15.1 C
Tirana
E premte, 6 Nëntor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj POETËT ME DY -TRI SHTËPI EDHE SOT PA ATDHE

POETËT ME DY -TRI SHTËPI EDHE SOT PA ATDHE

0
Poetsko Matine - Makedonija

(Organizuar nga Shoqata e Shkrimtarve të Maqedonisë – Shkup, 2026).

NGA KALOSH ÇELIKU

Përmes, E -mailit e marr një ftesë nga sekretarja teknike Shoqatës të Shkrimtarve të Maqedonisë, Takimit letrar: “Matine Poetike, so dva doma” (me dy shtëpi). Organizimit, në lokalet e Shoqatës të Shkrirmtarve të Maqedonisë.Vetmevete, e pyes Veten: po, Unë sa “doma” (shtëpi) i kam si shkrimtar shqiptar?! Dy-tri, ose me tepër “doma” (shtëpi) në Ditën e Sotme të “vëllazërim-bashkimit”, në shtetin e “përbashkët”?! Patrioti i vonuar do të trumbetonte në shkrimet e tia publicistike: e kemi një “Mëmëdhe”. Viçi i palëpi : Nuk e pi rakinë. Jam “musliman”, Nuk iu përgjigja ftesës.

Edhe, ditë më vonë ftesës të dytë i përgjigjem përmes E -mailit: Faleminderit për ftesën, por atë ditë, nuk jam në Shkup. Shkaku, se: Unë, pushimin vjetor e kaloj në shtator. Ose, në fillim tetorit. Organizatorja, Seida Beganoviq më merr në telofon dhe më thirrë për kafe.

– Nuk ka problem, i përgjigjem. Mund ta pimë para këmbëve të Filipit Maqedonisë, “Hallallin”. Shkaku, se: unë, nuk e pi “Haramin”. Përballë Kishës Ortodokse të “Shën Dhimitri” në “Bit-Pazar”. Edhe, atë: kur, si nxënës i Shkollës Mesme Normale kam hyrë asaj kohe në Shkup si “Bobi Canablla” edhe në kishën e “Shën Dhimtrit”, në mes të Shkupit. Shkaku, se: “Snezhana” (Borëbardha), dyshonte në bazë të gabimeve mia gjuhësore, mos jam ndoshta shqiptar. Dyshim, që e tejkalova, se: unë jam nga Kërçova. Dhe, dialekti i Kërçovës, ndryshon me dialektin e Maqedonisë të Lindjes.

Takimeve të mia netëve Natës nëpër disko-klube me maqedonase, në shtëpi të më njohtojë me nënën dhe babain, ishin marramendëse. Padyshim, shkova në shtëpi. Dihet, më pritën si mikun e vajzës tyre. U njohtova me nënën e saj dhe babain. Nuk e dinin, se jam shqiptar, Kutadi, Unë?! Ndoshta, edhe u pëlqeva si dhëndërr, mik i vajzës tyre.

Ditën e nesërme, Snezhana (Borëbardha) më propozoi martesë. I them: – Unë, jam shqiptar.
– Pse, atëherë nuk me ke treguar me kohë, por tashti pas kaq disa viteve nëpër diskoklube të natës dhe te “Parku i Grave”? I përgjigjem:
– Shkaku, se: asaj kohe nuk do t’i kaloje me mua netët e gjata nëpër diskoklube dhe te “Parku i Grave” në stinën e Dimrit Madh. Lexoje, përsëprpathi emrin tim “Bobi Canablla”! E lexon: “Allbanac”.
– Nuk ka problem. Unë dua të martohem me ty, edhe pse je shqiptar. Ecë, në shtëpi dhe prezentohu te prindërit e mi si shqiptar!

– Edhe, Unë dua të martohem me ty si maqedonase. Por, më pret një rrugë e gjatë përtej maleve me borë. Nuk i dihet, ku do ta përfundoj Ditën e Nesërme. Ose, Natën. Dhe, pas disa ditëve: ika për në Paris “Serbonë” për studime. Pak më vonë, edhe pas disa muajve në Prishtinë. Një rruge krejtë tjetër nga e Shkupit Historik ende me baltë të kuqe. Dalldisje pas diskolubeve të natës me rokenrollin e “Betales”, dhe grave besnike.

Ne fillim e pata problem t’i përshtatem këtij ambienti të ri. Se, sipas zakonit të Shkupit brenda një dite i kisha dy-tri takime me mike në Shkup. Prishtina, nuk ishte si Shkupi. Qytet i vogël, edhe pse u përpoqa ta vazhdoj jetën e Shkupit edhe në Prishtinë me dy-tre takime me vajza dite dhe nate, i humba të gjitha. Prishtina, nuk ishte si Shkupi, që Unë takohesha me dy-tri mike në lagje të ndryshme, dhe asnjëra nuk e shihte dhe e dinte njëra-tjetrën.

Prishtina, e kishte vetëm një rrugë kryesore pranë “Bozhurit” me dy korzo: në njërën anë ajo shqiptare, dhe në anën tjetër ajo serbe. Unë, shkaku Vukicës serbe (Ujkeshës), e cila në takime më vinte me gjithë kukull, dilja edhe anës serbe. Edhe, më shihnin edhe me vajza tjera. I thoja: Vukicës” (Ujkeshës), gjatë takimeve të përditshme, se: cilën ta rrëzoj sonte në shtrat: kukullën, apo ty?

– Jo, përgjigjej Vukica (Ujkesha). Mua!
Shkak, që: Unë në Prishtinë mbeta tre muaj pa asnjë dashnore.
Tek tashti e kuptova. Ndalë, o Kalosh Çeliku. Shkupi, nuk është si Prishtina. Edhe, në Prishtinë fillova të dalë vetëm me një vajzë me të cilën e hëngra edhe grapin, u martova.

Ama, ditën e sotme pas kaq viteve me këtë ftesë të cekur si paralajmërim “pa alkool”. E mora pak ame dyshim. Edhe, i përgjigjem ftesës të Shoqatës të Shkrimarve Maqedonisë: Faleminderit, për ftesën. Unë, gjatë asaj date nuk jam në Shkup. Jam, në pushime.

Ditë më vonë përmes telefonit më paraqitet moderatorja e takimit poetik letrar: “Poetika matine” Seida Beganoviç.
– Miredita. Si je?
– Mirëdita, si shqiptarët, i përgjigjem. Dhe, Ditë të bukur!

– Jam, duke organiazuar një takim poetik letrar: “poetika martine” në gjirin e Shoqatës të Shkrimtarve Maqedonisë. Vetëmse, problemi është, se: më bojkotojnë shkrimarët. Dy herë me radhë e shtyj takimin poetik.

– Mos u mërzitë shumë! Nuk ka problem, i them. Mua më ke me vete. Qoftë Ditën, qoftë Natën. Përmes E -mailit e mora edhe ftesën. Ende, nuk iu përgjigja. E lash t’i përgjigjem një tjetër ditë.

Ditë më vonë më kërkon me telefon Seida Beganoviç
– Përshëndetje! Si e ke ditën e sotme? A je për një kafe?
– Dihet, me ferexhe të zezë. Mundet, vetëmse caktoje vendin!
– E di se, ti rrinë shpesh para këmbëve të Filipit Maqedonisë. Pranë kishës ortodokse “Shën Dhimitri”, në Shkup. Vetëm, mos pi sot raki rrushi!

– Jo, i përgjigjem. Vetëm dy qe, dhe një kalë me shalë përpara. Arat e Babait nuk lërohen vetëm me një ka zgjedhe.
– Në rregull. Vetëm, mbeje “Besën”! Mos pi më shumë se dy gota.
– E, si lërohet Ara e Babait vetëm me një ka në zgjedhë?! Patjetër, në zgjedhë duhet edhe një ka t’i lërojë Arat e Babait. Përmëtepër, edhe një kalë me shalë tu prijë para dy qeve në zgjedhë.

– Mirë, ama vetëm një kalë shale. Jo, më shumë qe zgjedhe!
– Dakord i përgjigjem, të pres para këmbëve të Filipit Maqedonisë.
Edhe, erdhi Seida “Poetika martine”. Posa ulet, më pyet:
– Sa gota i k pi?

– Vetëm dy gota raki rrushi. E, si mendon ti të lexosh poezi, pa alkool? Edhe ti, më në fund u bëre “muslimane”?!
Papritmas, erdhi kamarierja:
– Urdhëroni!

Organizatorja Seida Beganoviq, pyet:
– Çka keni për drekë sot?
Kamarierja i përgjigjet:
– Shkembe çorbë, mish viçi, pule…
– Tjetër?
– Qofte, pleskavicë Sharri. Muskul vici…
– A, kanë këto mish derri?
– Jo, i përgjigjet kamarierja.

Ndërhyj, unë t’i dal zot kamarieres:
– Një Zot e di në ditën e sotme. Gjithëçka, nuk përgaditet pa mish derri. Por, mos e vono kamarieren me keto pyetje banale, se ajo ka punë.
– E, plaskavica e Sharrit është me mish derri?
– Jo! I përgjigjet kamarierja.
– Në rregull, atëhere ma sillni një pleskavicë Sharri me kajmak!

Kamarierja, iku përmes tavolinave. Ndërsa, Seida, pasi ishim ulur jashtë, nga vapa shprehu dëshirën që të hyjmë brenda.
– Nuk ka problem, i thash dhe hymë brenda. Ajo, e zgjodhi tavolinën. Edhe, pse: unë në çdo restorant në Shkup e kisha tavolinën time të zakonshme. Atë ditë u ulëm në një tavolinë tjetër të lirë.

I porositëm, edhe dy krigëlla birrë “Rrapi”. Dikur, unë i kërkova falje të shkoj në taulet. Dhe, ika.
Kur dola nga toualeti, nuk e pash Seidën në tavolinën time të zakonshme. As dy krigëllat me birrë “Rrapi”.

Thash me vete: me siguri ka ikur pas ndonjë pune. E pyes pronarin:
– Ku shkoi kjo, që ishte me mua në tvolinë?
– Nuk e di, mu përgjigjë pronari. Ndoshta, në taulet. Restoranti i kishte dy toalete. Nuk shkova ta kërkoj toaleteve.

E pagova borxhin, dhe dola jashtë te “Sheshi Makedonja”, para këmbëve të Kalit Aleksandri Madh.
Ditën e Nesërme e hapa E -mailin: sekretarja teknike e Shoqatës të Shkrimtarve Maqedonise më kishte dërguar edhe një ftesë, se: takimi poetik “poetika matine” shtyhet për një tjetër ditë 24 tetor 2026.
Unë, tashti i kisha ngatërruar muajt. Mendoja se, ende jemi në shtator. Një ditë përpara, mu paraqitë Seida.

Dhe, pasi u dëgjuam përmes telefonit më tha, se: jam në listën e leximit të poezive, dhe duhet ta printoj dhe marr me vete edhe një poezi.
– Mirë, i përgjigjem. Nuk ka problem. Por, ende ka kohë. Ftesa është për më 24 tetor 2026.
– Qeshë. Po, nesër të shtunën është 24 tetori 2026.
– Më fal! Siç, duket i kam ngatërruar muajt e këtij viti…
– E, pse më harrove në restorant?
– Mendova, se: ke ikur pas ndonje pune…
– Jo, pronari i rstorantit më tha, se: pasi e pagoi borxhin, doli jashtë te sheshi “Makedonija”, para këmbëve të Kalit Alaksandri Madh.
– Mekot, të prita në restorant, mos këthehesh përsëri. Nuk erdhe. Edhe, unë pas një kohe ika nga restoranti.

Ditën e nesërme u nisa për në organizimin; “Matine poetik”. Nuk ishim shumë pjesmarrës në listë, që do të lexonim poezi:

1, Kalosh Çliku
2. Lerka Tot Naumova
3. Vera Cornij Meshkova
4. Suzana Spasovska
5. Ahmet Selmani

Moderatore: Seida Beganoviç.

E hapi manifestimin Seida Baganoviç: me përshëndetjen e pjesmrrësve. Nuk ishim shumë pjesmarrës shkrimtarë, rreth pesëmbëdhjetë. Edhe filloi t’i preznetojë pjesmarrësit që do të lexonin nga një poezi gjatë asaj dite. Në mes tyre, edhe mua si pjesmarrës: Kaloshi, thotë moderatorja nuk shkruan në gjuhën maqedonase, por vetëm në gjuhën shqipe.

– Po. U përgjigja unë para pjesmarrësve. Unë, nuk shkruaj në gjuhën maqedonase. Edhe, pse jam i përkthyer në gjuhën maqedonase, Edhe, atë: në Botërore. E kam përkthyer në gjuhen shqipe edhe romanin e Stale Popovit “Kalesh Angja”. Nuk jam me dy shtëpi (dy doma), por i kam tri shtëpi (doma), shkruaj vetëm në gjuhën shqipe. Edhe, nuk e di, a e di gjuhën shqipe, “vëllai” im në shtetin e “përbashkët”, që poezinë tua lexoj edhe në gjuhën shqipe? Edhe, në përkthim në gjuhën maqedonase?!

Ndonjëri, nga të pranishmit ndërhyri e kemi edhe një pjesëmarrës, që e di gjuhën shqipei. Megjithatë, së pari do të lexoj në gjuhën shqipe, e pastaj edhe në gjuhën maqedonase.
– Jo, ndërhyri dikush, është edhe një “turk musliman ehamdurila”, që e di edhe gjuhën shqipe.
Moderatorja, ndërhyri: e do edhe ti një raki rrushi?
– Jo, unë nuk e pi raki, jam “musliman”.
– Ti je, turk?
– Nuk e dëgjova, se: si iu përgjigjë turku “musliman”, që e “dinte” edhe gjuhën shqipe letrare.

Moderatorja, mes të tjerave tha, edhe se: jam burrë i grave. I ka shkruar dy-tri libra për gratë besnike. Njeri nga to është edhe “Gratë e mia besnike”. Poashtu, edhe një libër me poezi për macit e tia shtëpiake. Gratë, i shkojnë te Gruaja e tij besnike dhe e akauzojnë se, ai është mashtrues dhe i poshtër, me mua ka qenë edhe në Kosovë dhe Shqipëri. Tjetra, Hojdodolja mikes, se: ai ka qenë dashnori im. Dhe, më spiononte te Gruaja besnike.

Gjatë, një takimi në Tavernë në Tetovë, Mikja ime “Qerrja me ferra”, në një bisedë e sipër para dy krigllave me birrë më tha:
– Vërtetë, ke qenë dashnor i Hojdodoles?
– Kush të tha?
– Hojdodolja.
– Ndoshta. Ku ta di Unë. Mund, të kem pi atë ditë, dhe kam qenë i dehur me raki rrushi. Ose, me dy shtama verë. Edhe, mund ta kem palluar Hojdodolen bythekrye në shtrat.

Ajo, gati plasi së qeshuri në tavernë. Dhe, para të pranishmëve më përqafoi; Të qoftë “Hallall”! Mjaftë pive, vetëm “Haram”!… Pi, edhe pak “Hallall”!…
– Ndoshta, mund ta palloj përsëri…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.