AVNI NASUFOSKI – ANGAZHIM DIPLOMATIK, BASHKËPUNIM EKONOMIK DHE PROJEKTE NDËRKOMBËTARE
Avni Nasufoski është ambasador në kuadër të strukturave EAA-WSA si dhe vëzhgues i përhershëm pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Paralelisht me angazhimin e tij në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, ai është i lidhur me veprimtarinë sipërmarrëse dhe drejtimin e Planète Constructions Group në Zvicër. Veprimtaria e tij përfshin iniciativa dhe projekte ndërkombëtare, bashkëpunim ekonomik, zhvillim të infrastrukturës dhe projekte që lidhen edhe me sigurimin e ujit të pastër.
TAKIM DIPLOMATIK MES AMBASADORËVE NASUFOSKI DHE ADIL AL SHANFARI – NË FOKUS PROJEKTET EKONOMIKE DHE MUNDËSITË E INVESTIMEVE NË BALLKAN DHE AFRIKË
Në kuadër të kontakteve dhe bashkëpunimit diplomatik ndërkombëtar, është zhvilluar një takim ndërmjet z. Avnija Nasufoski, ambasador dhe vëzhgues i përhershëm pranë OKB-së në Gjenevë në kuadër të EAA-WSA, dhe ambasadorit të Sulltanatit të Omanit, z. Adil Al Shanfari. Takimi, përveç rëndësisë së tij diplomatike, kishte në fokus edhe mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe shtyrjen përpara të projekteve konkrete në fusha të ndryshme, duke shqyrtuar potencialet për investime dhe zhvillim në rajone të ndryshme. Gjatë bashkëbisedimit, ambasadori Avnija Nasufoski e informoi ambasadorin e Sulltanatit të Omanit, z. Adil Al Shanfari, se krahas potencialeve dhe resurseve të shumta që ofron kontinenti afrikan, edhe Ballkani përfaqëson një hapësirë me resurse të konsiderueshme dhe mundësi të mëdha për investime në projekte të ndryshme ekonomike. Në këtë kontekst, u theksua rëndësia e identifikimit të mundësive konkrete për bashkëpunim, afrimit të partnerëve potencialë dhe nxitjes së investimeve që mund të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e partneriteteve të reja ndërkombëtare. Në takim morën pjesë edhe bashkëpunëtorët dhe këshilltarët, z. Adel Bouabi, bashkëpunëtor i ambasadorit Avni Nasufoski, si dhe z. Ahmed Alkindi.

MIRËNJOHJE NGA AMBASADORI AVNIJA NASUFOSKI PËR KAYAN CONSULTANCY PËR KONTRIBUTIN NË KONTINENTIN AFRIKAN
Sipas Zyrës së Informacionit EAA-WSA të OKB-së në Gjenevë, ambasadori Avni Nasufoski i ka ndarë një mirënjohje kompanisë partnere Kayan Consultancy, në shenjë vlerësimi për kontributin dhe angazhimin e saj në mbështetjen e programeve dhe projekteve në vendet e Unionit Afrikan gjatë vitit 2026. Ky vlerësim lidhet me angazhimin dhe rezultatet e arritura në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, ndërsa sipas njoftimit, mirënjohja është mbështetur nga pajtimi i 35 shteteve anëtare. Kayan Consultancy, në kuadër të bashkëpunimit me partnerët e saj, është e lidhur edhe me projekte dhe iniciativa në fushën e zhvillimit ekonomik dhe infrastrukturor.
Ky partneritet synon të krijojë mundësi të reja për realizimin e projekteve me karakter ndërkombëtar, veçanërisht në vendet e kontinentit afrikan. Në deklaratën shoqëruese të këtij vlerësimi shprehet mirënjohje për mundësinë e drejtimit të Kayan Consultancy dhe për sukseset e arritura në nivel ndërkombëtar, duke e konsideruar këtë arritje edhe si një nder të veçantë për familjen dhe prindërit. Ndarja e kësaj mirënjohjeje nga ambasadori Nasufoski për kompaninë partnere Kayan Consultancy përbën një vlerësim të angazhimit të saj dhe të kontributit në projektet ndërkombëtare në Afrikë.
PERSPEKTIVA PËR BASHKËPUNIM DHE INVESTIME TË REJA
Takimi diplomatik ndërmjet ambasadorëve Nasufoski dhe Adil Al Shanfari, së bashku me vlerësimin për kontributin e Kayan Consultancy, përfaqëson një mundësi për zgjerimin e kontakteve dhe partneriteteve ndërkombëtare. Një ndër synimet kryesore të këtij bashkëpunimi është hapja e perspektivave për projekte konkrete investimi dhe zhvillimi ekonomik ndërmjet partnerëve nga Sulltanati i Omanit, Ballkani dhe Afrika. Në këtë drejtim, dialogu diplomatik, partneritetet e biznesit dhe shkëmbimi i përvojave mund të shërbejnë si ura lidhëse për iniciativa të reja në infrastrukturë, teknologji, ujë të pastër dhe fusha të tjera me rëndësi ekonomike e zhvillimore.
Disa foto:
Nga Zyra e Informacionit EAA-WSA – OKB, Gjenevë (Safet Sadiku)


