TEMA, 6 MAJ 2022
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka diskutuar pasditen e sotme për procesin e votimit për Kryetar të Këshillit Kombëtar dhe procesin për zgjedhjen e presidentin e ri.
Gjatë fjalimit të saj, Rudina Hajdari tha se dëshiron që Këshilli Kombëtar i PD-së të kthehet në një organ të lartë dhe kryesor të Partisë Demokratike.
Hajdari bën thirrje që t’i jepet fund kryetarokracisë. Ndër të tjera, Hajdari tha se nuk do të largohet më nga PD dhe se nuk do të ketë më asnjë njeri që do ta përjashtojë atë nga Partia. Ajo u shpreh e penduar që la mandatin e PD-së në të kaluarën.
“Ta kthejmë Këshillin Kombëtar në organ të lartë. Duhet të kemi përplasje argumentesh. I ftoj të gjithë anëtarët e Keshilli Kombetar të mbajnë këtë qendrim dhe të japim mendimin tonë për vendime të ndryshme që do të merren në këtë këshill.
Ndaj ajo çka ka ndodhur më përpara që shumica e anëtarëve thjesht kanë ngritur dorën, nuk kanë marrë vendime të rëndësishme në këtë sallë. Sot është koha që të shikojmë njëri tjetrin në sy. Këshilli Kombëtar duhet të jetë organi më kryesor i PD.
Do doja shumë ta përdornim këtë këshill që ta kthejmë PD në partinë më kryesore në këtë vend. Për një të ardhme drejt perëndimit. Ti japin fund kryetarokracisë. Nuk do ketë njëri që do të më përjashtojë më nga kjo sallë. Është faji im që pranova përjashtimin e ish-liderit. Këtu do rri bashkë me ju dhe kështu duhet të jetë betimi i të gjithëve prej jush”, u shpreh Hajdari.
Kujtojmë se pas miratimit të rezolutës për zgjedhjen e presidentit të ri, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike është duke votuar për kryetarin e ri të këtij institucioni.
Të gjithë anëtarët i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur një nga dy emrat, Edi Paloka dhe Eleina Qirici.