ATDHEU NË RREZIK

0
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

Atdheu, Sot është në rrezik! Shtet, e bënë Rilindasët shqiptar me pasuri dhe Libra. Sot, e rrezikojnë politikanët shqiptar me kriminalitet dhe korrupsion. Pasuri personale, familajre, partiake dhe klanore.

Përderisa, Dje armiku na luftonte me përndjekje, burg dhe vrasje. Shkolla shqipe. Libra shqip. Lektura shkollore. Skënderbeun… “Armik” të shtetit “përbashkët” Jugosllav, si: “ballistë”, “irredentistë”,”terroristë”… Sot, na dënon me armikun e brendshëm, “shqiptarin e ndershëm” partiak të arratisur nëpër institucionet e shtetit të “pëbashkët”. Na i jep të gjitha të drejtat kombëtare: gjuhë shqipe, shkolla shqipe, arsim, kulturë, Liri…

Po, na i ringjalli “shqiptarët e  ndershëm” të sistemit komunist te Pragu i Shtëpisë. Që, sot vendosin për arsimin, kulturën, letërsinë shqiptare. Themelet e një shoqërie, Shteti… Vërtetë, na e dha: “Fitoren”, Rebublikën e Kosovës, “Lirinë”… Dhe, pasurinë… Po, jo edhe trurin…

Atdheu Sot, nuk është në rrezik nga: serbët, turqit, bullgarët, por nga vetë shqiptarët?!… 


 

SHQITARËT GJITHË JETËN
ARGATË TË PUSHTUESVE

NGA KALOSH ҪELIKU

Po. Shqiptarët, në kohën e Turqisë qenë argatë të pushtuesve. E mbajtën gjallë Turqinë në Trojet Etnike Shqiptare dhe Ballkan pesqind vite vite me radhë me pashallarë dhe agallarë. Ataturku, ishte me prejardhje shqiptare. Turqinë e bëri shtet modern. Shqiptarët, qenë argatë edhe në mbretërinë serbo – kroate. Jugosllavi. Argatë kanë qenë edhe në sistemin komunist, Jugosllavinë komuniste të Shokut Tito. Argatë, janë edhe Sot, në sistemin Neokomunist. Copë – copë të ndarë me kufinj politik nëpër disa republika ish jugosllave.

Popull i dalldisur dhe kënaqur gjithë jetën si argatë. E, në realitet, nga e gjithë kjo argatëri, përfitoi pjesërisht vetëm në kohën e fashizmit me Marrëveshjen Bullgaro – Shaiptare (… ) “Shqipërinë e Medhe”. Edhe, pse jashtë këtyre kufinjve politik mbeti Shkupi dhe Kumanova. Marrëveshje Historike, e cila edhe sotekësajdite është në fuqi. Edhe, pse: në atë Marrveshje Historike e humbi Shkupin shqiptar i rrethuar me fshatra shqiptar, Kumanovën, Velesin, Prilepin dhe Manastirin. Qytetin më të banuar me shqiptarë në kohë e Turqisë. E, sot: I treti pas Tiranës dhe Prishtinës…


 

DUDUMI “SHQIPTAR”

NGA KALOSH ҪELIKU 

Po, i keq jam sipas dudumëve “shqiptar”, duhet luftuar me Kur’an e hoxhallarë të rrejshëm: ky, është Kalosh Ҫeliku. Armiku më i madh i fundamentalistëve “muslimanë shqiptarë” me “Din e Iman”. Xhihadit, tyre edhe në Shtetin Shqiptar. Shkaku, se: me ndihmën e partive politike shqiptare me “sinqeritet” dhe me “Besë”, pas Hoxhës të “Allahut”, tinëz hynë edhe si ministra, zv, ministra, sekretar shtetëror dhe këshilltarë në Ministrinë e Kulturës në Maqedoninë e Veriut. Rrufjanë, pushtetarë e anëtarë të komisioneve në arsim dhe kulturë për botime, edhe me prof. Dr. Dudumin “shqiptar”, si anëtar komisioni për botime me shokët “muslimanë”.

I pari, si sekretar shtetëror. Sot, këshilltar i ministres të Kulturës aktiviste në shtetin e ”përbashkët”. Dhe, i dyti si anëtar komisioni për “vlerësimin” e Letërsisë Shqiptare. Dudum “shqiptar”, që gjithë jetën ka punuar për të tjerët si argat, rrufjan i përbetuar me pagesë qeveritare, e jo për popullin shqiptar. Edhe, stimilojnë me përkrahje të “vëllezërve” të Njerkës me mjete marramendëse materiale Qeveritare shkrimtarët partiak letrarë kulturor – artistik, duke i eleminuar shkrimtarët e lindur dhe talentuar me vepra të dëshmuara dhe arrira në Botën Shqiptare Ndërkombëtare.

Unë, nuk kam kohë të merrem me këtë soji Dudumi “shqiptar” partiak, i arratisur në Facebook me kopi pest me vepra fetare – “shkencore”, le të merren Partitë Politike Shqiptare dhe “maqedonase”, që e kanë emëruar dhe dërguar në Ministrinë e Kulturës të Republikës Maqedonisë Veriut, si anëtar komisioni për botime të librave, pa asnjë bagazh kulturor – artistik. Vlerësimin e Letërsisë Shqiptare, në shtetin e “përbashkët” të “vëllazërim – bashkimit”.

Guxim, Sot: merr ta vlerësojë, jo letërsinë maqedonase, po, edhe Letërsinë Shqiptare, që udhëton me shekuj nëpër botë. Dhe, Nesër. E, është rritur mes zjarreve në përkundjen dhe përmbysjen e djepit me vite nga shtrigat e partive politike komuniste dhe neokomuniste në djep druri shelgu në këtë anën shqiptare, dhe anën maqedonase matanë Vardarit. Kalama, i lindur në gjirin e partive politike, dhe s’ka “haber”, as njohuri elementare nga Rilindasët e Djeshëm Shqiptarë të pavdekshëm:

Kush ishte Skënderbeu (“tradhtari” i Turqisë), Devish Cara, Ismail Qemali, Sami Frashëri, At Gjergj Fishta, Naim Frashëri, Ҫajupi, Asdreni, Faik Konica, Ndre Mjeda, Hil Mosi, Luigj Gurakuqi, Ernest Koliqi, Mid’hat Frashëri, Fan Noli, Esad Mekuli, Sadudin Gjura, Daut Gurra, Mehmedali Hoxha, Abdylazis Islami, Teki Dërvishi, Anton Pashku, Ymer Shkreli, Musa Ramadani, Gani Xhafolli… As, të Sotshmit, në sistemin Neokomunist: pasardhësit e tyre me Lapës e Libra nëpër skolla dhe në Bibliotekë. Universitete. Fyt për fyti me armik, e për armik. Kokë më kokë mes Lexuesit shqiptarë me vite e shekuj.

Aspak, nuk i njeh shkrimtarët shqiptar, që e kanë shkrirë veten dhe pasurinë për Atdheun. Letërsinë Shqipe nëpër shekuj: Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Diasporë. Mos them, se: në bibliotekën e tij personale fetare turko – arabe si “filozof” universitar trusakat, kalemxhi i partive politike teknefes në pushtet, nuk e ka as edhe një libër të “hajrët” në Gjuhën Shqipe. Përmëkeq, Sot: edhe i lufton me kosën fetare – partiake në dorë si libra të “rrezikshëm”.

Publikisht, dua të jem i keq gjithë jetën përsëgjalli deri në Varr mes këtyre dudumëve “shqiptar” me “Din e Iman” me tituj shkencorë e profesorë universitar. Nuk i dua mbi Varr të më qajnë përmes partive politike shqiptare me lotë krokodili për karrierë politike: poste partiake qeveritare, dhe pasuri materiale. Shkaku, se: I kam pasur të gjitha në jetë. Mund, të çohem nga Varri, dhe do t’i përzë me shqelma, matanë Ҫuke në Lumin e Zajazit. Nuk kam qenë argat partiak gjithë jetën me poste partiake dhe pasuri, as lypës te Ura e Gurit për të “drejta kombëtare” të shqiptarëve, në Shkup: Gjuhë Shqipe.

Shkolla Shqipe, Flamur kombëtar e të “drejta të barabarta kombëtare”. Fotografi propagantistike para kamerave televizive. Aqmëpak, shkrimtar partiak, ose fetar Qeveritar me “Din e Iman”. As, i sistemit Komunist, as i këtij të Sotshmit, Neokomunist të “vëllazërim – bashkimit”, kur Dudumi “shqiptar” ende vendos për vlerat e arrira letrare artistike shqiptare?! Imzot, edhe kush: prof. Dr. Dudumi me këmbët dhe trutë në legen?! Përmëkeq, në rolin e “shpëtimtarit”?! Rrezik, për një popull!

Edhe, pas vdekjes përtej Varrit. Arsyeja, se; Nuk e kam problem ceromeninë e varrrosjes me flamur kombëtar e hoxhallarë pa “Din e Iman”. Politikanë të dalldisur dhe arratisur pas posteve politike dhe pasurisë për ta reklamuar veten para kamerave televizive. Apo, me gjysmëhënë, edhe Sotekësajdite në minaret e xhamive shqiptare. Ose, përfundoj në përrua. Njeri, të gjallë nuk dua të mos ketë të më përcjell në Varr pas Ҫuke, përveç familjarëve, Tri cucave boheme dhe miqëve poetë të pavdekshëm, në pasurinë e Babait. Mjafton, në varrimin tim t’i kemë Tri Cuca boheme me dajre. Xhadinë mace, që për çdo vit në shtratin tim i lindë nga pesë maci të vogëla. Dy shtama me verë mbi kokë. Një ibrik raki rrushi. Dhe, një qen.

Padyshim, nuk e them, se: Pas vdekjes, ju politikanë keni qenë të këqinjë me vite dhe shekuj. Ndoshta, keni bërë edhe ndonjë të mirë për popullin shqiptar?! Ose, e keni shitur popullin shqiptar me vite përpak para për poste politike dhe pasuri personale, familjare, miqësore, klanore dhe partiake. Ndoshta, edhe për dashnore. Këtë të fundit, Unë si shkrimtar ua bëj “hallall”, por jo edhe shitjen e poullit shqiptar. Nëpërkëmbur arsimin dhe kulturën shqiptare me ndihmën e partive politike shqiptare të arratisura dhe dalldisura në pushtet, edhe më zi sesa, sistemi komunist me partizanë të ringjallur të partisë vetme politike jugosllave. Sot, neokomuniste.

Dudumë me “Din e Iman”. Po, ja: Unë, dua të jem i mirë pak vite përpara vdekjes. Ose, Ringjalljes. Them, se: ju, nuk kishit qenë armiqtë e mi historik. Apo, miqtë e mi letrar, që u ndihmova dhe u mbajta gjallë me pak shpirt në letërsi, Sot. Nuk e di për nesër?! Gjithë jetën, siç duket kisha pasur vetëm “miq”, dhe jo “armiqë”. Nëse, ju nuk do të ishit në botën time letrare, Unë nuk do të isha shkrimtar, as Sot, as Nesër. Edhe, pse ajo Grua besnike Zonja Vdekje, nuk më do mua për burrë?! Nuk ka problem. E dua Unë Xahdinë.

Trembet, se: mund t’ia ngatërroj punët administrative fetare – politike me probleme edhe atje në atë Botë, “Xhehnet” (Parajsë). Ose, “Xhehnem” (Ferr). Publikisht, Luftë kulturore dhe artistike i shpall Dudumit “filozof”, dhe sojit tij turko – arab me “Din e Iman – shqiptar”, me vendbanim në Universitet privat, që lindi si kopil partiak brenda një Nate, kundër Universitetit të Tetovës?! Popullit Shqiptar. Trojet Etnike Shqiptare. Sot, edhe arsimit dhe Kulturës Shqiptare.

Nateditë, jam përpjekur, ju të bëheni të mirë si shqiptarë, jo unë Shkrimtari i Keqi. Sot, dhe Nesër. Parashikuesi i Ditës Nesërme. Nuk merrem me Dudumin “shqiptar”, ku do ta ketë Nesër varrin: në Arabi, Turqi, apo Maqedoninë e Veriut. Ose, në Hale pas Shtëpie. Unë, e di varrin tim Nesër, në Shqipëri. Mëkot, mbeta i Keq gjithë jetën. Edhe, dua të vdes i Keq, edhe Nesër në Ferr! Digjem, në zajarrin e “Xhehnemit”. Ju, siç duket dudumë me këmbët dhe trutë në legen, keni qenë të lindur dhe jeni edhe më të këqinj në gjen, kopila brez pas brezi të përkundur në djep shelgu mes livadheve. Dudumë, me “Din e Iman”.

Edhe pse, një Zot e di, çfarë gjaku ju qarkullon me shekuj nëpër damarë: gjak serbi, apo turku “ehamdurila”. Ende, nuk e dini, se: cilin e keni Babë, dhe cilën Nanë?! Fatkeqësisht, pa kokë në qafë, mbetët fushave dhe arave të pakorrura me ferra. Livadheve pa lisa, duke kullotur barë me gëlbaza serbi e turku me shekuj. Kashtë, me kosha në grazhd. E, Unë desha të ju nxjerrë maleve mes lisave, rrëzë Ҫuke në Liri!

Mëkot, ende bagëtinë e Bariut me zgjebe, që e hanë Ujku delengrënës, nuk mund ta nxjerrësh të kullosë maleve, kur ajo kullotë barin e fushave dhe ferrave të Qeverisë “vëllazërim – bashkimit”. Dhe, Dudumët: Sot, tinëz m’i futi në Shtëpi. E, Unë prisja t’i fusi në Vathë.

Prandaj, edhe vendosa dudumët “shqiptarë” t’i kullosë hithrave pas haleve…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.