Nue Oroshi
Thotë një fjalë popullore: “se kur të vetë pleqëria se ku e ke lanë te ritë vaj halli për ty“. Por kur këtë kohë rinore dhe atë burrërore e ke hargjuar në shërbim të kombit shqiptarë duke i dhënë udhën e dritës historisë shqiptare nga gjithë ai terr që e krijuan historianët e diktaturave komuniste në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe viseve të tjera shqiptare duke shkruar histori të fallsifikuar që shërben vetëm për letër të riciklushme, për ti dërguar ato libra të fallsifikuara për riciklim nëpër fabrikat e letrës, e për të mos nxënë vend në biblotakat tona.
Vërtetë ai që është historian i vërtetë ndihet krenar kur e sheh se vetëm për vitin 2023 Shoqata “Trojet e Arbrit“ ka mbajtur dy sesione të mëdha shkencore në Pejë dhe në Dibër gjithashtu ka organizuar edhe dy akademi përkujtimore njëren në Lucern të Zvicrrës e tjetrën në Prizren, si dhe është në realizimin edhe të tri projekteve të mëdha kombëtare në Pejë për Bustin e Marie Shllakut, në Prizren për Muranën e Gjergj Kastriotit dhe në Shkodër për monumentin e Kapidan Mark Gjon Markut.
Historiani e ndien vetën të kënaqur ku me përkrahjen e historianëve të vërtetë arrin të botoj dy libërshin për Masakrat serbe, malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare më, 1296 faqe ku kontribuan 87 autor nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe mërgata e madhe atdhetare.Po këtë vit botohet një libër shumë i veçantë në gjuhën gjermane për Kanunin e Lekë Dukagjinit, arrihet të botohen edhe veprat e sesioneve të kaluara shkencore për Monsinior dr.Don Zef Oroshin dhe për Kryeministrin e Shqipërisë Etnike Mustafa Krujën. Gjatë këtij viti në kuadër të nëntë veprave që përgaditëm ishin edhe dy vepra autoriale njëra publicistiko-historike: “Pergamena e Djegur dhe Palimpsesti i Paprekur“ dhe tjetrën me poezi “Përshëndetma Tokën“.
Qershinë mbi tortë i shtuan botimet e Shoqatës “Trojet e Arbrit “edhe dy vepra të tjera historike, njëra me autor Petrit Palushin “Masakër në Buzëmadhe“dhe tjetra që posa doli nga shtypi dhe mbylli edhe botimet për këtë vit e autorës Bianca Maria Gjomarkaj, vajzës se Kapidan Ndue Gjon Markut udhëheqësit të Bllokut Kombëtar Independent, me titull “Kulla e Rezistencës – Familja Markagjoni një Dinasti Shqiptare”. Këto aktivitetë të mëdha që kreu Shoqata “Trojet e Arbrit“ për vitin 2023 tregon qartë se kjo shoqatë gjithë kombëtare është tani një Akademi e Shkencës dhe Kulturës Gjithëshqiptare, e vetmja e cila është duke e shkruar historinë e vërtetë dhe jo atë lara-lara.
Për këtë një kontribut të çmuar kanë dhënë mbi 200 studiues dhe studiuese nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe mërgata e madhe atdhetare. Asnjëherë nuk e kam menduar se të arrish suksese dhe të qëndrosh në majat e shkencës dhe kulturës shqiptare do të krijohen edhe gjelozi të ndryshme profesionale por fatkeqësisht kjo ndodhë tek ne shqiptarët. Të tillët që mirrën me thashetheme është mirë që le ta nxenë karrikën të punojnë më shumë dhe në fund të vitit të bëjnë llogarinë se çfarë suksesi kanë arritur mbrenda vitit, cilat janë sukseset e tyre apo fatkeqësisht i ka pyetur pleqëria se mos e leni kohën e rinisë dhe të burrërisë nëpër kafene duke pirë kafe e çajra dhe duke përgojuar studiuesit atdhetar shqiptarë që i kushtojnë kohën e tyre që shkenca shqiptare të vjen në binarët e duhur.
Meqenëse si çdo institucion shkencor dhe atdhetarë që bën planet e veta edhe Shoqata “Trojet e Arbrit“ për vitin 2024 ka planifikuar një varg të madh të aktiviteteve botuese, organizative dhe disa projekte të tjera në aspektin e ngritjes së monumenteve dhe busteve. Shoqata “Trojet e Arbrit“ për vitin 2024 ka planifikuar botimin e shtatë veprave enciklopedike: 1. Kapidan Mark Gjon Marku–Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Kombëtare, 2. Profesor Ernest Koliqi – Mendjendrituri dhe dritëdhënesi i Kombit Shqiptar, 3. Qëndresa Shqiptare në Periudhën Kohore 1878-1952, 4. Kontributi Patër Paulin Margjokaj-për kombin dhe shkencën shqiptare, 5. Masakra Komuniste në Tabje të Pejës, 6. Masakra e Komunistëve në Shtëpinë burg të Sherametit në Pejë dhe 7. Kontributi i mësuesve të Qarkut të Kuksit në Kosovë 1941-1945.
Po ashtu gjatë vitit 2024 në javën e “Trojeve te Arbrit “që do ta mbajmë në muajin Qershor do të organizojmë edhe tri sesione të mëdha shkencore, më 9 Qershor 2024 në Podujevë , më 10 Qershor 2024,në Prishtinë dhe më 12 Qershor 2024 në Malishevë.
Për temat boshtë që do të organizohen në këto tri sesione shkencore do të njoftohen me kohë studiuesit nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe mërgata e madhe atdhetare. Ne nuk do ta lamë me kaq. Në këtë vit do ti shtyjmë me tutje edhe tri projekte të më dha për vendosjën e tri monumenteve në Shkodër,Prizren dhe Pejë që ka në projekt Shoqata “Trojet e Arbrit“ dhe karshi rrethanave të krijuara në leshimin e lejeve do të veprojmë me këto tri projekte të mëdha kombëtare. Po ashtu Shoqata “Trojet e Arbrit“ ka në planet e saj edhe Përkthimin dhe botimin në gjuhën angleze të dy veprave enciklopedike: “Masakrat dhe krimet serbe, malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare 1912-1999“ me gjithsej 1296 faqe.
Kjo punë e madhe shkencore dhe kombëtare u arrit falë punës së pandalshme të studiuesve të mirëfilltë shqiptar pa harruar edhe donatorët që edhe pse të paktë ata ndihmuan që projekti të ecë përpara.Dhe krejt në fund dua të them se në muajin Qershor Shoqata “Trojet e Arbrit“ kremton 20 vjetorin e themelimit, dhe ky 20 vjetor po na gjen në vlugun më të madh të punës, më një fjalë egzistencën tonë 20 vjeçare do ta kremtojmë me një punë të madhe atdhetare dhe shkencore gjatë tërë vitit 2024.