A po rrënohen parimet e Badinterit për mos ndryshim të kufijve?

0
19
Macron - Vucic

Skënder MULLIQI

Për evropianët, integriteti territorial i shteteve demokratike është imperativ i përbashkët.Lufta në Ukrainë kishte kthyer në focus edhe një herë këtë çështje. Nëse ky parim mbrohet duke dënuar invazioinin ushtarak rus mbi këtë shtet, pse kjo po vihet në pëshore për Kosovën, e cila në vitin 2008 u shpall shtet sovran dhe i pavaruar i pranuar ndërkombëtarsht në kufijtë ekzistues nga shtetet më kualitative të botës. Shumica e kufijëve të Evropës, janë nxjerrë më gjak, kështu edhe Kosova e cila u qlirua përfundimishtë nga zgjedha e egër serbe në vitin 1999. Lejimi i ndryshimit të kufijëve në rajon, do të shkaktonte edhe më shumë gjakdërdhje.

Për dekada, kufijtë janë konsideruar të pa prekshem, duke pasur parasysh së respektimi i integriterit territorial është themeli i paqës dhe demokraicisë në një continent, që deri në vitin 1945 u shkatërruan nga luftërat. Komuniteti Evropian edhe kishte formuar lidhur më këtë çështje një komision juristësh të dalluar në krye më franqezin, Robert Badinter, për të zhvilluar parimet për menagjimin e krizës në ish–Jugosllavi. Ballkani shquhet më një mozaik gjuhësor, kulturor, etnik e fetar më kufijë të përcaktuar që pasqyron dallime. Komisioni i Badinterit kishte arritur deri të mendimi së kufijtë e vendosur gjatë shekujve, duhet të respektohen, mos të ndryshohen më dhunë duke zhytur rajonin tonë në luftëra të reja të tmershme.

Udhëheqësit evropianë pranuan rekomandimin e komisionit dhe vendosën integritetin territorial si gur themeli të përpjekjeve të tyre për t’u marrë me shpërbërjen e Jugosllavisë. Po, ka pasur vështirësi. Statusi i Kosovës, e cila nuk ishte një republikë e plotë në nivelin e të tjerave, u kontestua. Nëse do t’i ishte dhënë një status i ngjashëm me ish republikat e tjera të ish-Jugosllavisë në vitin 1991, njohja e pavarësisë së saj do të ishte më e thjeshtë.

Por kjo ndodhi në vitin 2008, pas punës së gjerë diplomatike brenda dhe jashtë Kombeve të Bashkuara. U pranua se njohja e pavarësisë së Kosovës e vetmja rrugë realiste përpara. Kosova megjithate ishte pjesë konstituive e federatës jugosllave duke i konsideruar kufijtë të paprekshëm. Tash pas shumë vitësh të ekzistimit të Kosovës shtet, sikur nuk po vlenë ky parim nga BE-ja dhe Amerika.

Janë duke këmbë ngulur që Kosovës ti aneksohet veriu i Mitrovicës më pasuri të mëdha nëntokësore Serbisë e cila nuk e ka la borgjin ndaj shqiptarëve me vise të okupuara, më njerëz të vrarë dhe më dëme të tjera të mëdha materjale të shkaktuara në luftën e fundit qlirimtare, por edhe historikisht. BE-ja sikur bëhët së ka harruar së kur njerëzimi mëson parimin e lirisë nuk ka kthim mbrapa të proceseve, siq po pretëndojnë Rusia dhe Serbia.

Duket së ndërkombëtarët kan bërë një kontratë të re më shtetin serb-Gjermania dhe Franca, që përmës Asociacionit shumë të kërkuar qe të implementohet, që është ndarje mbi baza etnike, të cilën gjë e kishin kundereshtuar më planin mulitietnik të Marti Ahtisarit. Të pretendohet së një ish pushtues i tokave të huaja siq është Serbia fashizoide, ka të drejtën mbi një territor të një shteti të pavarur dhe sovran më kufijtë e saj, është apsurditet dhe është detyrim i pa pranueshem për shqiptarët. Qeveria e krimineleve të luftës në krye më presidentin serb, Vuqiq po e qon rajonin drejtë rrënimit, dhe kjo sikur po lejohet nga faktori vendimarrës ndërkombëtar.

Ky regjim fashist po vazhdon provokimet për luftë ndaj Kosovës, duke zgjedhur metodat më brutale. Qeveria e Serbisë janë hapur kundër BE-së, dhe për një lidhje më të fortë me Rusinë dhe BRICS. Serbia refuzon me këmbëngulje të vendosë sanksione ndaj Moskës të kërkuar nga BE-ja. Në Serbi, mbështet BE-ja vetëm kur bëhët fjalë për vjeljën e donacioneve të ndryshme. Evropa nuk njihet më. Vizioni i një rruge paqeje që çon një Evropë të Bashkuar drejt prosperitetit të përbashkët ka filluar të zbehet të popujtë e rajonit por edhe më gjerë. Pushtimi rus ne Ukraine bëri transformim jo shumë për të mirë të BE-së. Kështu siq është duke shkuar rrjedha e ngjarjeve të politikave ndërkombëtare, Evropa është duke u thyer në rrëmujë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.