Skënder MULLIQI
Ndëgjuam tashmë për shumë vite retorikën e BE-së, për ofertën e hapuar të përspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo ofertë duket bajate se proceset për inkuadrim po shkojnë shumë ngadalë dhe po kemi kushte pas kushtëve nga struktura më e madhe politike evropiane për këto shtete. Çdo retorikë është e mirë, nese ka përmbajtje. Nese ka seriozitet në gjithë këtë muhabet për zgjerim të BE-së, më shtetet ballkanike, ateherë edhe komunikimi duhet të jetë ndryshe, më i afërt për të qenë produktiv. BE-ja po perdorë politikën herë nxehtë e herë ftoftë, e kjo e fundit është politikë përjashtuese ndaj Ballkanit. Nese vazhdohet më vonimin e proceseve popujtë e rajonit do të ndihen të demoralizuar dhe do të ndahen mendimet ndërmjet botës perëndimore dhe lindjës, kur dihet së ndër shekuj Ballkani ka qenë Perëndimor.
Kosova ishte shumë afër të bashkangjitet në Këshillin e Evropës, por në momentet e fundit Franca e Makronit ishte ajo që e përjashtojë nga loja politike Kosovën. Ai u takua më Vuçiqin paraprakisht dhe kjo duket që vendimtare që mos të bëhëmi pjesë e kësaj shtrukture te rendësishme evropiane. U vu kusht formimi i Asociacionit famoz për komunat më shumicë serbe. Politikat mos përcaktuese të BE-së dhe jo unike kur bëhët fjalë për zgjerim, kan bërë që kjo strukturë edhe të humb seriozitetin e saj. Të flasim në vazhdim të këtij shkrimi, se si BE-ja, përkrahu shumë në procesin e bisedimeve Serbinë, e Aleksander Vuçiqit edhe pse ai nuk përmbushi zotimet e marra nga marrveshjët e Brukselit dhe as aneks marrveshjën e Ohrit të planit franco- gjerman për paqe.
Sikur BE-ja përmës ndërmjetësve të saj në bisedime, Lajçak dhe Borrell ishin të interesuar më shumë që Serbia të afrohet për tu bërë pjesë e saj, së sa për Kosovën e cila përjetojë gjenocid dhe etnocid nga fashizmi serbomadh i Millosheviqit por edhe Vuçiqit. BE-se ju bashkangjitë edhe Eskobar, i cili së bashku më Borellin dhe Lajçakun, në vend që të dënojnë aktet brutale të strukturave paralele kriminale serbe në veri, të dirigjura nga Beogradi zyrtar, të gjithë fajin ja faturuan Kosovës, e cila ende po mban mbi supe padrejtëishtë masat e embargos ekonomike dhe politike. Po e dëshmon koha dhe faktët se presidenti serb, nuk është gje më shumë se një kriminel lufte, i cili po shkakton tensione në rajon për ripushtim të tokava shqiptare dhe të tjerëve.
Fakti tjetër se më Vuqiqin as që është dashur ndonjëherë të bisedohet për normalizim të marrdhënjeve është se Vuçiqi dhe Radojqiqi, ndërmorën dy sulme terroriste ndaj Kosovës ne veri-rasti terrorist në Banjskë dhe shëmbja e kanalit po ashtu në veri. Që të dyja rastet nga BE-ja u dënuan vetëm verbalisht pa ndërrmarrë masa konkrete që Sebria të dënohet për veprimet destabilizuse subversive në Kosovë. Është pritur sigurishtë më shumë nga administrata e Bajdenit, e cia përmës Eskbarit ia mbajti krahun Vuqiqit në bisedimet Kosovë-Serbi. Dhe, kjo përkrahje rezultoj më përkeqësim të situatës jo vetëm në veri, por edhe në Ballkan. Vuçiqi mbajti Kuvendin Gjithë Serb në Beograd më platformën politike të bashkimit të gjithë serbëve ne një shtet. Këtij kori shovenisto serbomadh si gjithmonë e qëndroj afër edhe Kisha Ortodokse Serbe.
Dihet së priftërinjët serb gjithmonë lëshuan zëra për luftë ndaj shqiptarëve, dhe po këta ishin inspiruesit shpirtëror për gjenocid në ish–Jugosllavi. Ngjarjët në Serbi më protesta masive studentore dhe të opozitës, kanë bërë që Vuqiqi përmës karikaturave të identifikohet më Hitlerin. E unë do të thosha se Vuçiqi është shumë herë më fashist se dikur fashizmi gjerman. Populli serb, siç është e njohur gjithmonë ka përdorë ligjikën e fashizmit. Dhe, kjo është arsyeja pse Vuçiqi po portretizohet si Hitleri, ashtu siq ishte bërë dikur ndaj Millosheviqit. Rreziqet e fashizmit serb, janë bërë të mëdha ndaj Ballkanit Perëndimor. Autokrati serb, Aleksander Vuçiq dhe regjimi i tij prej vitësh është lidhur më krimin, korrupcionin dhe aspiratat për hegjemoninë rajonale.
Serbia është në një krizë të madhe dhe ka indikacione serioze se do të shëmbet nën pëshen e paknaqësive të mëdha, të cilat po rezultojnë më protestat e përditshme studentore atje. Megjithatë, përkundër pakënaqësisë së madhe dhe qindra mijëra njerëzve që vazhdimisht dalin në rrugë, qeveria serbe nuk mund të bjerë derisa të vijë mbështetja nga jashtë. Vuçiq e di mirë këtë, ndaj do të bëjë gjithçka për të zgjeruar mbështetjen që ka pasur deri më tani, nga ish-ambasadori i së cilës në Beograd, Christopher Hill, që u profilizua si “diplomat shërbimi” të autokratit serb. Çfarëdo që të bëjë Vuçiq dhe çfarëdo lëvizje që ai të bëjë, një gjë është e qartë – ai nuk do të mund të ndalojë pakënaqësinë popullore dhe protestat masive të udhëhequra nga studentët, sepse qytetarët e shohin atë si personifikimin e gjithçkaje të keqe që po ndodh në Serbi.
Një përkrahje që i bëri Vuqiqit është Riqard Grenelli, i cili kritikojë protestat në Serbi.Por, që zëri i tij sigurisht së nuk është dominues. Presidenti serb, më zgjedhjet nacionale në Serbi të vjedhura dhe të manipulura, bëri përzgjedhje të keqe dhe antiamerikane në krye të shtetit. Vuçiq futi në qeveri politikanët pro-rusë, Ivica Daçiq, Aleksandar Vulin dhe Nenad Popoviç, dy të fundit prej të cilëve janë në listën e zezë të SHBA-së. Dhe, fakti tjetër ndër shumë të tjerë se Vuqiqi, nuk do të këtë përkrahjën e Amerikës, sepse shumica e popullit serb nën propagandën e tij, është e orjentuar drejtë Rusisë se Putinit, dhe se nuk dëshiron të dëgjojë për pavarësinë e Kosovës, si projekt edhe amerikan.