtetin si Erdogani e Vuçiqi, por e sigurtë është, nuk hyn në BE. Qëllimi i Ramës nuk është të futet Shqipëria në BE, por që ai të fitojë zgjedhjet. E kjo e bën pasaportën e tij europiane, një premtim të rremë!
Vendet anëtare të këtij Bashkimi Europian, janë vende demokratike, që janë të afta të bëjnë zgjedhje të lira e të ndershme, dhe për më tepër të pranuara nga opozita.
Një ndër parimet themlore të BE-së është edhe dakordësia mes dy krahëve të politikës në një vend demokratik. Duhet pra si pozita e si opozita të jenë pro për të hyrë në BE, të pranojnë e zbatojnë lergjislacionin e BE-së dhe të plotësojnë kushtet e kërkuara për t’u pranuar si vend anëtar, nga 27 vendet e tjera anëtare të Bashkimit Europian.
Tani ku është gabimi i Ramës me BE-në?
1. Se ai nuk e ka seriozisht anëtarësimin në BE, po e përdor si slogan në fushatë, pasi iu dogj karta amerikane, i ka mbetur vetëm bq Grenelli atje në administratën e Donald J. Trump. E kështu e nxorri nga xhepi idenë tani pas 12 vjetësh në pushtet për anëtarësim në BE.
2. Po e personalizon BE-në, po bën sikur vetëm ai e askush tjetër nuk na futë në BE. Rama mund të jetë i dobishëm me kontaktet që ka, por kjo nuk dmth. se BE na pranon ne, nëse ne nuk i plotësojmë kushtet e kërkuara, pra, nuk na pranojnë për hir të Ramës. Kështu që protagonizmi i Ramës bie dhe është edhe i dëmshëm.
3. Kosova një shtet më i ri se Shqipëria është e aftë të organizojë zgjedhje të lira e të ndershme dhe të pranuara nga palët. Shqipëria, që më 1996, kur i vodhi Saliu, nuk është në gjendje më të organizojë zgjedhje të litra e të ndershme, se vjedhin të dyja palët, e pra ky është një kusht i paplotësuar për të hyrë në BE. Pa zgjedhje të lira e të ndershme e të pranuara nga palët, të pakontestuara, nuk mud të hysh në BE. A e more vesh o Rame, e ju tjerët?
4. Rama që në fillim të fushatës ka hapur një parabolë, opozita është këneta, e kryetari i PD-së, Saliu – bufi i saj. Dhe tallet përditë me bretkocat e zhapikët e kënetës, gau, gau… Ramës i duket se i rri mirë fabula, po tallet me opozitën, po bën ironi e sarkazëm e këtë e quan zgjuarsi. Por është gabim, o Rame, se pa pranimin e zgjedhjeve nga opozita, nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme, nuk plotësohet pra, një nga parimet themelore, që duhet për të hyrë në BE. Atëherë Ramë, o Rame, pse po tallesh me opozitën, kur pa dhënë ata OK, ti hyn leshtë në BE?! Vetëm je duke e rrejtë këtë popull kot…
5. Është më mirë të merren gjërat seriozisht. Të dyja palët pozitë e opozitë bien dakord, të mos i vjedhin votat, të mos i blejnë ato, të mos i manipulojnë, të mos i përdorin fondet publike dhe administratën në proces zgjedhor, të mos bëjnë presion e lista për të marrë vota, etj. etj. pra, të mos i thyejnë ligjet e Kodit Elektoral të Republikës së Shjqipërisë dhe të fitojë ai që votohet nga populli, e kështu edhe opozita i pranon zgjedhjet. A nuk është kjo më e mençur e më mirë, o Rame? 7×7=313.
Pse u dashka more të inkriminoheni?! Bini dakord e kush nuk i rri marrëveshjes, të përballet me drejtësinë, me SPAK-un. Nuk jeni fëmijë që silleni si infantilë! Apo kriminelë?! Rrituni! se keni 35 vjet që merreni me politikë në Demokraci!
Pastaj për fund, Rama rren. Pasaporta e BE-së nuk të jep mundësi të keshë sigurime shëndetësore në secilin vend ku udhëton, nëse ato sigurime nuk i paguan në Shqipëri, e që mbulojnë edhe për në vendet e tjera të BE-së. Deri sot shqiptarët as kanë sigurime shëndetësore efektive, pas 12 vjet qeverisje të Ramës, e nuk kanë as shërbim shëndetësor funksional, ende u duhet shqiptarëve të paguajnë nën dorë për të marrë shërbimin shëndetësor, i cili në shumicën e rasteve nuk është në nivelin e duhur.
Tani se si do Rama në këto 4 vjet t’i ndryshojë gjërat me urdhër të pleshtit kaq drastikisht, kjo duket e pabesueshme. Rama në vend që të bëjë një ekonomi shqiptare efektive, ku shqiptarët të kenë mundësi ta sigurojnë jetesën në Shqipëri – se nuk ka vend të varfër, por ka vend që menaxhohet keq, aq më tepër Shqipëria me gjithë këto pasuri që ka – është kthyer si zakonisht e si kanë bërë gjithmonë liderët shqiptarë, është kthyer në lypsar fondesh nga BE etj., e ato fonde i merr dhe i ndan me miqtë tij, ndërsa populli merr leshtë. “Nuk mbahet shtëpia me miell hua” – thonë. As Shqipërinë, po nuk e mbajmë ne, nuk na e mbajnë të tjerët. O mentalitet skllavi e lypsari. Duhet ta mbajmë vetë! E mundësitë i kemi.
I nderuari Arben Çokaj!
Publikimet e juaja nxisin këreshërinë e lexuesit që, përveç se t’i lexoj, edhe t’i rilexoj, ngase
ju me to e qëndisni (si në gjergjef) portalin FL, dhe të jap koment.
Edhe pse shkrimin e titulloni “Gabimi Ramës në BE-në”, ju i numërroni edhe shumë gabime tjera dhe, përveç kësaj, e këshilloni – udhëzoni si të veproi.
Ju lumtë për një shkrim të guximshëm!
Komenitn po e përfundoj me këto dy mendime:
1. Mendjemadhësia dhe padituria janë kushërira (familjarisht të afërta);
2. Forca pa dituri, rrëzohet nga vet pesha e saj.
*
IMH