_MOS E VET SE T’TREGON VET

0
Xhavit Haliti

Ibrahim (Miran) Kelmendi n+e FB

“Kam pas shumë takime me Bukoshin. Nuk i kam tregua as Kryesisë së LPK-së. Kam ba gjysë tradhtie ndaj Kryesisë së LPK-së…” [Xhavit Haliti, nga minuta 57 e intervistës.]

Solla këtë fragment qysh në fillim që të kenë mundësi anëtarët e atëhershëm e Kryesisë së LPK-së, ta marrin vesh sa shumë janë shpërdoruar nga kolegu e shoku i tyre i “celulës”, Xhavit Haliti, gjegjësisht Zeka (edhe “Zeka i zi”), siç e thërrisnim. Atëherë kryetar i Kryesisë se Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së ishte Fazli Veliu, nënkryetar Muhamet Kelmendi, sekretar Emrush Xhemajli, arkëtar Gafurr Elshani, anëtarë tjerë të Kryesisë, pos Xhavitit, ishin Ali Ahmeti, Azem Syla, Enes Jurtsever (Nokshiqi), Rexhë Iberdemaj. Nuk po më kujtohet nëse kishte të tjerë. Sidomos Emrushi, Aliu e Gafurri, na terrorizonin të jepnim sa më shumë ndihma për UÇK-në.

Arkëtari Gafurr Elshani ia dorëzonte Xhavitit, meqë i besonte se ai ia përcjellte UÇK-së në Kosovë. Njësoj vepronte edhe Jashar Salihu, kryet i Këshillit të Fondit “vendlindja thërret”. Fatkeqësisht Xhaviti shumicën e atyre ndihmave financiare i ka avullua në “vrima të zeza”. Por nuk i kanë mjaftua ato për të financuar komplotet dhe kurvëritë e tij në Tiranë, prandaj ka marrë fshehurazi edhe nga bashkëkomplotisti Bujar Bukoshi, siç ka informuar vet kësaj radhe (nga minuta 57 e intervistës).

Këta oportunistë dhe konformistë edhe tani vazhdojnë t’i heshtin komplotet e Xhavitit, edhe pse janë fajtorë që ia kanë mundësuar sepse i besonin naivisht, si dikur Jusuf Gërvalla, që i besonte naivisht marionetës Sabri Novosella.

Fatkeqësisht nuk më ka rastis të lexoj apo të dëgjoj prej këtyre tre protagonistëve, se si Xhavit Haliti e Azem Syla e sabotuan dhe e komplotuan UÇK-në në ato përmasa, sa Epopeja e marsit 1998 në Prekaz ta gjente UÇK-në pa asnjë shtab komandues…
Në vazhdim do zbardh ca fragmente të intervistës që e ka dhënë Xhavit Haliti më 24 prill 2024. Do e tekstoj sa më skat, që lexuesit të informohen, si e zotëron Shqipen Xhaviti, i cili posedon diplomë të Fakultitetit të Gjuhës Shqipe në Tiranë. Fragmentet do t’i shoqëroj me komente.

Xh.H. [minuta 7]: Jam anëtarësua [në Lëvizje] në nëntor 1984. Kam marrë kontaktet e para me organizatën në Kosovë. Kam vepru në Kosovë deri sa janë ba arrestimet më 4 dhe 7 nëntor. Kam qëndrua n’Kosovë deri në fund të marsit 1986. Pastaj jam arratis dhe kam shku n’Zvicër. Atje kam qëndrua 13 vjet. (…)

Në Kosovë isha në OMLK. Udhëheqës ka qenë Xhabir Morina. (…) Më 24 gusht 84 kam dal prej burgu. Kanë ardh do djem t’Kaçanikut. Skender Luzha m’ka vu n’kontakt me Xhabir Morinën. Kemi vazhduar me Xhabirin, me Hilminë [Reçicën], me Komitetin Drejtues.

[Koment:] Fatkeqësisht në historinë tonë më të re të “ilegales” (siç e kemi quajt gabimisht organizimin klandestin për çlirim), atë të viteve të 1980-ta, ende nuk e kemi zbardhur. Kishim OMLK (Organizata Marksiste-Leniniste e Kosovës), e cila, sipas kryetarit të saj, Mehmet Hajrizi, e ka mbyll veprimtarinë, gjegjësisht ekzistimin e saj, më 17 Janar 1982, kur përfaqësuesi i saj Kadri Zeka, bashkëvendosi për ta “shkri” OMLK-në në Lëvizjen për Republikën e Kosovë. Ndërkohë është “formuar” edhe një OMLK nga Xhabir Morina. Ende po shpresoj se Xhabiri do të reflekton, kur, si dhe pse e “ringjalli” OMLK-në e dytë, ndoshta në vitin 1983, dhe pse e pranoi Xhavit Halitin, i cili tashmë ishte komprometuar, sidomos për rrolin e tij më 26 mars 1981. Për ata që nuk e dinë, disa studentëve (në krye me Mehmet Bislimin), gjatë ballafaqimit me Azem Vllasin, kur po fillonte protesta e bujshme e studentëve, Xhaviti u është duk si protagonist në staf të Azem Vllasit, prandaj e kanë zdap me huj…

Gjithashtu po shpresoj edhe në reflektim të Skendër Luzhës, të cilin Xhaviti e përdor për rrolin e tij ndërmjetësues, që Xhaviti të kooptohet drejt e në Komitet Drejtuesi të OMLK-së së dytë. Në një intervistë më të hershme Xhaviti përmend edhe Besa Luzhën, që paskësh ndërmjetësuar për njohje të Xhavitit me Xhabir Morinën, por në këtë intervistë e anashkalojë.

Ky depërtim i Xhavitit në OMLK-në e Xhabir Morinës pati pasoja të mëdha, sepse ia mundësoi Xhavitit të na imponohet si kuadër në Lëvizje në Emigracion, duke i shpërdor shokët e “celulës”, Emrush Xhemajlin, Ali Ahmetin e Gafurr Elshanin, të cilët jepnin garanci për Xhavitin. Dhe ishin këta tre që ia legalizuan Xhavitit mashtrimin, sikur ai po qëndronte në Tiranë si “ambasador” i Lëvizjes nga viti 1990 e këtej, kur u anagazhua ta komploton edhe Shqipërinë, bashkë me Hajdinë Sejdinë famoz. Ishin po këta tre që e bënë Xhavitin anëtar të Sektorit të rëndësisë së veçant, i cili u katapultua si bërthamë e Shtabit Qendror të UÇK-së (më 17 nëntor 1994). Bile, po këta tre ia mundësuan Xhavitit të na imponohet si bos i atij Shtabi Qendror, sepse këta tre ia dorëzonin Xhavitit ndihmat financiare që jepnim e grumbullonim për UÇK, e ai i shpërdorte ato financa për t’u imponuar bos i UÇK-së.
Xh.H. [minuta 10]: OMLK ka qenë pararojë e LPK-së. Ishte udhëheqëse e LPK-së. Pas ni përudhe kohe ashtë shue. Ka vazhdua vetëm LPK-ja.

[Koment:] Po, vërtet, Hajdin Abazi, Ali Ahmeti, Emrush Xhemajli, Gafurr Elshani, Xhavit Haliti, ia dolën t’i imponohen Lëvizjes si “pararojë” (gjatë viteve 1987-1992), por në mënyrë klandestine, pa e deklaruar publikisht. Në atë organizim paralel më përfshinë edhe mua. Atëherë mendoja se po me respektonin, duke ma toleruar “anarshizmin” tim. Ndërkohë kam reflektuar se më kanë shpërdoruan me takt. Pra, ajo OMLK e dytë e kapi Lëvizjen. Nuk e di taman kur u vetëshua, por si strukturë klandestine vazhdoi me ekzistua, duke pas për pasojë krijimin e “ndërmarrjes e përbashkët kriminale” (NPK), siç e ka diskualifikua kryeprokurori amerikan Smith, i cili si kryesues ZPS-së së Republikës së Kosovës, ka ngrit aktakuzë kundër “liderëve” të UÇK-së. Ka të ngjarë që bosi i NPK, Xhavit Haliti, do t’i shpëton përballjes me “gjykatë speciale”!!

Xh.H. [minuta 12]: Ka të tjerë që nuk janë zhgënjyer asnjëherë ndaj [Enver Hoxhës].

[Koment:]No coment!

Xh.H. [minuta 15]: Si 16 vjeçar i kam vizitua kusheritë e arratisur pas lufte në kampin Etiler në Stamboll, ku ishte edhe Mehmet Drenica. (…) Ma vonë kam lëviz në Belgjikë, Paris. Kam marrë literaturë në Paris. Ashtë kanë ni bibliotekë në Paris ku kam marrë literaturë (…)

[Koment:] Rrëfime interesante që do të mund të kompletohen kur do të hapen arkivat e agjenturave armiqësore…
Librarisë në Paris, që shiste libra enveriste të Shqipërisë, Xhaviti i thotë bibliotekë. Mund që nuk qe mjaftueshëm i vëmendshëm?
Xh.H. [minuta 19]: Urdhni ishte m’em vra policia në Kosovë, prandaj më thanë me u arratis [nga Kosova].

[Koment:] Tashmë ka filluar të bëhet bajat spekulimi, sikur “oso kukët” e sojit Xhavit Haliti ia kanë dalë t’i sfidojnë urdhrat për vrasje të institucioneve përkatëse të Jugosllavisë. Që do të thotë, Xhaviti ia paskësh dalë të mbijeton duke u arratis, edhe pse strukturat titiste vrasjet edhe në Emigracion i kanë zbatuar kudo e kurdo, sepse i kishin kapacitetet dhe ato toleroheshin nga strukturat simotra në Perëndim.

Xh.H. [minuta 19:30]: N’vitin 1991 jemi marrë vesh me Xhavit Hazirin për t’fillua diçka [veprimtari çlirimtare]. Xhavit Haziri ia ka dërgua një shkresë Kryesisë së Lëvizjes për më m’i krijua mundësitë të merrem me organizim [të çlirimtares]. Unë kam qëndrua në Shqipëri ni kohë me i mësu ca gjera që nuk i kam dit. Xhavit Haziri e ka dërgua Azem Sylën në Shqipëri për me më taku mu. Kemi nejt me te. Kemi bisedu detaje.

[Koment:] Nuk duhet ta kem dëgjuar apo të kem lexuar se Xhavitat tonë qysh në vitin 1991 e paskëshin ideuar luftën çlirimtare. Kam një përvojë të hidhur me këtë lloj shpërdorimi. Gjatë viteve të 1980-ta Sabri Novosella mashtronte: “Adem Demaçi është bashkëthemelues e kryetar i LNÇKVSHJ-së.” (përifrazim) Pasi doli nga burgu AD, SN nuk mashtronte si deri atëherë. Aty e tutje mashtronte: “bashkëthemelues e kryetar i LNÇKVSHJ-së ishte Metush Krasniqi.”

Po e lut Emrush Xhemajlin, meqë Ali Ahmeti e Gafurr Elshani nuk ua mban, të na informon, nëse e ka dërguar Xhavit Haziri atë letër dhe nëse po, ta kujton përmbatjen dhe të informon ku gjendet ajo letër.

Xh.H. [minuta 21]: Aksione guerile anëtarët e Lëvizjes kanë kry edhe 87-tën, edhe 88-tën, 89-tën. Kanë ardh nga jashtë në Kosovë Ali Ahmeti, Hajdin Abazi, Emrush Xhemajli, Gafurr Elshani, Bilall Sherifi. M’doket niherë edhe Adem Graboci. Janë herë pas here tu u marrë me organizimin këtu [në Kosovë].

[Koment:] Kur jam informuar për “vizitat” e protagonistëve që i ka përmend Zeka ynë i zi, kam pas ndiesi të përziera, si t’i kuptoj. E para, më janë duk rrezikim e shpënzime të pa nevojshme, meqë ka mjaftuar që Kryesia të dërgonte letra me udhëzime, më të përmbledhura, se sa i kanë thënë këta protagonistë gojarisht. Tjetra, pse kanë shkuar vetëm pjesëtarët e “krahut” të Zekës tonë të zi!!

Lajthitjen gjuhësore të Zekës, sikur ai atëherë ishte në Kosovë, po e evidentoj që të vë në pah se e kam përcjell me vëmendje të përkushtuar këtë intervistë.

Xh.H. [minuta 24]: Jam takuar shumë herë me Bukoshin. Jemi marrë vesh për t’gjitha çështjet.

[Koment:] Këtë e dija, sepse marionetat e Beogradit fashistoid i koordinonin marioetat e tyre. Atëherë hamendësoja, pse vërtet vetëm ai soj marionetash po e gjenin njëri-tjetrin dhe po bashkëpunojnë e bashkëvepronin mes tyre (kundër lëvizjes çlirimtare).
Zeka ynë i zi, apo Bukoshi, e kanë për borgj të na informojnë për çka janë marrë vesh, meqë paskëshin qenë shumë çështje.

Xh.H. [minuta 28]: Jam angazhu në Zvicër kur LPK është nda në dy grupe. N’demonstratën e parë në Cyrih i kemi pas 170 veta. Bile disa prej tyne ishin zvicëranë. (…) Hera e parë që kam majt fjalim n’gjuhën serbe para ni konsullate jugosllave.

[Koment:] Lëvizja nuk është nda as në fund të vitit 1986 në dy pjesë, por bababxhani Hasan Malaj me pak tifozë janë vetëlarguar nga Lëvizja, sepse UDBashi Ajet Haxhia, i penetruar në krye të Sigurimit në Shqipëri, i kishte “këshilluar” që në ball të demonstratave në Perëndim të delnim me Flamurin e Jugosllavisë. Atë “këshillë” Ajeti ia ka përcjell traktoristit Hasan Mala përmes taksistit Faridin Tafallari. Të më falin të dy këta bashkëveprimtare të respektuar, por edhe në këtë rast, sikur kur përdor profesionin terzi për SN, po e përdor për të treguar nivelin e tyre arsimor, që ka qenë i ulët jo për faj të tyre individual, por i imponuar nga diskriminimi që pësonte populli ynë.

Po më habit shifra 170 demonstrues, meqë nuk di të kemi pas pjesëmarrësi nën 400, siç pat informuar policia e Bernit për demonstratën tonë të parë, më 13 prill 1981 në Bern. Edhe fjalimi në gjuhë serbishte nga Zeka ynë i zi nuk po më kujtohet.
Xh.H. [minuta 33]: E bamë ni protestë të madhe kundër vrasjes se tre vetave që i bëri Greqia në Shqipëri të Jugut, para konsullatës greke në Cyrih.

[Koment:] No coment (meqë nuk mbaj mend të ketë ndodhur)!

Xh.H. [minuta 34]: Deri në 100 mijë vetë ka shkua numri në një protestë para Kombeve të Bashkuara [në Gjenevë].

[Koment:] Ekzagjerim i tepruar. Numri maksimal duhet të ketë qenë 40 mijë pjesëmarrës, siç e kishte vlerësimin zyrtar policia në Gjenevë.
Xh.H. [minuta 36]: Takimi i parë zyrtar me amerikanë ka qenë në shkurt mars 1998. Përpara nuk ka pas takim zyrtar të UÇK-së me amerikanë.

[Koment:] Nuk më besohet. Pas plojës në Prekaz (nuk e di si i mbet emri epope), më 5-7 mars1998, po sorollatesha si pula pa kokë, siç përdoret në raste të hutimit të madh, nepër rrugë të Tiranës. Të gjithëve nga kishte befasuar përmasa e asaj ploje. Vendosa t’i beja vizitë vuthjanes Vera (Sadik) Bekteshit. Ora ishte rreth 16. Vera më mirëpriti, duke më informuar se në ora 6, repsektivisht 18, pret vizitë, prandaj deri atëherë mund të qëndroja. Bisedimet bën që të harronim ta veneronim kohën. Ra zilja. Vera sapo ia hapi derën mysafirit, e njoftoj: “Me fal, harrova ta përcjelli kushëririn Ibrahim Kelmendi, të cilin e kam në vizitë. Por do ik menjëherë.” Mysafiri, i cili ishte hiç më pak se Profesor Fatos Klosi, kryeshefi i SHISH-it të Shqipërisë, u surpriza: “Ibrahim Kelmendi po e lyp për qiell, ja, e gjeta për tokë…”

Profesori Klosi insistoj unë të mos largohesha. Ndër tjera, pyeti: “Di gjë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, sepse po turpërohemi para kolegëve të shërbimeve të shteteve aleate që nuk po kemi informacion. Kam takuar Shuaip Muja, por edhe ai nuk di gjë. Xhavit Haliti nuk po pranon të më takon…”

Kur u largova prej tyre kërkova Zekën tonë të zi. E gjeta duke ec buzë Lane. Ishte me shokët e “celulës”. Ua rrëfeva ndodhinë e rastësishme. Zeka u shfaq arrogant: “nuk kam nevojë ta takoj Fatos Klosin, sepse e takoj eprorin e tij, kryeministrin Nano…” Ndërrum edhe ca grindavece mes nesh…

Ajo ratësi më pat bind se Xhavit Haliti nuk e kishte më preokupim UÇK-në, meqë po mendonte se e kishte përtokë qysh në janar 1997 dhe më kishte mbet vetëm mit e legjendarizuar. Ndërsa tani u mundësova se ka gënjye për “takimin parë zyrtar me amerikanë ka qenë në shkurt mars 1998”, sepse Klosi tha që Xhavit Haliti nuk po pranonte ta takonte. Për ata që nuk e dinë, Fatos Klosi atëherë ishte kryetari i SHISH-it (Shërbimit Informativ Shtetëror). Xhaviti, jo vetëm kësaj radhe, spekulon shumë me “takimet zyrtare mer amerikan”, sepse e di që është mënyrë efektive për t’u imponuar protagonist me rëndësi. Po të dinte Xhaviti se të gjitha shërbimet sekrete edhe të Alencës së Veriatlantikut po i përkrahnin simotrat e tyre serbe, nuk do mashtronte me kaq zell…

Xh.H. [minuta 38]: Në vitin 1997 ma kanë dhanë vizën mua dhe Azem Sylës në ambasadë amerikane në Bern me shkua në vizitë në Amerikë. Jemi shkua me Azem Sylën.

[Koment:] Këtë rrëfim e dëgjoj për herë të parë. Fatkeqësisht nuk e tha emrin e asnjë bashkëveprimtari në USA i cili do të duhej t’i kishte prit e shoqërua, meqë asnjëri nuk zotëronin asnjë llaf anglisht dhe gjuhë të huaj tjetër, pos serbishtes. Për momentin po dyshoj se është mashtrim nga arsenali i tij i mashtrimeve goxha diletante, duke manipuluar me rrolin e tij konspirativ.

Xh.H. [minuta 38:30]: Në Shipëri Fatos Klosi më ka thanë po kërkon dikush me u taku me ty.

[Koment:] Fatkeqësisht kam humb besimin se Profesori Klosi thotë të vërtetën, meqë më rezulton të jetë katandis në profiter i Luftës (më vulgarisht se gjenerali Kudusi Lame). Por, siç shkrova, takim në shkurt deri nga mesi i marsit 1998 nuk duhet të ketë ndodh, meqë Profesori Klosi patë thënë në ndejen rastësore që patëm në banesën e Vera Bekteshin rreth datës 10 mars 1998, që Xhaviti nuk e kishte takur.

Xh.H. [minuta 42]: Gjithmonë i kam pas marrë dhëniet e mira me Berishën. Edhe sot nuk i kam t’kqia me Berishën.

[Koment:] E besoj. Ishin pjesëtarë të NPK (ndërmarrjes së përbashkët kriminale), që komandohej nga Beogradi.

Xh.H. [minuta 46]: Departmenti i Amerikës e ka pas të regjistrueme UÇK-në si organizatë terroriste. Pas ni jave [kur e ka thanë Gilbart se UÇK ashtë terroriste] kanë ardh amerikanët [në Tiranë] m’kanë thanë duhet me shku në Gjenevë me e takue Gilbart. (…) I kam thirr e taku Hashimin e Rexhep Selimin. (…) Kemi ba të tre takim me Fatos Nanon dhe jemi marrë vesh për bashkëpunim. Pas këti takim m’kanë thanë me shku në Gjenevë. Nuk e kisha me qef. Kam autorizu Bardhyl Mahmutin, Jashar Salihin edhe Ramadan Avdinë. As Kryesia e Lëvizjes nuk e ka ditë atë takim me Gelbartin. As Shtabi Qëndror. Porositë ua kam dhanë çka me fol, që të dalim union me qëndrime. Gilbart pas atij takimi e ka ndryshua qëndrimin, ka thanë se UÇK nuk ashtë terroriste por lufton për liri.

[Koment:]Meqë nuk kam qenë pjesëtar i NPK, nuk kam informacion konkret për demantim. Por, di që për kohën që flet, nuk kishte Shtab Qendror! Tjerat, le të kusuriten pjesëtarët e NPK dhe të presim deri të hapen arkivat përkatëse amerikane.

Xh.H. [minuta 54]: Ibrahim Rugovën e kam takuar në vitin 1990 në Lugano [Zvicër]. Ishte musafir të Hajdinë Sejdia. Kemi bisedua gjatë. M’ka thanë: “Unë nuk muj me ju mshtet publikisht, në asni variant, por nuk do t’ju pengoi. (…) Kurr s’kam me dal kunër jush [publikisht].” Pastaj jemi taku disa herë.

[Koment:] Tregon vendtakimi se cilët ishin dhe çfarë komplotesh koordinonin.

Xh.H. [minuta 56]: Ahmet Krasniqin nuk e kam njoftë. Kur kam ra në burg ushtarak në Zagreb… Ka pas njerëz të LPK-së dhe ushtarakë që kanë qenë kunra Ahmet Krasniqit. Ata insistonin Ahmeti mos me qenë ministër, komandant.

[Koment:] Po, Fehmi Lladrovci, i cili kishte pas njohje e përplasje gjatë luftimeve në Gospiq të Kroacisë, ishte kundër Ahmet Krasniqit. Qysh në vitin 1996, kur Femiu më merrte në takime që i bënte me ushtarakët, ishte i përcaktuar pët gjeneralmajorin Agim Çeku si komandant i Shtabit të UÇK-së, kur do të krijohej. Më 17 mars 1998, me ndërmjetësim të Shemsi Reçicës, këshilltarit të KM Bukoshi, qe bërë takim mes rreth 10 ushtarakëve që sapo ishin ardh në Tiranë nga Bosnja, Kroacia, Sllovenia, Perëndimi. Ndër ta ishin kolonelët Halil Bicaj, Bislim Zyrapi, Ushtarakët Naim Maloku dhe të tjerë. Takimi që bërë në “ambasadën” e Kosovës në Tiranë. Merrnim pjesë edhe Ali Ahmeti dhe unë. Bukoshi u tregua mashtrues e arrogant, meqë arsyetohej se “pikën”, siç e quante ai Ahmet Krasniqin, e kishte caktuar për komandant Prishtina…

Xh.H. [minuta 57:30]: Kam pas shumë takime me Bukoshin. Nuk i kam tregua as Kryesisë së LPK-së. Kam ba gjysë tradhtie ndaj kryesisë së LPK-së. Kemi ba marrëveshje treshe, me ndërmjetësim të Adem Demaçit. Kemi caktu Hilmi Muzaqin me shkua me marrë ndihma financiare nga Bujoshi, Shaban Muja me i marrë nga Hilmia e më i pru në Zvicër [me ia dorëzu Xhavit Halitit].

[Koment:] E citova në krye të këtij reagimi. Po shpresoj të rrëfejnë Halim Muzaqi dhe Shaben Muja.

Të tjerë, ata të NPK, dëshirojnë varrimin e të vërtetave, sepse pa dashur po komprimtohen përmes interevistave e rrëfimeve, si kësaj radhe që i ka ndodh Zekës tonë të zi.

Ky lloj manovrimi nuk ishte bashkëpunim autentik, por koordinim mes të marionetave të Beogradit, duke i shpërdoruar AD, Hilmi Muzaqin, Shaban Mujën, për kamuflim. Po sjell një ndodhi, çfarë pasoje na ka shkaktuar. Në fund të vitit 1997 Jashar Salihu më ka lut të aranzhojë takim me “kryeministrin” Bukoshi (BB), meqë Jashri, si kryetar i Këshillt të Fondit “vendlindja thërret”, ndihet keq për ankesat që vinin nga Kosova nga pjesëtarët e UÇK-së. Jashari dhe të tjerët ishin të informuar se unë e BB kishim vendosur një marrëdhënie “diplomatike”, sepse ai simulonte që është armiqësuar me udhëheqjen e LDK-së, ndërsa unë vërtet isha i armiqësuar (për momentin nuk po rrëfej kush ishte fajtori kryesor). Pra, ajo armiqësi na bëri të shtirreshim miq mes nesh. Sidomos gjatë grevës së urisë në maj 1996 kishim bashkëpunua, deri edhe i kishim bashkëkonsultuar kërkesat e grevës dhe u morëm vesh greva të bëhej në oborrin e “selisë” se “qeverisë” në Bonn (atëherë kryeqytet i Gjermanisë P.). Kërkesës së Jasharit për takim BB iu përgjigj pozitivisht. Takimin na e la në një hotel në Aeroport të Cyrihut, për arsye konfidencialiteti, siç pat thënë BB. Jashari iu përgjërua për ndihma financiare për UÇK. BB tha se hapur nuk guxon nga Prishtina me ndihmua, ndërsa fshehurazi do sheh nëse ekziston mundësia për t’ia “vjedh” Fondit të qeverisë. Gjatë takimi BB nuk informoi se kishte bërë marrëveshje me Xhavit Halitin. Sigurisht, as Jasharin nuk e kishte informua Xhaviti, përndryshe nuk do kërkonte takim me BB. Ai takim ia mundësoi BB me e kuptua nivelin që kishim mes nesh në LPK dhe duhet të jetë bindur që marrëveshjet që bënte mwe Xhavitin nuk po dekonspiroheshin.

Për gjysmë tradhti ndaj Kryesisë (ku ishte anëtar edhe Xahviti), për të cilën Xhaviti informoi për herë të parë, mirë do të kishte qenë të komentohet nga anëtarët e Kryesisë së atëhershme. Fatkeqësisht nuk do të ndodh, sepse kanë bërë një marrëveshje gjentlemene, të mos informojnë e reflektojnë për këso komplotesh. Mund që kanë edhe arsye të tjera, pse i fshehin të “palarat” njëri-tjetrit. Po kursehem të bëj hamendësim të tjera.
Xh.H. [minuta 58:30]: Sa i përket Ahmet Krasniqit, Bardhyl Mahmuti dhe Bilall Sherifi ma kanë pru ni letër të Ahmet Krasniqt, në të cilën shkruante se ai ashtë i ngarkuar prej qeverisë për t’u marrë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që ai i ka tana mjetet e qeverisë dhe ai don t’ia jep Ushtrisë Çlirimtare t’Kosovës, do t’ia dorëzon Shtabit t’Përgjithshëm. Letrën ma kanë dhanë mu. Ashtë letra. E kam letrën. Mas ni kohe thanë duhet me e majt ni takim n’Osllo. Nuk di kush ka ndërhy. Unë jam nis për Osllo. Adem Demaçin e kam gjet aty. Ashtë ardh Baca Ahmet. M’duket ka qenë me ta Agim Mehmeti, Hilmi Nebiu dhe nj ëme mbiemn a Dreshaj a Lajçi, nuk po më kujtohet, por njëri nga këta mbiemrat ishte.

Kemi bisedua gjatë. Bisedat kanë vazhduar pastaj n’Shipni. Ka kërku diçka që unë s’jam pajtu m’ia dhanë. Ka kërkua me kalua gjithëçka nën menaxhim të grupit të oficerëve. Ata me i lëshu edhe komunikatat. Tha, ju do përfshiheni në ni shtab të madh që do ta bajmë kur ta çlirojmë ni pjesë t’Kosovës. Ashtë histori e gjatë. E vetmja marrëveshje ka qenë kërkua e Bacit Adem, që paret me ia marrë Bukoshit e m’ia dhanë UÇK-së, e para, dhe e dyta ka qenë me fol me organizatën e mbrojtjes në Kosovë, nuk p’om kujtohet si e ka pas emnin, me fol me Qehajen, me i fut edhe ata n’sistem, e pasi t’i fusim, dojmë mi ble edhe do ajroplana, sipas Ahmetit, gjithmonë [shfaq zgërdhirje sarkastike]. Kur i thash ku i lamë, tha i lamë n’Shipni. Tha ani. Ish takimi i parë, në fakt ishte takimi i dytë, por i pari n’qat nivel. Ky takim ashtë i regjistrum n’kaseta. Unë i kam kasetat. I publikoj kur t’du unë. Kur t’i baj kujtimet e mija.

[Koment:] Këto (dez)informime do të duhej të analizohen kur protagonistët që i përmend Xhaviti, – Bardhyl Mahmuti dhe Bilall Sherifi, – të dëshmonin se vërtet ishin “postier” të asaj letre dhe a e kishte përmbatjen ajo letër siç rrëfeu Xhaviti.

Hapësira kohore e asaj “letre” duhet të ketë qenë pas 7 marsit 1998, deri më 22 maj 1998, kur ka ndodh “takimi” në Osllo. E konkretizova 7 marsin 1998, sepse atë ditë BB ka miratuar propozimin e ushtarakëve (të koordinuar nga Agmet Krasniqi dhe Agim Mehmeti), për formim të FARK-ut (Forca e Armatosur e Republikës së Kosovës), me kolonelin Ahmet Krasniqi si komandant.

Për ata që nuk e dinë, takimi i parë për formim të FARK-ut ka ndodh në banesë të Ahmetit në Cyrih, me pjesëmarrje të tre ushtarakëve azylantë në Zvicër. Kanë pasuar edhe takime tjera, më 6 e 7 mars 1998. E kanë caktuar delegacionin për takim e marrëveshje me BB. Meqë kam shpreh dyshime qysh kur ka ndodh ai formim i FARK-ut, po e përsërisë për ata që nuk e kanë lexuar: urdhrin për formim të FARK-ut Ahmet Krasniqi duhet ta ketë marrë nga eprorët e Beogradit fashistoid, i cili tashmë kishte bë plan për sulm të Prekazit, prandaj duhet ta ketë vlerësuar të nevojshme të formonin formacion për ta komplotuar UÇK-në, nëse ushtria dhe policia e Serbisë nuk do ia delte ta zhbënte.

Xhaviti, ose nuk e ka dit, ose e ka anashkaluar, por takim mes Ahmet Krasniqit dhe Hashim Thaçit ka ndodh në fund të marsit 1998, në banesë të Ahmet Krasniqit. Rezlton se Ahmeti është komanduar nga Beogradi me cilët “përfaqësues” të UÇK-së duhej të takohej e të merrej vesh, si do të duheshin ta koordinonin bashkarisht komplotonimin e UÇK-së, e cila, në fakt, në fillim të marsit, ishte zhbë si strukturë guerile (ushtarake nuk ka qenë asnjëherë).

E falënderoj Xhavitin për (dez)informata për “takimin” në Osllo. E kam komentuar më shumë se njëherë. Por kësaj radhe e pyes, kush i ka ngarkua Xhavitin, AD, Shaban Mujën, ta përfaqësojnë UÇK-në në atë takim, dhe çka synonin? Kush me ke qenkëshin marrë vesh të shkojnë përfaqësuesit e FARK-ut dhe të UÇK-së, të cilët Xhaviti i paskësh gjetur atje? Pse janë takuar pikërisht në Osllo, dhe pikërisht te Fatmir Zymeri? Kur do me i dorëzua Xhaviti kasetat e takimit të inçizuar, meqë ato nuk janë pronë private as e Xhavitit?
Xh.H. [minuta 61:30]: Mas ni kohe m’thanë, Ahmet Krasniqi ka ardh n’Shipni. Shkova meniherë. Ishte vendos n’Hotel Rogner. Bashkë me Hilmi Nebiun, m’duket. Edhe ni tjetër.

Po ia harroj emnin. Kam shkue unë bashkë me drejtorin e kundërzbulimit t’Shipnisë. Kemi bisedu. Çka mujmë me nimu. A dojmë me bashkëpunu. Krejt. Tani t’them, na kemi qenë n’proces t’bashkimit dhe ai ka pas problemet e veta t’brenshme. Ka pas problem me emërtimin e tij si ministër. Nuk donin me emnu minister. Donte dikush tjetër m’i majt frejt e ministrit. M’i ka thanë t’gjitha. Gati takime ditore kemi pas. Jemi marrë vesh kanë me qu me ble armatime. Janë shku poshtë e përpjet, në Turqi. M’i ka dhanë oficerët e tij. Jemi shku bashkë. Ni Kalaveshi ka qenë oficer dhe ka ardh me mu. Specialist i armëve. M’doket jeton Slloveni. Mirëpo situata ndryshoi, m’duket mas betejës parë. Pastaj ni natë, ndodhi ajo qi ndodhi, thanë e vranë Ahmet Krasniqin. E vrau Serbia, UÇK-ja, LPK-ja, Xhaviti, jo ai, jo ky, emnak a boll. Por me ransi atentati ashtë ba kunër Ahmet Krasniqit… [ndërhyn intervistuesi].

[Koment:] Xhaviti simulon “natyrshmërinë”, se ai ishte kompetent për ta bërë bashkimin e UÇK-së me FARK-un. Xhaviti e ka për borxh të përgjigjet, kush, kur, ia ka dhanë kompetencat për ta përfaqësuar UÇK-në në takime për bashkim të UÇK-së me FARK? Mirë do të ishte ta thotë emrin e atij drejtorit, që historianët të ndihmohen për të gjet në arkivë përkatës, çka ka raportuar ai për atë takim.

Dyshoj, emrin e ushtarakut Kalaveshi e ka nga leximi i rrëfimeve të mia, por nuk ia paska mbajt mend as emrin, edhe pse paskësh udhëtuar me te në Turqi për të ble armë. Fjala është për mitrovicaliun Bashkim Kalveshi, ushtark me grada i specializuar për teknologji armatimi, ndërkohë shtetas slloven. Ishte i angazhuar në FARK. Mua më ka shoqërua në udhëtimin që kemi pas në Kinë në fund të gushtit 1998.

Xh.H. [minuta 64:30]: Unë e kam menimin tim kush e ka vra, nuk mund ta them, sepse nuk mund të gënjej. Për menimin tim nuk e ka vra UDBa. Nuk e besoj që ka pas interes UDBa m’e vra Ahmet Krasniqin, sepse Ahmet Krasniqi nuk e ka rreziku UDBen as Jugosllavinë prej qati pozicioni që ka qenë. (…) Mun që e ka vra dikush për me e marrë pozitën e tij. Ata kanë dy-tri grupe t’oficerave. (…) Përshemull, a u ba Halil Bicaj ministër. Shumë kohë para se me ardh Ahmeti n’Shqipni ashtë fol, duhet me e hek Ahmet Krasniqin e me vnue Halil Bicën. Jo me e vra. Po kuptohet.

[Koment:] Interesant taktika spekulative, e ngjashme me spekulimet e marionetave të agjenturave armiqësore (UDBashëve): “Unë e kam menimin tim kush e ka vra, nuk mund ta them, sepse nuk mund të gënjej. Për menimin tim nuk e ka vra UDBa.” Pra, edhe e dinë, edhe nuk do ta thotë kush e ka vra, edhe e shfajëson UDB-në!!

Aspak nuk është e ndershme të nxit insinuata ndaj Halil Bicajt, i cili asnjëherë, për të gjallë të Ahmetit, nuk ka pas asnjë grindje e kundërshti me Ahmetin. Kjo insinuatë i ngjanë insinuatave të samoukut (autodidaktit) Sabri Novosella. Po e risjell insinuatën në fjalë: “Përshemull, a u ba Halil Bicaj ministër. Shumë kohë para se me ardh Ahmeti n’Shqipni ashtë fol, duhet me e hek Ahmet Krasniqin e me vnue Halil Bicën.”

Meqë kam qenë i involvuar në ca zhvillime lidhur me angazhim të ushtarakëve dhe debatet e tyre, Ahmet Krasniqin nuk e akceptonte për komandant asnjëri nga ushtarakët që ishte ardh në Tiranë për t’iu bashkuar UÇK-së, por asnjëri nuk e ka përmend Halil Bicajn si komandant të preferuar. Ata që i kam takuar gjatë marsit e prillit 1998, e preferonin Kolonelin Bislim Zyrapi. Edhe vet Halili e preferonte Bislimin, sepse kishin qenë bashkëluftëtarë në Sarajevë.

Emërimi i kolonelit Halil Bicaj, pas atentatit që iu bë Ahmetit, ka qenë pothuajse rastësi aksidentale. BB e ka emërua ushtarakun pejan Ismet Aliu. Por meqë ai ishte atashe ushtarak i Bosnjës në Turqi, e ka lut BB ta akceptonte Halilin si ushtrues detyre, deri ta lironte ate (Ismetin) qeveria e Bosnjes. Dhe kështu ka rastis që Halili të emërohet në funksionet e Ahmet Krasniqit. Prandaj insinuata e Xhavitit mund të keqkuptohen si hakmarrje, sepse Koloneli Halil Bicaj ka qenë pjesë aktive, operative, e UÇK-së, për çka nuk ka qenë e informuar NPK, por që zagarët e Ibrahim Rugovës shpifnin: “Halil Bicaj vepron sipas udhëzimeve të Ibrahim Kelmendit.”

Xh.H. [minuta 66:00]: Kemi bisedu për ni marrëveshje me i bashku dy sistemet. Kemi negociu unë e Kadria [Veseli]. Dikur ka ardh edhe Bislim Zyrapi. Bile e kanë taku Bujar Bukoshin pas ati puçi qi u ba (14 shtator 1998). Kushtet kanë qenë të tilla, kisha përshtypjen, që të dy palët e kishin me hile. Unë se kam nënshkrua marrëveshjen. (…)
[Koment:] Thënë të drejtën, për këto “bisedime” po (dez)informohen për herë të parë. Kadri Veseli nuk ka mundësi të reagon. Koloneli Bislim Zyrapi nuk praktikon reagime, ka zgjedh heshtjen, siç veprojnë rëndom ushtarakët serioz.

Më ngjanë megalomane krekosja e Xhavitit, se ato hile kanë dështua sepse ai e ka refuzua nënshkrimin e “marrëveshjes”!!

Xh.H. [minuta 72:30]: Në SHIK nuk kam qenë i angazhum. Kam shku ndonjëherë në vizitë të Kadriu [Veseli] dhe Hilmiu [Reçica]. Kishin në bodrumë ni saunë. Jam qefli i saunave e shkojsha aty (…) Po menoj, pa Kadrinë [Veseli], Hashimin [Thaçi], Rexhën [Rexhep Selimin], Jakupin [Krasniqi], Azemin [Sylën], Sokolin [Bashota], Xhelën [Xheladin Gashi], ka qenë e pamundur procesi politik me u realizu. Nuk po them kush ka pas rrolin ma t’madh, as kush ka marrë poste dhe kush i ka shfrytëzua t’mirat e arritura, por këto takimet qi i thash unë, mos me e pas pas mshtetjen e tyne, dhe mos me pas besu ata, nuk ishin ndodh ato qi i thash. Prandaj kjo është dhimsunia ime pse ata janë atje [në Hagë]. E dyta, unë kam ni qëndrim, Bashkësia ndërkomptare nuk ashtë kundër nesh, as kunër Hashimit, por ky proces filloi n’Këshill t’Europës, ose filloi tavolinave t’nryshme n’Kosëvë, t’organizume prej Serbisë dhe përfundoi aty. Për aq sa po mundem me i përcjell seancat, shpresoj që në fun ata do dalin t’pa fajshëm e do t’vinë në shpi.

[Koment:] Në përmbyllje të intervistës 75-minutshme Xhaviti i ka konkretizuar emrat e protagonistëve, të cilët i ka mashtruar, manipuluar e shpërdoruar nga viti 1994 deri në qershor 1999. Bile edhe pas çlirimit. Me këtë lloj konkretizimi ia ka lehtësuar punën ZPS-së për t’i identifikuar pjesëtarë e NPK.

Këtë qëllim nuk duhet ta ketë pas Xhaviti. Përmendja e tyre është bë për të krijuar nënkuptim se ata e kanë zgjedh Xhavitin për udhëheqës. Tjetra, ka dashtë me e glorifikua angazhimin e tij në bisedime me përfaqësues ndërkombëtare, siç mashtron sa herë që intervistohet për rrolin e tij në UÇK. Por, nëse do t’i kërkoheshin emrat e atyre që i ka takuar dhe bisedimet e marrëveshjet që ka bërë, del një hiç spekulues, pa ndonjë ndikim me rëndësi.

* * *

Intervistë në T7, më 25.04.2024:

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.