Atmosfera e luftës në rajon është produkt i Serbisë të Vuçiqit

0
143
Vucic për Srebrenicën në OKB

Skënder MULLIQI

Atmosfera e luftës në rajon, është produkt i Serbisë të Vuqiqit, i cili nuk i ka hequr pretendimet territoriale ndaj Malit të Zi, Bosnjes dhe veqmas ndaj Kosovës. Sigurisht së kjo krizë luftë lidhet më invazionin ushtarakë të Rusisë në Ukrainë. Presidenti serb, i cili ka përforcuar radhët e pushtetit nga zgjedhjet e fundit, më ultranacionalisitët radikal në Serbi, si Sheshel e Nikoliq, kurse në Mal të Zi më kryeparlamentarin Mandiq, e në BH, më Dodikun e Republika Serpska. Kjo lidhje shoviniste për Serbi të Madhe, apo për Mini Jugosllavi, vazhdon më lidhjën për Rusi t’Madhe të Vladimir Putinit.

Ky radiklizëm ekstrem serbo-rus, po angazhohet për një rënd të ri botëror, ku ndikimin suprem do të kishte Rusia, e cila edhe po lufton për kthimin e kohës të ish Bashkimit Sovjetik. Kjo është pikëpamje raciste e cila gjithnjë e më shumë po e vështirëson mbajtjen e paqën në Evropë. Kur bëhët fjalë për Kosovën dhe normalizimin e marrdhënjëve më Serbinë sipas kërkesës të BE-së, është vështirë e  arritur më ish kriminelët e luftës, të cilët janë grumbulluar në pushtetin e këtij vendi.

Marrëveshjet e arritura në maratonën e bisedimeve më shumë kanë mbetur marrveshje në letër së sa që kan gjetur zbatim në praktike. Presidenti serb, Aleksander Vuqiq, po kërkon zbatim të marrveshjeve nga Kosova, e primare është bërë implementimi i Asociacionit të Komunave më Shumicë Serbe, më kompetenca ekzekutive të viteve 2013 dhe 2015 të Brukselit.Vuqiqi po refuzon të zbaton aneks marrveshjën e Ohrit të Planit franco-gjerman, duke mos pranuar inkuadrimin e Kosovës në organizma relevant të BE-së dhe në OKB si pjesë e planit. Ky plan është pranuar gojarisht nga Vuqiqi por jo edhe për të nënshkruar, siq ka kërkuar Kurti, më motivacion injorues dhe efendues, së ka dhëmbje  në dorën e djathtë më të cilën nënshkruan.

Pse bisedimet janë futur në qorsokak  është fakti edhe i aktit terroristë  tragjik të Vuqiqit dhe Radojqiqit dhe 30 terroristëve serb në Banjskë. Pas këtij akti është menduar së bisedimet të vihen në veprim më ndryshe nga BE dhe Amerika. Kjo nuk ndryshojë qendrim nga ndërkombëtarët nga të cilët është pritur të ndëshkojnë Serbinë më masa ekonomike dhe politike. Kjo nuk ndodhi sikur që nuk është bërë kurrë e qartë së deri ku kanë shkuar hetimet nga Komisioni i BE-së për rastin në Banjskë.

Kosova ka mbetur ende nën masa ndëshkuese ekomike nga BE-ja, shumë padrejtësishtë për gjendjën permanente eskluese nga terroristët serb në veri dhe vet Vuqiqi.Bisedimet Kosovë-Serbi i drejtuan me hile Borrell i Spanjes dhe Lajqak i Qekisë, të cilet vijnë nga vendet që nuk e kan pranuar pavarësinë e Kosovës. Ne këtë relacion ishte edhe emisari amarikan në bisedime, Gabriel Eskobar. E faktorizuan Serbinë në bisedime e cila dihet botërishtë së ka shkatuar gjenocid mbi shqiptarët më shpërthimin e luftës në ish-Jugosllavi.

Eskobari deri në fund të muajit e lëshon këtë funksion, si përfaqësues në bisedime, dhe është mirëpritur nga shqiptarët largimi i tij, e sidomos është mirëpritur largimi i  Lajqakut.Deri sa për Eskobarin ende nuk dihet kush e zëvëndëson, kanditat kryesor për të zëvëndësuar Lajqakun është slloveni, Borut Pahor. Duket së Pahor sipas medieve të huaja është duke pregaditur për vazhdimin e dialogut. Pahor edhe ka dëklaruar së ka disa ide për të ngjallur procesin e bisedimeve. Së paku pritet që Pahor do të jetë parimor në bisedime, duke mos anuar kah Serbia, në dëm të madh të Kosovës, siq e bënë  këtë, Lajqak dhe Eskobar.Pahor ka njohuri të mjaftueshme për gjendjën në rajon.

Sigurishtë së do të jetë shumë vështirë që të vazhdohen bisedimet më kryeradikalin, Vuqiq, i cili po manipulon  më minoritetin serb në veri, dhe gjithnjë më grupet e tija terroriste po e kërcënon Kosovën më luftë.Lista Serbe e kriminelëve Veselinoviq dhe Radojqiq më direktiva të Vuqiqit siq ka kërkuar nga serbet të bojkotojnë institucionet e Kosovës, ashtu edhe nuk po kërkon kthimin e tyre në institicione  relevante.Kjo është rrethanë vështirësuese. Tjetër. Deri në fund të shtatorit i kemi punimet për Parlament të Evropës, ku edhe do të formohet Komisioni evropian.

Në fillim të nëntorit pritën zgjedhjet nacionale në Amerikë, e që sigurishtë së viti i thyrjeve të medha te procesit të bisedimeve ndërmjet Koavës dhe Serbisë, do të jetë viti 2025, nese nuk ndodhë ndonjë shpërthim lufte në Ballkanin e mbugshur më probleme etnike, siq po e kërkojnë më ngulmë, Putin, Vuçiq dhe Dodik i cili po mendon që në 30 ditët e ardhshme të përfundon Marrveshja e Dejtonit, duke ndarë Republika Serpska nga federata e BH-së, pas miratimit të Rezolutës për gjenocid në Srebernicë, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.