Kur turpi shndërrohet në njerëzillëk?!

0
Skënder Mulliqi

Vështrim

Skënder MULLIQI

“Turpi” është paraqitje normale kur njeriu bën një veper të keqe, ose fletë diqka që e turpëron para tjerëve ate.Ngapak apo bukur shumë turpi është shëndrruar në njerëzi, e sidomos tek njerëzit e politikës në Kosovë. Turpi më shumë është ndjesi e fëmijëve, kur ata fshihen pas nënës ose babait të tyre. Është keq kur disa njerëz mbeten të turpëruar gjithë jetën. E mbajnë si barrë të rëndë mbi supe, apo atyre iu është bërë edhe njerëzi. Është mirë kur ndjehesh i turpëruar për ndonjë veprim të keq, dhe ate nuk e përseritë. Disa njerëz ndihen të turpëruar nese janë të varfër.

Turp është më qenë kriminelë, turp dhe turpëruese është më qenë hajn i shtetit, keqpërdorues, zhvatës dhe banditë i veshur më petkun e politikës. Me këtë fjalë apo më shumë fjalë të cilat kan konotacion të keq, nuk po i gjejmë shumë në fjalorin tonë. Ndryshe është kur njeriu ndihet i turpëruar, e krejtë ndryshe është kur dikush tenton më turpëruar dikend më çdo kusht. Njeriu i ndershem turpërohet kur dikend e sheh që po bën vepra të keqija. Më së keqi ështe kur turpërohesh pse në krye të shtetit kemi dikend të paditur, hajn dhe më predispozita kriminale të veprimit apo bashkëveprimeve.

Amerikanët janë ndier të turpëruar për aferat jo të mira të presidenteve të tyre. Kohën e fundit ata janë ndier të turpëruar më veprimin e presidentit Donal Trump, më ate qka bëri në Kapitol Hil pas humbjës nga demokrati, Gjoe Bajden.

Gjermanët edhe sot ndihen të turpëruar me veprimet naciste të, Adolf Hitlerit. Ata aqë nuk bëjnë vepra të keqja në jetë dhe nuk e dëmtojnë askend, dhe as shetitin dhe kombin e tyre, nuk kan qka të ndihen të turpëruar, së janë vepra që i kan bërë të tjerët. Në Kosovë nuk mori kush përgjegjësi dhe as nuk u turpërua për veprimet kriminale. Mos marrja e përgjegjësisë morale është turp.

P,sh, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për Krime të Luftës, nuk e dënojë Serbinë për gjenocid, duke mos i cilësuar vrasjët në masë të gjerë si vepra gjenocidiale, e ka pasur fakte të tilla më bollëk. Asnjë serb apo ata numërohen në gishta të dorës, nuk u distancuan nga vrasjët e shqiptarëve. Nuk u turpërua dhe as që po turpërohet as Kisha Ortodokse Serbe, e cila e kan lënë moti rrugën e Zotit, duke u bërë bashkëfajtorja më e madhe për krime më rastin e shkatërrimit të ish-Jugosllavisë.

Nga turpi sado pak njeriu mund t shpërlahet, kur ballafaqohet më te. Për ata të cilët bëjnë vepra të mbrapshta, gadi gjithmonë fajtor janë të tjerët.

Kush turpërohet për krimet e komunizmt? Ata të cilët nuk janë komunistë.
Kush i turpërohet nacizmit. Ata që nuk janë nacistë.
Kush turpërohet për krimet serbe të luftës? Ata që nuk janë serb.
Kush turpërohet për veprimet e një klase grabitqare 20 vjeqare politike në Kosovë?
Ata të cilët i sollën në pushtet…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.