BËJNË THIRRJE PËR LARGIM NGA SHQIPËRIA…

1
Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj

Blendi Fevziu dhe Saimir Kodra (në foton lart) – dy figura të njohura të ekraneve shqiptare, që kanë bërë miliona në Shqipëri, u kanë sugjeruar fëmijëve të tyre, që të ikin nga vendi, të jetojnë diku jashtë. Dhe kjo tendencë bëhet moderniste, derisa ta zbrazim këtë vend, si dikur në kohën e Zogut, të mbesin vetëm 800 mijë banorë.

Një koqevar bën nga ana tjetër reklamë për plazhet e turzmin në Greqi, që është dy herë më i shtrenjtë se në Shqipëri, ndërsa Shqipërinë e shajnër e sulmojnë, i bëjnë anti-reklamë, që plazhet shqiptare të mbesin të zbrazëta…

Fevziu mashkull është, por me ndjenjat feministe të Zana Avdiut, i thotë vajzës së tij, se shoqëria shqiptare është maskiliste, gjej një burrë të jashtëm, (të butë e pervers, qoftë edhe homo), por mos u kthe në Shqipëri. Nuk ka faj, ia ka marë e shoqja unin, dhe ka edhe dy vajza, e feminizohet… (Sipas Frojdit, që nuk dinte gjë.)

Kush ka përgjegjësi për ta bërë këtë vend? A e keni dëgjuar Fevzon tek e përkrahë fenë islame? Inshallah bën sa herë… Madje në Stamboll me të atin, kishte bërë edhe një foto para xhamisë. E maskilizmin në Shqipëri, sipas letrarit e shkrimtarit Fevzo, kush e sjellë?

E mbushën vendin me xhamia këta spurdhjakë, në emër të lirisë fetarem, e Shqipëria shurdhohet përditë nga piskamat arabe, pastaj habiten me rezultatin: uuuaaaaa qenkemi shoqëri maskiliste?! Habi e madhe! Si ka mundësi?! Po hiqi more hajvvan shkaktarët e maskilizmit, se ndryshe, atë që ke mbjellë edhe do të korrësh. A kaq të pa tru qenkeni? Nganjëherë Arian Çani i thotë gjërat më drejtë se ju!

Nëse ne të gjithë, që kemi një ndikim publik, dikush më shumë e dikush më pak – shën Pal Gjatoja më shumë, kuptohet – nuk përpiqemi ta bëjmë këtë vend të jetueshëm për shqiptarët, duke larguar ato gjëra që e ndikojnë shoqërinë për keq, por i ngarkojmë barrën e feve pushtuese, që na kanë shembur e pjerdhur si shoqëri, atëherë, pse habitemi me rezultatet dhe transformimin shoqëror për keq, që marrim?

Ne vetë po e lëmë islamin të dominojë, e përveç traditës shqiptare të burrit dominant që mban familjen, islami kultivon edhe maskilizëm. Dhe ja ku jemi, vendi bëhet gradualisht i pasigurtë dhe i padëshiruar për të jetuar në të… bëhet maskilist gjithashtu.

Prandaj të mos zgjedhim rrugën e lehtë për ta lënë këtë vend, se kur shkojmë në vendin tjetër, nuk e gjejmë më mirë, dhe nëse e gjejmë më mirë, nuk është vendi ynë, por të zgjedhim rrugën e transformimit të Shqipërisë në një vend të jerueshëm për shqiptarët, e jo të kultivojmë rrena, hajni e iluzione, ku lulëzon kriminaliteti i shumëllojshëm, se kështu po mbetemi graduelisht pa atdhe. Po e humbim vendin tonë, e kjo nuk na falet.

E kur ta humbim atdheun në tokën tionë, do e kërkojmë si hebrejtë, por nuk kemi për ta gjetiur më. Do të jetë tepër vonë… Mbajeni mend këtë, ju që keni mend! Për ta bërë Shqipërinë me 3.3 milion banorë (që duket se nuk do të jemi kurrë më), Enveri bëri krime, dënoi e vrau njerëz, na izoloi. A mos duhet një diktaturë për shqiptarët, që të edukohen? Se sikur janë hallakatur njerëzit deri në vetë-destruktivitet.

1 KOMENT

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.