KËRKESA JO KORREKTE PËR KOSOVËN E AMBASADORIT TË SHBA NË BEOGRAD, HILL

0
Christopher Hill

Gani I. Mehmeti

Deri sa SHBA njeh pavarësinë e Kosovës, për të cilën ka punuar aq shumë, nuk besoj se tani është për zhbërjen e saj.

Hill, pse është në Beograd, ndoshta po ia ka frikën Vuçiqit, por në të kaluarën nuk kishte frikë nga Millosheviqi. Ndoshta fajet i paska mosha, se thonë, sa më prej pleqërisë, frika më e madhe, edhe pse ai i përket shtetit më të fortë në botë.

Unë nuk them të bëjë padrejtësira ambasadori Hill, por vetëm le të jetë korrekt. Nuk di sa i njef serbët ai, por serbët janë aq tradhtarë, aq mashtrues, aq të padenjë, aq mizor, aq kriminelë dhe aq të padinjitetshëm sa mendja e kresë nuk ta merr.

Serbët kanë mashtruar Perandorinë Osmane, kanë mashtruar të gjithë popujt me të cilët rrethohet. Mashtruan edhe Enver Hoxhën, po me Kosovën më 1945. Mashtruan edhe Hungarinë aq të fuqishme me Vojvodinën. Diçka kanë mashtruar edhe Bullgarinë. Ne shqiptarëve na mundën me ushtri e me armatim përmes ndihmës së Rusisë e më pastaj, përmes mashtrimit, e bënë edhe Evropën për vete dhe që nga Kongresi i Berlinit me Bizmarkun në krye.

Besoj se e di Kristofer Hill se Amerika ka krijuar atë më pak se gjysmë Shqipërie, e di se Amerika shpëtoi popullin shqiptar të Kosovës në vitin 1999 bashkë me NATO-n dhe shtetet perëndimore të Evropës. Tani nuk di si u besojnë serbëve, që në krye të tyre janë bashkëluftëtarët me të afërt të Millosheviqit? Këta janë ata që shkaktuan të gjitha luftërat në Jugosllavi, tani më të shpêrbërë, për të krijuar Serbinë e Madhe. Këta nuk janë më të mirë se Millosheviqi, të betuar se do e çojnë deri në fund ideologjinë e tij.

Kristofer Hill, përse kërkoni që Ksoova të zhvillojë bisedime me Serbinë, kur Kosovën e konsideroni të Pavarur si shtet? Kosova nuk ka asgjë të bëjë me Serbinë. Kosova ka të bëjë me serbët e Kosovës, të cilëve u ka dhënë më shumë të drejta se çdo minoriteti tjetër në të gjitha shtetet në botë. Serbët nuk vuajnë dhe nuk ankohen pse nuk kanë të drejta, por pse nuk e duan Kosvën të pavarur, e duan nën sundimin e Serbisë, prandaj ankohen, gjoja për mbrojtjen e,popullit serb, pse serbët janë njerëz «engjuj», sipas tyre.

Zotëri ambasador Hill, ata e duan Asociacionin jo pse u mungojnë të drejtat, por përmes Asociacionit, nesër do të kërkojnë shkëputjen nga Kosova. Ky është qëllimi i tyre jo vetëm prej sot, por prej pas luftës, dhe po me këtë qëllim i ndoqën shqiptarët nga atje me ndihmën e KFOR-it në vitin 2000.
Ata i bëjnë planet e tyre afatgjata dhe aftashkurtra, pastaj si të ju dalin. Dhe, ky është qëllimi i dialogut të Serbisë, ta zvarrisin atë deri në momentin e duhur të realizimeve të qëllimeve të tyre, sa të nxjerrin para aktit të kryer.

Prandaj, ju lutemi, hiqeni Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pse ai do të jetë një kancer për Kosovën.
Serbët nuk është pse nuk kanë të drerjta të tyre në Kosovë, por duan pasurinë e Kosovës, Trepçën. Më vjen shumë keq që ose nuk po e kupton se kush janë serbët, ose nuk po do të kuptosh, ose qëllimisht, po ua mban krahun. Kjo nuk është politika e SHBA ndaj Kosovës. Po nuk munde të ndash drejtësinë, mos u deklaro fare. Por, po munde të deklarohesh për drejtësinë, mos u ndal. Kosova duhet të bisedojë me serbët e Kosovës, jo me Serbinë. Lista Serbe duhet të shpallet listë kriminelësh dhe duhet të ndalohet veprimtaria e saj, pse ajo është për rrënimin e shtetit të Kosovës, prandaj del se është terroriste, kriminile dhe armiqësore.

Lista Serbe e do Serbinë në Kosovë, e do Vuçiqin dhe Rusinë siç u pa në protestat kundër targave në Mitrovicë! Ata nuk janë të vetëdijësuar se jetojnë në territorin e Kosovës, dhe gjithçka duhet tê jetë nën shtetësinë e Kosovës.

Në njërën anë i jepni të drejtë zbatimit të ligjit në Kosovë, në anën tjetër e frenoni atë.
Vuçiqit që po i fryn zjarrit dhe të gjithë serbëve të tjerë duhet t’u tregohet se Kosova është shtet!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.