Bajram Curri, simbol i qëndresës atdhetare

0
Bajram Curri

Ibrahim Kabili Bacë Bajrami me veprimtarinë e tij patriotike ka frymëzuar dhe motivuar breza të tërë. Si mësues i historisë më ka tërhequr magjikisht aktiviteti patriotik i tij. Nga viti në vit shtohej dëshira për të lexuar më shumë mbi jetën dhe veprimtarinë e tij. Vepra e bacë Bajramit frymëzoi gjenerata të tëra në vite. Kështu ndodhi edhe mua. Eshtë obligim moral që unë të shkruaj disa radhë në 97-vjetorin e rënjes së tij. Jeta dhe vepra e Bajram Currit na bën nder si shqiptar. Ai mbetet simbol atdhedashurie dhe qëndrese mbarshqiptare.

Bajram Curri është me origjinë nga Malsia e Gjakovës. Lindi në një familje me tradita patriotike dhe atdhetare. Babaj i tij Shaqir agë Curri u dalluan në qëndresën antiosmane ndaj u burgos nga autoritetet dhe u dërgua në burgun e Rahovecit. Bajrami lindi në Krushë të Madhe më 16 janar të vitit 1862. Edhe Bajrami ashtu si paraardhësit e tij shquhet për veprimtarinë e tij patriotike kundra pushtuesve osmanë.

Më pas në kohë ai luftoj edhe kundër serbo-malazezëve dhe forcave reaksionare të vendit të cilat u vunë në shërbim të pushtuesve. I brumosur me ndjenjën e atdhedashurisë Bajram Curri tërë jetën e tij ja kushtoj atdheut, çlirimit dhe bashkimit kombëtar. Që i ri u brumos dhe uformua me idealet e R.K.SH. dhe u bë veprimtar i saj.

Që në moshën 16 vjeçare deri sa vdiq luftoj me pushkë në dorë kundra armiqve. Ai qe një udhëheqës ushtarak i kryengritjeve popullore kundraosmane të viteve 1908 -1912. Po kështu ai qe një nga organizatorët e Lidhjes së Pejës të vitit 1899-2000 përkrah Haxhi Zekës dhe patriotëve të tjerë. Ndihmoi shumë në themelimin e klubeve shkollore shqipe në Kosovë. Qe nënkryetar i klubit “Bashkimi” në Shkup dhe mbrojti analfabetin e Manastirit. Ai si rrallkush tjetër pati një bashkëpunim të madh me Hasan Prishtinën, Isa Boletinin, Idriz Seferin, etj.

Në vitin 1912 luftoi në Kosovë kundra pushtuesve serb dhe punoj për mbrojtjen e shtetit shqiptar. Nuk u pajtua me vendimet e Konferencës së Londrës për coptimin e Shqipërisë. Ai mori pjesë kundra lëvizjes seperatiste të Shqipërisë së Mesme. Në vitin 1918 zgjidhet anëtar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe u bë një nga udhëheqësit kryesor të tij. Ai dërgoj më 1919 disa kërkesa Konferencës së Paqes në Paris për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës. Në vitin 1920 merr pjesë në Kongresin e Lushnjës dhe zgjidhet antar i Këshillit Kombëtar.

Emërohet ministër pa portofol dhe komandant i forcave të armatosura në qeverinë e Sulejman Delvinës. Ne vitet 1920-21 si komandant operacioni bashkëpunoj me ministrin e brendshëm Ahmet Zogu për vendosjen e rregullit e qetësisë në Shqipëri. Në vitin 1922 mori pjesë në lëvizjen e marsit kundra Ahmet Zogut. Bashkëpunojë me çetën e Azem Galicës në luftën kundra pushtuesve serbë dhe për bashkimin kombëtar. Ceno bej Kryeziu bëri miqësi me Zogun. Falë kësaj miqësie Bajram Curri i prishi marrdhëniet me Zogun.

Bajram Curri qe një nga udhëheqësit kryesor të Revolucionit të Qershorit 1924 dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Fan Nolit. Pas ardhjes në pushtet të Zogut në dhjetor 1924 shkon në Krasniqe. Atje u mbështet nga patrioti Sali Mani i cili i qëndroj besnik deri në fund të hetës së tij.

Bajram Curri në bitin 1925 rebelohet, ku edhe lidh besën me disa krerë të malësisë për të luftuar kundra forcave mercenare. Ai i kundërvihet edhe qeverisë së Zogut. Ky i fundit në pozicionin e kryeministrit dhe ministrit të brendshëm cakton si komandant operacioni kundra rebelimit të tij, Ceno Kryeziun. Sipas letër këmbimeve, dokumentave të shkruara dhe dëshmive të bashkëkohësve, jepen të dhëna të sakta për situatën e krijuar. Pasqyrohen urdhërat që marrin forcat qeveritare kundra rebelëve dhe qëndresa që bënte Bajram Curri me mbështetësit e tij. Rebelimi filloi në fillim të janarit 1925 dhe zgjati me ndërprerje deri më 29 mars 1925.

Në këtë datë forcat e shumta qeveritare nën drejtimin e Ceno bej Kryeziut mësyjnë nga të gjitha anët kundra Bajram Currit dhe disa shokëve të tij. Beteja midis tyre qe e ashpër. Pas një qëndrese të fortë vritet Bajram Curri. Kjo ditë shënon fundin e jetës së patriotit Curri. Ai u vra nga forcat qeveritare dhe me mbështetjen e agjentëve serb. Pati zëra që ai u vetëvra. Kjo mbetet enigmë edhe sot pas 97 vjetësh. Bajrami ra heroikisht në Grykën e Dragobisë. Ra atje për të mos vdekur kurrë.

Vrasja e Bajram Currit tronditi popullin shqiptar dhe rrethet patriotike brenda dhe jashtë vendit. Populli e pati prijës atë për gati gjysëm shekulli. Ai e nderoj, respektoj dhe e përjetësojë në këngë figurën e bac Bajramit.

Për të nderuar veprën e Bajram Currit:

● Atij i është akorduar titulli më i lartë “Hero i popullit”
● Qytetit Bajram Curri i është vënë emri i tij.
● Janë shkruar monografi.
● Janë bërë filma ku pasqyrohet jeta dhe veprimtaria atdhetare e tij.
● Janë shkruar shumë tekste këngësh nga mjaft autor.
● Janë kënduar këngë nga rreth 100 këngëtarë të trevave shqiptare.
● Janë krijuar shoqëri kulturore dhe artistike, që mbajnë emrin e tij.
● Janë emërtuar me emrin e tij rrugë, shkolla, institucione, etj.
● Janë thurur elegji.

Nga elegjia e Nolit për Bajram Currin:

…O Bajram, bajrak i gjallë,
More nam me gjak në ballë,
Te një shpell’ e Dragobisë,
Yll i rrall’ i burrërisë…

Ibrahim Kabili
Tiranë më 10.04.2022

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.