Në vend të reagimit
(Lidhur me artikullin “Kosova dhe unioni anti-Kurti”, të botuar në gazetën “Bota sot” (30 janar 2025)
Arben Taravari është i njohur për politikën e tij të urtë e të butë,kur i duhej karrika e kryetarit të komunës së Gostiovarit.Në një kohë u bë krah me partinë e dr.Ziadin Sela dhe nisi rrugëtimin e tij në politikë,urtë e butë dhe,qile gurë gojën për të thënë ndonjë fjalë për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në hapësirën etnike të RVM-së.Rrugëtimi i tij në krah dr.Ziadin Selës(Strugë)nuk tregohej se do të jetë i fortë në frymën e jetës të projekteve për avancimin e çështjes shqiptare në shkallë të shtetndërtimit,që,sot e kësaj dite ka mbetur vetëm fjalë e spektrit politik dhe vetë e Arben Taravarit në Tetovë..Pse po themi në Tetovë,ndonëse për këto vite të tranzicionit të RVM-së,spektri politik shqiptar në hapësirën etnike,nuk i pati selitë qendrore në Shkupin zyrtar,por në qytetin e Tetovës(sic!).Kjo është për të debatuar dhe për pyetur pse partitë politike shqiptare nuk i kanë selitë e tyre qendrore në Shkup..?
Arben Taravari me stilin e tij urtë e butë,arriti në zyrën e të parit të komunës në Gostivar.Aty punoi e veproi krejt çfarë i thanë nga lartë e,fare pak fliste e dëgjohej kryetari i Gostivarit,ndonëse ai merrej me punë të tjera të fushës së mjekësisë.Këtu i dilte më mirë dita në politikën shqiptare në hapësirën etniuke të RVM-së pak si ma larg politikës se nuk i dihet…!Për të parë nga afër Arben Taravarin se sa ishte në detyrën e besuar të votës së lirë të shqiptarëve në RVM-së u tregua qartë kur në Washington me nismën e LQSHA-së(Joe DiGuardi)në një nga zyrat e Kongresit Amerikan,u organizua dëshmia për dr.Ziadin Sela,deputet i parlementi në Maqedoninë e Veriut,i rrahur për vdekje nga militantët e rrugaqërit e Nikolla Gruevskit.
Në këtë dëshmi nuk u dëgjua fjala e Arben Taravarit,bashkëpunëtorit më të afërt të deputetit të rrahur për vdekje,dr.Ziadin Sela.Për të parë nga afër se Taravari kishte ardhur nga Gostivari sa për numër në salllën e Kongresit Amerikan në Washington,ai në oborrin e Shtëpisë së Bardhësë, në një pushim në mesin e shumë veprimtarëve të LQSHA-së dhe të shoqatave tjera në Amerikë(SHSHA në Çikago),fliste se si duhet të udhëtonte (mënjëherë)për Beograd në një konferencë shkencore nga fusha e mjekësisë.Më kanë ftuar,duhet të shkaoj dhe,e shikonte orën kur do të duhej lëshuar sallën ku mbahej dëshmia për deputetin në parlamentin e Maqedonisë së Veriut,dr.Ziadin Sela,i rrahur për vdekje në skandalin e përgjakur të dirigjuar nga kryeministri kriminel Nikolla Gruevski.
Kur patën filluar zgjedhjet parlamentare në RVM-së dhe për krahun politik të Arben Taravarit,kryeminsitri i Kosovës,Albin Kurti shkoi në Tetovë e Gostivar për të përkrahur ,,shpetimtarët,,e çështjes shqiptare(sic!)dhe për të rrëzuar nga pushteti BDI-në e Ali Ahmetit,që,siç thonin me zhargonin e fushatës politike,ai i paskësh shëmmbur tërë vlerat e zgjidhjes së çështjes shqiptare në RVM-së!Dhe,kjo u bë realitet dhe në zgjedhjet parlamentare në RVM-së erdhi shend e verë Arben Taravari,i cili nuk harroi të nderojë kryeminsitrin e Kosovës Albin Kurti për përkrahjen e ,,programit të ri politik shqiptar,,në këtë vend multietnik me popullin shqiptar në pozitën kushtetuese të pakicës dhe jo shtetndërtues.
Për fund duhet të theksohet se korpusi politik shqiptar me Arben Taravri në RVM-së të kthehën në kryerjen e detyrave të shtëpisë në hapësirën shqiptare e,mos të bëhen kumbar të politikës së VV-së në fushatën për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.Kësaj i thonë,Arben Taravari shpejt ia kthej (borxhin)Albin Kurtit në Prishtinë!
Skënder KARAÇICA