Autostrada e turpit, e izolimit të qëllimshëm dhe shuarjes afatgjatë të Gjakovës !

0
Autostrada që shmang Gjakovën

Nga Fahri Xharra

Atëherë kur na i ndanë tokat (Kongresi i Berlinit, Konferenca e Londrës) At Gjergj Fishta pati thënë; “Na e morën Gjakovën, Dibrën e Manastirin…“, ishte tragjedi se u shkëputën edhe tri qendra te mëdha te Shqiptarisë. Por çdo fatkeqësi e ka edhe fatin e saj; kështu mendonin optimistët. Mendohej që se paku nga këto tri qytete sa do ku do, të mbetet fara e shqiptarisë në tokat e shkëputura Sllavët e vetëdijshëm për ketë, e ndjenin rrezikun e “helmimit” nga këto qendra ( kuptohet me, malësitë e tyre ) dhe pikë së pari e filluan “hajken” ( serb, ndjekjen ) e kokave që vlenin. Atë, qe nuk kishte mundur ta bënte as Turqia ( jo, pse nuk donte ) për qindra vjet, për as një shekull e arritën serbët. Metodat e zhdukjeve, sllavizimeve, turqizimeve, dhunime të identiteteve u përdoren vazhdimisht.

Gjakova e ngjanë Dibrës edhe në një – qëllimi sllav i paralizimit te këtyre qyteteve në mënyrë ekonomike, ndërtimi i nyejve te forta rrugore duke i lëne anash kaluar këto dy qendra të dhimbjes dhe krenarisë kombëtare.

Nyjet rrugore dhe degëzimet e bëjnë që te mos jesh kurrë vetëm as ekonomikisht. Të jesh i fortë ekonomikisht, përveç krenarisë kombëtare e ke edhe Jo-në tende ekonomike
Dhe u bë, se ç’u bë. Filloi dhuna ndaj intelektualëve dhe dhuna ekonomike dhe pastaj migrimi . Sa dibranë dhe rrethinës te Dibrës jetojnë sot neper bote. Po në Amerikë?

Pak histori nga qëndrimi serb-jugosllav ndaj Gjakovës: “Hekurudha Fushë Kosovë – Pejë, në gjatësi 81 km, është përuruar më 12 korrik 1936, kurse hekurudha Metohi/Klinë/ – Prizren në maj 1960” ; dhe Gjakova u përjashtua. Qëllimi ?

Në vitet e 70-ta Armata Jugosllave për nevoja të veta strategjike -ushtarake e ndërtoi magjistralen “ Shkup- Prishtinë – Pejë duke përjashtuar Gjakovën nga rrjeti modern rrugor. E vetmja lidhje dhe më e shkurta ishte kyçja sekundare ne magjistralen e përmendur Gjakovë – Kramovik nja 30 km rrugë e dorës së dytë.

Tani, sot, në këtë kohë ç’po ndodhë; po ndërtohet Autostrada moderne Shkup-Prishtinë- Pejë. Fitore !

Këtu fillon e keçja tjetër se Gjakova po izolohet edhe më shumë .Mu aty në kyçjen e Gjakovës për Prishtinë, autostrada e përmendur ikë edhe më shumë ( shikoni foton e sipërme ) Pse ?

Dikush thotë : “Bëhet fjalë për trasenë nga Mleqani e deri në dalje të Kijevës, por devijim po kontestohet nga qytetarët, nga Ministria e Bujqësisë dhe ekspertë të ekonomisë. Ky devijim po ngrit pyetje të vazhdueshme se a po bëhet në dëm të planit zhvillimor bujqësor vetëm e vetëm për të përfituar disa persona të cilët, edhe një muaj para se qeveria ta shpallte shpronësimin e tokave kah kalon devijimi, kanë blerë parcela nga pronarët serbë.”

Kjo zhvendosje e rrugës është arsyetuar para deputetëve nga ministri i infrastrukturës, Fehmi Mujota. “Me propozimin e kompanisë projektuese dhe aprovimin e grupit teknik nga ish-Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, tani Ministria e Infrastrukturës, është miratuar varianti i devijimit të rrugës së segmentit në gjatësi prej 2750 metra në llotin 3”, thoshte ai, më 16 maj 2013 në kuvend.

Sipas ministrit, ndër arsyet për devijim kanë qenë pamundësia e zgjidhjes teknike të kalimit të rrugës së re nëpër Kijevë, për arsye se aty ndodhen objektet e ndërtuara shumë afër rrugës ekzistuese; rruga ekzistuese e ka gjerësinë vetëm 7 metra të asfaltuar, ndërsa në të dy anët e saj ka vetëm nga 1.5 metra bankina, që do të thotë gjithsej 10 metra, ndërsa rruga e re, sipas tij ka gjerësinë prej 26.20 metra. “

Ku mbeti Gjakova ?

Dikund lexova : “Autostrada fillon në Vermicë, vjen deri në Therandë, aty kthehet për Malishevë dhe del në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë. Autostradat kudo në botë ndërtohen për lidhjen e qyteteve të mëdha. Në Kosovë, qyteti më i madh dhe kryeqyteti është Prishtina. Pas tij vjen Prizreni. Autostrada Vermicë – Malishevë e bën ndarjen e Prizrenit me Prishtinën. Si? Në Therandë ajo devijohet për Malishevë për t’u futur në magjistralen Prishtinë – Pejë. Gjatësia e këtij devijimi (deri në Prishtinë) është 28 km.

Secili qytetar dhe biznes nga Prizreni, me logjikën ekonomike, nuk ka kurrfarë arsye të futet në autostradë dhe të shpenzoj 28 km më tepër (aq më pak nëse autostrada bëhet me pagesë), prandaj vazhdojnë ta shfrytëzojnë rrugën e vjetër për në Prishtinë, pa pagesë. Në rastet ekstreme, prizrenasit dhe therandasit kur u bie rruga për në Prishtinë, do ta shfrytëzojnë autostradën Vermicë – Malishevë – Prishtinë nëse i kanë të ardhurat për kokë banori të Norvegjisë, naftën e Arabisë Saudite dhe kohë të tepërt. Asnjërën nuk e kanë.

Çfarë lidhjesh krijon autostrada me qytetet tjera të mëdha të Kosovës? Autostrada nuk kalon nëpër rrafshin e Dukagjinit ose qytetet si Gjakova dhe Peja. Dikush do të mendonte se vlera e kësaj autostrade për ato qytete është kurrfarë, e disa më largpamës dobinë e shohin diku prej mesit të Kosovës deri në Prishtinë. Ç’është e vërteta, autostrada Vermicë – Malishevë – Prishtinë i sjell dëme të pallogaritshme Gjakovës, Deçanit, Pejës, Istogut, Klinës, Gllogovcit (Drenasit) dhe Skenderajt, ose gjysmës së Kosovës.

Të gjitha këto qytete për të udhëtuar në Prishtinë, Shkup, Luginë të Preshevës dhe tutje, shfrytëzojnë magjistralen Prishtinë – Pejë, ose aty ku po synohet të zbrazet autostrada. Paramendoni tash kësaj t’i shtohet ngarkesa e të gjithë atyre që vijnë nga Shqipëria nga autostrada Durrës – Kukës – Morinë se çka bëhet në Arllat, Komoran e deri në Prishtinë.

Bëhet “lamë thiu” krejt, edhe sikur të ketë hapësirë për ndërtimin e dhjetëra korsive të autostradës me gjerësi të përgjithshme deri në 100 metra, dhe dihet se kjo është vetëm mundësi imagjinare edhe sikur t’i kemi në dispozicion 10 miliardë € vetëm për këtë qëllim. Kosova është vend me hapësirë tokësore të vogël dhe sipërfaqe të pamjaftueshme të tokës bujqësore. ( nga- http://gazetakritika.net )

Autostrada nuk kalon nëpër rrafshin e Dukagjinit ose qyteti si Gjakova. Dikush do të mendonte se vlera e kësaj autostrade për ato qytete është kurrfarë, e disa më largpamës dobinë e shohin diku prej mesit të Kosovës deri në Prishtinë.

Mrekullia tjetër është vazhdimi i autostradës nga Prizreni në Landovicë. Ku ishte qëllimi i saj ? Sikur të vazhdohej deri në Gjakovë, rruga aktuale Landovicë – Gjakovë 22 km) e kishte një kuptim. Por jo, aty nuk ishte qëllimi.

Për të shkuar në Prishtinë nga Gjakova në Prizren, nga aty ishim kyçë në Autostradën Ibrahim Rugova. Pse të futemi në rreth, në dalje të Landovicës dhe prej aty të bëjmë disa kilometra më shumë dhe prapë të arrijmë në AS “ Ibrahim Rugova?

Pse të harxhohen milionat për asgjë ? Sepse një ari ishte shitur 3 euro, dhe duhej të shumëfishohej. Marre!

Fahri Xharra, 06.01.22
Gjakovë

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.