Çfarë ndodh me një popull që humb besimin te të gjitha autoritetet? In memoriam, 10 vjet pa Arbën Xhaferin

0
Arben Xhaferri

Dita, 15 gusht 2022

Nëse Arbën Xhaferi do ishte amerikan, gjerman apo francez, ai do ta kishte pushtuar botën me diplomaci, por për fat të keq kjo figurë i përket një populli shumë të vogël”.

Kjo shprehje e ish-presidentit italian, Napolitano, jep vetëm një copëz të asaj që bota shqiptare e akademizmit dhe politikës humbi 10 vjet më parë në 15 gusht 2012.

Arben Xhaferri

Sot mbushet një dekadë nga mungesa fizike e dijetarit frymëzues, Arbën Xhaferi. Ai njihet për shumëçka, më së shumti si politikan e drejtues i PDSH në Maqedoni, por një nga pasuritë që la trashëgim janë sentencat e tij filozofike, disa prej të cilave janë sot më aktuale se në kohën kur jetoi dhe i tha.

Si një vizionar, para dhjetë e më shumë viteve ai na rikujton rëndësinë e lirisë e cila është kaq e keqkuptuar sot; rëndësinë e demokracisë e cila thuajse nuk ekziston.

Mjerisht, demokracia vetvetiu nuk e sjell lirinë, por liria hap shtegun për paraqitjen e demokracisë” – shkruante Arbën.

Ata që erdhën në emër të lirisë e demokracisë dhe na e vodhën atë me një formë ndryshe, janë sot shumë më të dukshëm për ne të tjerët, viktimat e mashtrimit të disafishtë. Shumë më të dukshëm se asokohe kur Arbëri e shkruante dhe e përcillte.

Një popull që humb besimin te të gjitha autoritetet, siç ka ndodhur me shqiptarët, e vë në dyshim qënien e vet, humb vetëbesimin, rezistencën ndaj asimilimit, kështu që përbuzja e vetvetes shoqërohet me adhurimin e tjetrit” – shkruan Arbën në një nga librat e tij.

Dhe nuk thua dot që s’e ka përmbledhur mirë të sotmen tonë identitare, dëshpëruese…

—–

Pjesë e një portreti botuar sot në DITA.
Mund të lexohet i plotë në versionin print të gazetës.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.