Vështrim
— Kosova ka njerëz të zgjuar, njerëz të cilët duan dhe ndihmojnë njëri-tjetrin. Na duhen njerëz të cilët nuk punojnë për interesa përsonale, të përkatësisë partiake, por punojnë për të gjithë neve. Pra, një përson duhet të luftojë përsëri, e përsëri për dinjitetin e tij dhe për mundësinë për të shprehur më të mirën që ka tek vetja.Kemi kaq shumë kuadra të aftë në të gjitha fushat që thjesht nuk dojnë të marrin pjesë, në pasurim të shfrenuar dhe në korrupcion…
Skënder MULLIQI
Çdo qeveri qe vjen duhet të sjellë risi në jetën shoqërore dhe politike. Ne Kosovë nuk patem ndonjë qeveri që bëri ndryshime të pritura, për një jetë më të mirë të shumicës. Shumë nga njerëzit vendimarres të politikës menduan se sundimi i tyre duhet të jetë i përjetshem. Nuk dhanë shpresa për ndryshim. Nuk u kuptua së sistemet kan ndryshuar, se nuk jemi më në sistemin autoritar komunist. Shumë njerëz të politikës nuk kan njohuri të nevojshme për sistemin demokratik. Shumë kuvendarë nuk e kuptuan rolin e Kuvendit, si shtyllë e ligjvënies, nuk e kuptuan se kuvendi është qeveria! Nuk e kuptuan apo edhe nuk dëshiruan të kuptojnë se pushteti nuk mund të përqendrohet tek asnjë njeri, edhe nese ai është engjell, çfardo që të dinte.Unë themë se Kuvendi u shkualifikua keq prej kohësh. A e dini së sa njerëz të paditur patem pas luftës si kuvendarë? Dhe ajo që e përcakton më së miri atë kuvend në këto dekadat e fundit, se aty kishim njerëz të dorës së dytë, të cilët ishin aty për të realizuar interesat e veta. Se ishin aty për të ngrenë dorën lartë për vendime kontraverse, dhe për të shkaktuar kriza të vazhdueshme politike dhe institucionale. Kuvendi i jep legjitimitet një vendimi të marrë në një qendër pushteti, por jo në kuvend.
Kuvendarët duhet të jenë njerëz më integritet në përbërjen e tij, që mund të ndikojnë në demokratizmin e vendit dhe krijimin e një klime në të cilën do të afirmohen vlerat e vërteta. Edhe pse vonë, duhet korrigjuar gabimet dhe pasojat e politikave jo të mira ne shtetndërtim dhe mirëqenje. Nëse fillojmë tani, do të duhet shumë më pak kohë sesa nëse fillojmë pas një viti. Sa më shpejt aq më mirë dhe më productive do të jetë. Ne kemi këtë aftësi dhe kemi njerëz të cilët nuk i anashkalojnë interesat e popullit dhe të shtetit.Kjo është primare.Kemi nevojë të madhe të intervenojmë në arsim, kujdes shëndetësor, drejtësi në të gjitha sferat e shoqërisë.Kosova ka njerëz të zgjuar, njerëz të cilët duan dhe ndihmojnë njëri-tjetrin. Na duhen njerëz të cilët nuk punojnë për interesa përsonale, të përkatësisë partiake, por punojnë për të gjithë neve.Pra, një përson duhet të luftojë përsëri, e përsëri për dinjitetin e tij dhe për mundësinë për të shprehur më të mirën që ka tek vetja. Kemi kaq shumë kuadra të aftë në të gjitha fushat që thjesht nuk dojnë të marrin pjesë, në pasurim të shfrenuar. në korrupcion dhe ne krim.
Sikur korrupcioni dhe hajnia janë bërë modeli më i keq kësaj shoqërie. Kjo logjikë morbide duhet të çmontohet. Duhet të shkëputet jo vendosmëria dhe pasiviteti. Kjo shoqëri dhe ky popull ende nuk kanë krijuar vlera të vërteta. Na duhet një ndryshim apsolut në vetëdijen se një person mund të ndikojë në jetën e tij dhe se ai, së bashku me bashkëqytetarët e tij, mund të sjellë përmirësim vetes dhe të tjerëve. Problemi është mungesa e vetëdijes se është e mundur të ndryshohet gjendja për ma mirë. Kjo është ajo që i mban njerëzit në këtë nevojë për të ruajtur status quo-në. Ata ende kanë frikë. Ata ende kanë frikë nga ndryshimi. Mendojë se bartësit e vertëtë në ndryshim janë njerëzit të lindur pas lufte. Ata nuk janë të helmuar nga urrejtja. Ata i qojnë proceset përpara. Pra, është një brez që nuk ka shumë të përbashkëta me gjeneratën e vjetër. Është koha apo ka qenë, që votuesit ti dallojnë njerëzit, të metat dhe virtytet e tyre, dhe jo të vendosin nën presion, të manipulohen etj. Është koha e fundit për njerëz të ndershem në politikë. Tjetër. Të qmontohet logjika se politika është profesion ku njeriu mund të pasurohet, siç është instaluar kjo logjikë të shumica e kësaj klase politike.Kjo apsolutikisht duhet të bëhët e qartë nese dëshirojmë të ndërtojmë shtet demokratik, ligjor dhe funksional…











